GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Gara në PD/ Elezi: Nuk vijmë në pushtet me mite, me Gjicin pi kafe sepse…

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gara në PD/ Elezi: Nuk vijmë në pushtet me mite, me Gjicin pi kafe sepse…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kandidati për kreun e Partisë Demokratike Ibsen Elezi, e ka nisur fushatën për zgjedhjet e kryetarit të ri të Partisë Demokratike në Kukës.
Elezi ka akuzuar drejtpërdrejtë Berishën se është futur në garën për kreun e PD-së për të përmbushur qëllimet personale dhe jo për të çuar drejt rrugës së fitores këtë forcë politike.

“Strategjia e PD nuk duhet të jetë strategjia e bashkimit që ju ka çuar Sali Berisha. Është rrena më e madhe. Rruga e Sali Berishës është rrugë qore dhe nuk çon në fitore. Dhe Sali Berisha po tregon se nuk ka interesin të çojë PD në fitore por të bëhet kryetar i partisë. Dhe kjo më bën mua të dal dhe të diskutoj me njerëzit për ide dhe vlera demokratike”, u shpreh Elezi.

Më tej ai foli dhe për raportin e ngushtë që Berisha ka pasur ndër vite me Lulzim Basha, duke theksuar se Berisha e mbronte ndërkohë që demokratët e cilësonin një lider të dështuar.

“Pse në 2019, pse në 2021 i kemi thënë të dera e PD-së nuk mban më ujë pilafi. Lulzim Basha po e shkatërron PD-në. Në 2013, Sali Berisha për kundërpërgjigje tonën vuri në dispozicion gjithë njerëzit e vetë për ta zgjedhur në 13 qershor dhe në Kuvendin Kombëtar e mori për qafe”, tha ai.

Elezi është ndalur edhe te bashkëpunimi që Partia Demokratike ka pasur me LSI-në në opozitë, duke u shprehur qartë kundër një bashkëpunimi me këtë forcë politike apo Ilir Metën në rast fitoreje të tijën.

“Kurrsesi bashkëpunim me Ilir Metën, se po e more Ilir Metën merr 100 mijë vota, por humb 50 mijë dhe 100 mijë vota të tjera. Kjo nuk shkon, se është i majtë. Nëse LSI do ishte një parti e djathtë e cila ka një bosht ideologjik njëlloj me ne, dakord, por ne nuk mund të lozim cic-mic”, deklaroi Elezi.

Ndërkohë sa i përket akuzave të ish-deputetes Rudina Hajdari lidhur me marrëdhënien e tij të afërt me kreun socialist të Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, Elezi u shpreh se me të ulet në kafe sepse është Presidenti i Kukësit.

“Rudina Hajdari del me një parti të majtë brenda Partisë Demokratike dhe më akuzon mua në Kukës që s’kam qenë në parti. Unë kam qenë në krah të Flamur Hoxhës, dhe kam qenë kur është prezantuar. Arrijnë dhe më akuzojnë mua se jam njeriu i Safet Gjicit. Seç lidhje kam unë me Safet Gjicin?! Këta i kanë dhënë miliona euro në Tiranë e kanë bërë biznesmenin më të fuqishëm dhe tani me kthehen mua”, nënvizoi ish-kreu i PD në Kukës.

Etiketa: BASHAIbsen EleziPDSafet GjiciSali Berisha

Lajme të lidhura

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburantit, ja sa do shitet nafta
Aktualitet

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburantit, ja sa do shitet nafta

12:50 - 11/11/26
Media kanadeze i kushton artikull protestave në Shqipëri: Qeveria e trajton vendin si pronë për ta shitur
Aktualitet

Media kanadeze i kushton artikull protestave në Shqipëri: Qeveria e trajton vendin si pronë për ta shitur

12:33 - 11/11/26
PD kundër projekt-kalendarit/ Bardhi: Të mos përfshihet Reforma Territoriale, të vijojë konsultimi publik
Aktualitet

Bardhi: Nuk kemi bojkotuar Reformën Zgjedhore, PS po zvarrit procesin dhe po shmang rekomandimet

11:55 - 11/11/26
Para
Alqi Bllako kërkoi masë më të butë sigurie, përfundon seanca në Apelin e GJKKO-së

Alqi Bllako kërkoi masë më të butë sigurie, përfundon seanca në Apelin e GJKKO-së

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburantit, ja sa do shitet nafta
Aktualitet

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburantit, ja sa do shitet nafta

12:50 - 11/11/26

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimin e naftës dhe benzinës në Shqipëri. Vendimi i ri, i marrë sot, sjell...

Lexo më shumë
Magji afrikane apo studim anormal? Jenisheri shfrenon fantazinë, i shkruan Maran: E bëjmë bashkë Shqipërinë të çudisi botën

Magji afrikane apo studim anormal? Jenisheri shfrenon fantazinë, i shkruan Maran: E bëjmë bashkë Shqipërinë të çudisi botën

12:39 - 11/11/26
Media kanadeze i kushton artikull protestave në Shqipëri: Qeveria e trajton vendin si pronë për ta shitur

Media kanadeze i kushton artikull protestave në Shqipëri: Qeveria e trajton vendin si pronë për ta shitur

12:33 - 11/11/26
Nga plagosja në Vlorë te trafiku i drogës/ Kush është Luka Beqiraj, shqiptari i ekzekutuar në Spanjë?

Nga plagosja në Vlorë te trafiku i drogës/ Kush është Luka Beqiraj, shqiptari i ekzekutuar në Spanjë?

12:10 - 11/11/26
Kontrolle në Rinas, arrestohen dy persona në kërkim

Kontrolle në Rinas, arrestohen dy persona në kërkim

12:00 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com