GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gara për Bashkinë e Tiranës. A do të kandidojë Jorida Tabaku? Ja se si përgjigjet deputetja e PD-së

22:26 - 16/09/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Tabaku: Programi ‘Shqipëria Madhështore’ është plotësisht i realizueshëm, e kemi provuar…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Edi Rama njoftoi zgjedhje të parakohshme për Bashkinë e Tiranës, e shkarkimin e mundshëm të Erion Veliaj, ku caktoi Ogerta Manastirliun si kandidate të PS-së, ndërsa opozita ende nuk e ka marrë vendimin.

Duket se si Ilir Alimehmeti, po ashtu edhe Jorida Tabaku, në deklarata e tyre në media, e përjashtojnë si mundësi që jenë kandidati i opozitës për kreun e Bashkisë.

E ftuar në emisionin “A Show”, Jorida Tabaku deklaroi se Bashkia e Tiranës nuk është në ambiciet e saj dhe se do të fokusohet 100% në punën në parlament, pas betejës të fituar në listën e hapur.

“Unë nuk jam për garën e Bashkisë së Tiranës, duke qenë se kam fituar një garë tjetër që do t’i dedikohem në maksimum 100%. Dhe kjo përgjigje ka qenë edhe më parë, para disa vitesh kur u bënë zgjedhjet lokale, kur mu bë e njëjta pyetje thash të njëjtën gjë, që Bashkia e Tiranës nuk është në ambiciet e mia. Kam qenë zëvendëskryetare e Bashkisë së Tiranës, e njoh shumë mirë, mund ta bëj shumë mirë, por puna ime dhe fokusi im janë në parlament.

E dua shumë Tiranën, jo si qytet ku jam lindur e rritur, apo si vajzë e këtij qyteti. Ajo që ngjiti në Tiranë ishte, kur më thonin ‘gocë tironë’. Kur mora betejën për deputete, e bëra për betejën në parlament dhe gjerat s’i lë në mes. Do bëj maksimumin për të përfaqësuar PD dhe ata që më votuan. Bashkia ka nevojë për ndryshimin e sistemit se si funksionon. Dhe kjo nuk bëhet me ndërrim kryetarësh. Po duhet ndryshuar mënyra se si funksionon, koka, struktura… nuk zgjidhet duke hequr X apoY nga e majta. Është kaq arrogante mënyra se si po e bëjnë, duke e mbajtur Bashkinë e Tiranës për 4 muaj. Ndoshta është limon i shtrydhur dhe s’kanë më kë të marrin e të gjenerojnë për ta vënë në Bashkinë e Tiranës. Këtë mënyrë të sjelluri duhet të ndryshojmë’ – tha Jorida Tabaku.

Deputetja demokrate la të kuptohej se një kandidaturë përbashkuese e opozitës për të dalë në zgjedhjet e pjesshme vendore për drejtimin e Bashkisë së Tiranës, të jetë mjekuIlir Alimehmeti, që sipas saj ia doli të marrë votë masive nga qytetarët e Tiranës.

“PD ka figura të mira edhe elektorale. Mund të jenë ata që morën votat nga Primare. Copëzimi i oppozitës, minimizoi PD. Unë sjam për garën e Bashkisë së Tiranës, kam fituar garë tjetër 100 %. S’është bashkia në ambiciet e mia, e njoh e bëj shumë mirë, fokusi im është në parlament. Ka shumë emra, ndava hapat e fundit në garë me Ilir Alimehmetin, që është figurë e mirë. E nevojshmë ëhstë që në garë të gjithë të ngrihen bashkë kundër këtij sistemi. S’është gjë e thjeshtë të mundësh gjithë këtë, kjo kërkon të ngrihemi të gjithë. Një kandidaturë me një ekip nga pas. Qytetarët na kërkojnë të ngrihemi në këmbë” – tha Tabaku.

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin
Aktualitet

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja
Sport

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26
Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”
Breaking Views

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26
Para
Portieri i Marsejës hyn në historinë e Champions-it

Portieri i Marsejës hyn në historinë e Champions-it

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin
Aktualitet

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26

Ish-prokurori Eugen Beci, ka komentuar paralajmërimin e fundit të Shteteve të Bashkuara për rreziqe të mundshme në Shqipëri nga grupe...

Lexo më shumë
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26
Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26
AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26
Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com