GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gara për Tiranën/ Hasimja dhe Haçkaj shpallin kandidaturën, të gatshëm të përballen me Manastirliun

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gara për Tiranën/ Hasimja dhe Haçkaj shpallin kandidaturën, të gatshëm të përballen me Manastirliun
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ermal Hasimja ka njoftuar publikisht se pranon të kandidojë për bashkinë Tiranë sipas kritereve që kreu i PD-së përcaktoi këtë të shtunë.

Hasimja theksoi se kërkon mbështetjen e Berishës dhe të partive opozitare, duke paraqitur emrin e tij si një kandidat i pavarur dhe përbashkues për opozitën.

“Me duket pozicioni logjik është që një opozitë e bashkuar të dalë me një kandidat të pavarur, i cili do të mbështetet nga një shumicë sa më e madhe e partive opozitare. Berisha ka kërkuar që edhe kandidatët e tjerë të shprehin dëshirat dhe ambiciet e tyre. Duke pasur këtë mundësi, unë po i drejtohem zotit Berisha dhe kryesisë së PD-së, si dhe forcave të tjera opozitare, duke ju paraqitur publikisht kandidaturën time për kreun e Bashkisë së Tiranës, me të njëjtat kritere që ai ka përcaktuar: kandidat i pavarur, pa logo specifike partie, i mbështetur nga shumica e opozitës. Prandaj, zoti Berisha mund ta quajë kandidaturën time të paraqitur dhe ta shqyrtojë”, tha Hasimja.

Ermal Hasimja është pedagog dhe analist politik shqiptar, i njohur për qëndrimet e tij kritike dhe analizat e thelluara mbi zhvillimet politike në vend.

Ai ka ndërtuar një profil të qëndrueshëm si një zë kritik dhe i argumentuar në diskursin publik, duke qenë aktiv si në media ashtu edhe në botën akademike.

Në karrierën e tij, Hasimja ka qenë pjesë e Komitetit të Orientimit të Politikave, KOP,  gjatë fushatës së vitit 2005, që solli Partinë Demokratike në pushtet. Përvoja e tij në këtë rol ka kontribuar në zhvillimin e politikave dhe strategjive që ndikuan në ndryshimet politike të kohës.

Përveç angazhimit në media, ai është pedagog, duke kontribuar në edukimin dhe formimin e brezave të rinj në fushën e shkencave politike.

Edhe Florian Haçkaj, një ndër emrat që përfliten në radhët e opozitës si kandidat i mundshëm për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e pjesshme lokale, ka folur për herë të parë në lidhje me këtë Në fjalën e tij, Haçkaj theksoi se ndryshe nga politika tradicionale, ai dhe figura të tjera të reja vijnë nga përvoja reale me sfidat e qytetarëve dhe nuk janë të shkëputur nga jeta e përditshme e qytetit.

Haçkaj shprehu gatishmërinë për sfidën për kryeqytetin.

“E bukura është që si Ermali, si unë, jemi njerëz si të gjithë të tjerët, përballen me sfidat në qytet dhe nuk janë siç janë politikanët sot, që janë larg qytetit dhe flasin për problemet duke mos i ndjerë fare. Unë kam rastin të shpreh dy gjëra sot, mbështetjen qoftë për Ermalin, qoftë për Edlirën. Por po ashtu të shpreh gatishmërinë time dhe jam gati për sfidën për kryeqytetin, pra për të qenë përbashkues kundra Ramës. Kemi dhënë modelin për gjithë shqiptarët kundra qeverisë. Njerëzit duan njerëz si ata. Është mesazh që duhet të dalë përtej partisë,” – tha Hackaj.

 

Etiketa: hackajhasimja

Lajme të lidhura

Rrëshqitje masive dherash dhe gurësh në aksin Kolonjë-Golem, rrezik për drejtuesit e mjeteve
Aktualitet

Rrëshqitje masive dherash dhe gurësh në aksin Kolonjë-Golem, rrezik për drejtuesit e mjeteve

11:22 - 19/11/26
Vjedhja e mbi 700 eurove të pensioneve në Postën e Durrësit, zbardhet dëshmia e ish-drejtoreshës: Si u përplasa me Valbona Dunin
Aktualitet

Zhdukja e 700 mijë eurove nga Posta e Durrësit, SPAK regjistron procedimin penal

11:01 - 19/11/26
U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, Prokuroria thërret për pyetje Erjon Vishkullin
Aktualitet

U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, Prokuroria thërret për pyetje Erjon Vishkullin

10:46 - 19/11/26
Para
U ekzekutua me tritol/ Viktima është babai i Klaus Jaçajt, i përfshirë në një plagosje

U ekzekutua me tritol/ Viktima është babai i Klaus Jaçajt, i përfshirë në një plagosje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rrëshqitje masive dherash dhe gurësh në aksin Kolonjë-Golem, rrezik për drejtuesit e mjeteve
Aktualitet

Rrëshqitje masive dherash dhe gurësh në aksin Kolonjë-Golem, rrezik për drejtuesit e mjeteve

11:22 - 19/11/26

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar rrëshqitje dherash dhe gurësh të mëdhenj në aksin rural Kolonjë–Golem, duke krijuar vështirësi...

Lexo më shumë
Vjedhja e mbi 700 eurove të pensioneve në Postën e Durrësit, zbardhet dëshmia e ish-drejtoreshës: Si u përplasa me Valbona Dunin

Zhdukja e 700 mijë eurove nga Posta e Durrësit, SPAK regjistron procedimin penal

11:01 - 19/11/26
U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, Prokuroria thërret për pyetje Erjon Vishkullin

U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, Prokuroria thërret për pyetje Erjon Vishkullin

10:46 - 19/11/26
Ishte dënuar për vrasjen e bashkëshortes, 49-vjeçari i jep fund jetës në burgun e Reçit duke u varur me litar

Sherr mes të dënuarve në burgun e Reçit, ndërhyn policia dhe nis kontrolli i qelive

10:36 - 19/11/26
Vasili: Shqipëria i hap rrugën mishit të prodhuar në laborator, ndërsa Italia e ndalon me ligj

Vasili: Shqipëria i hap rrugën mishit të prodhuar në laborator, ndërsa Italia e ndalon me ligj

10:28 - 19/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com