GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Gara e 15 MLD lekëve për lavanterinë e QSUT përplas Çuçin dhe Ficon

15:25 - 03/04/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Gara e 15 MLD lekëve për lavanterinë e QSUT përplas Çuçin dhe Ficon
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi dhe drejtoresha e QSUT, Albana Fico, duket se po bëjnë garë e kush pastron më mirë çarçafët e spitalit. Të dy ata kanë hapur tenderë për hesap të vetë për shërbimet e lavanterisë të spitalit “Nënë Tereza”.

Së pari, ka filluar Fico. Me datë 13 shkurt 2023, drejtoresha e QSUT ka publikuar tenderin me kontratë “ Shërbimet e lavanterisë në pavionet e Qendrës Spitalore Universitare “Nën Tereza”. Për këtë tender, Fico ka lënë në dispozicion fondi me vlerë mbi 223. 385 388, 70 lekë.

 Tenderi i Çuçit i mbivendoset Ficos

Pa u mbyllur gara për tenderin e Ficos për lavanterinë e spitalit, në skenë ka dalë Çuçi. Duke hapur garë për një tjetër prokurim me të njëjtin objekt. Konkretisht, me datë 17 mars 2023, në APP është regjistruar prokurimi me objekt “Shërbim lavanderie për Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza”. Ky tender është hapur nga Agjencia Shtetërore e Prokurimeve të Përqendruara. Në varësi të Ministrisë së Brendshme dhe që urdhrat i merr nga Çuçi. Për këtë tender janë vënë në dispozicion mbi 10 miliard lekë të vjetra.

Fondi limit i deklaruar sipas dokumenteve të tenderit është 1,084,945,722 Lekë të reja, ose 9,461,461 EURO. Super tender! Kontratë 4-vjeçare për “fatlumin” që fiton tenderin!

Nga dokumentet saktësohet se kohëzgjatja e marrëveshjes kuadër ose afati për zbatimin e saj do të jetë nga momenti i nënshkrimit të kontratës. Sipas kërkesës se autoritetit, brenda afatit 48 muaj. Prokurimi do të mbyllet më 19 prill 2023 dhe fituesi që do të pastrojë çarçafët do të xhirojë jo pak, por 9.4 milionë euro.

Por nuk mbaron këtu!

Çuçi u është futur me kokë fondeve për spitalin. Kështu në të njëjtën ditë ka regjistruar edhe një tjetër tender. Bëhet fjalë për prokurimin me objekt “Pastrim i ambienteve të jashtme të Qendrës Spitalore Universitare “Nën Tereza”. Për këtë tender ai ka vendosur të shpenzojë  380 milionë lekë.

Kur në fakt ai 10 miliardë lekëshi i parë do tepronte e sikur t’i bëhej një pastrim total të gjithë QSUT, meqenëse në tualete dhe korridore gjendja është skandaloze.

Kështu në total për disa javë janë marrë nga buxheti i shtetit afro15 miliardë lekë për të larë çarçafët dhe pastrimin e oborrit të QSUT-së. “Enigmë” mbetet se kush do të fitojë pjesën e luanit të buxhetit të QSUT-së, Çuçi apo Fico, se kompanitë dihet që janë paracaktuar!

Lexoni edhe:Një “kafe” nga Çuçi për Kastratin, i fal super tenderin 4.5 MLD lekë

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: 15 miliarde lekeabuzimÇuçificolavanteripastrimQSUTtender

Lajme të lidhura

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut
Breaking Views

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut

15:10 - 30/01/26
Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant
Breaking Views

Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant

15:22 - 29/01/26
“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares
Breaking Views

“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares

14:53 - 28/01/26
Para
KUJDES! Këto produkte duhet t’i hiqni urgjentisht nga frigoriferi

KUJDES! Këto produkte duhet t’i hiqni urgjentisht nga frigoriferi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terreni
Breaking Views

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terreni

11:59 - 01/02/26

Prej orës 11:00 të paradites, qarkullimi në aksin e rrugës kombëtare Librazhd–Prrenjas është totalisht i bllokuar, duke shkaktuar kaos dhe...

Lexo më shumë
Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26
Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

11:28 - 01/02/26
Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

11:18 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com