GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gara për Teatrin e Operas, kush janë 7 kandidatët që kërkojnë të marrin postin drejtues

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Gara për Teatrin e Operas, kush janë 7 kandidatët që kërkojnë të marrin postin drejtues
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shtatë kandidatë janë në garë me njëri tjetrin për të marrë drejtimin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Finalistët janë Arben Skënderi, Abigela Voshtina, Tomorr Kokonaa, Adela Muçollari, Josif Gjipali, Kleanthi Gjika dhe drejtuesja aktuale Zana Çela, e cila kërkon dhe një mandat tjetër 4 vjeçar. Ministria e Kulturës ka vendosur të intervistojë kandidatët në sallën “Tefta Tashko”, ku ata do të prezantojnë platformat drejtuese.
Trompisti Kleanthi Gjika në një komunikim që ka pasur me gazetarët pak ditë më parë u shpreh se është skualifikuar nga gara, për shkak se nuk kishte paraqitur asnjë platformë, të cilën ai pretendonte se e kishte gati dhe priste ta dorëzonte.
Ndërkohë, emri i tij është njoftuar mes 7 finalistëve. Drejtuesja aktuale Zana Çela në platformën e saj ka propozuar avancim të strategjisë së marketingut dhe trajnim të artistëve të rinj, si dhe zvogëlimin e varësisë së TKOB nga buxhetit i shtetit.
Koreografi Tomorr Kokona ka synim për të çuar më tej trashëgiminë që ka lënë mjeshtri i baletit Agron Aliaj, por dhe të artistëve të tjerë. Tenori Josif Gjipali, ripropozon përsëri pas gjashtë vitesh për të rritur cilësinë artistike, për konkurse të hapura dhe buxhet më të lartë për Teatrin.
Violinistja Abigela Voshtina, i mëshon ndër të tjera mungesës së një sezoni dy-vjeçar të Operas, si dhe bashkëpunimit edhe me Bashkinë e Tiranës. Në fakt, Voshtina ka qenë edhe Drejtoreshë e Përgjithshme e TKOB, por artistët u ankuan dhe bënë peticion për largimin e saj.
Komisioni për vlerësimin e kandidatëve udhëhiqet nga zv.ministrja Meri Kumbe, dy drejtor të Ministrisë së Kulturës, Elira Dani dhe Arian Avrazi, si dhe dy artistë si ekspertë të jashtëm, Luigi Ferrari dhe Gintatutas Kevisas.


Mes këtyre shtatë kandidaturave, Komisioni do të zgjedhë dy emra finalistë dhe ata do t’i dërgohen kryeministrit Edi Rama. Do jetë kreu i qeverisë shqiptare që do thotë fjalën e fundit dhe do miratojë emrin e drejtuesit të ri të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Lajme të lidhura

Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura
Aktualitet

Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura

09:59 - 15/11/26
Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin
Aktualitet

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

09:38 - 15/11/26
Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon
Aktualitet

Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

09:20 - 15/11/26
Para
Zytare, përzgjidhet Abetarja e përbashkët Kosovë-Shqipëri

Zytare, përzgjidhet Abetarja e përbashkët Kosovë-Shqipëri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate
Sport

Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate

10:17 - 15/11/26

Shqipëria luan sot një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij edicioni të Ligës së Kombeve. Në orën 18:00, kuqezinjtë...

Lexo më shumë
Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura

Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura

09:59 - 15/11/26
Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

09:38 - 15/11/26
Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

09:20 - 15/11/26
Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

08:55 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com