GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Vendimi i Qeverisë, reagon PD: Kreu i opozitës ruhet nga Garda e Republikës që nga viti 2007

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Vendimi i Qeverisë, reagon PD: Kreu i opozitës ruhet nga Garda e Republikës që nga viti 2007
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, do të ruhen nga Garda e Republikës. Vendimi është marrë ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Sipas ligjit për Gardën e Republikës së Shqipërisë, neni 12 pika d, i jep mundësi Këshillit të Ministrave që të përcaktoj personalitetet që duhen të mbrohen nga garda.

Një vendim të tillë, Këshilli i Ministrave e mori në qershor të këtij viti dhe që vazhdon akoma, për ambasadorin e Bashkimit Europian Luigi Soreca, pas kërcënimeve që kishte marrë,

Nëse i referohemi këtij raste, mos ndoshta kemi të bëjmë me një kërcënim edhe ndaj kreut të Bashkisë Tiranë dhe kreut të opozitës? Deri më tani nuk është mësuar të ketë pasur ndonjë informacion të tillë, por që arsyeja e vendimit të qeverisë lë vend për të dyshuar.   

Vendimi i Qeverisë, reagon PD: Kreu i opozitës ruhet nga Garda e Republikës që nga viti 2007

Partia Demokratike ka reaguar pas lajmeve të shumta që hidhnin dyshime mbi vendimin e Këshillit të Ministrave, i cili ngarkonte Gardën e Republikës që të marrë në rruajtje kreun e opozitës.

Sipas selisë blu, Edi Rama është ai që e ka propaganduar këtë informacion në mënyrë që të shmangë vëmendjen nga situata dhe të bëjë diversione. Më tej PD sqaron se që prej vitit 2007, Garda e Republikës ruan Kryetarin e opozitës, sipas ligjit dhe vendimeve të Këshillit të Ministrave.

“Nëpër disa media Edi Rama ka propaganduar sot se Garda e Republikës do të mbrojë Kryetarin e opozitës. Gjithçka për të hequr vëmendjen nga situata dhe për të bërë diversion. Të paktën që prej 2007, Garda e Republikës ruan Kryetarin e opozitës, sipas ligjit dhe vendimeve të Këshillit të Ministrave. Për pasojë, edhe kryetari i PD, gjatë gjithë kohës, pa asnjë ndërprerje, ka qenë nën ruajtjen e Gardës së Republikës, siç legjislacioni në fuqi ka parashikuar” – thuhet në reagimin e PD.

Por si qëndron e vërteta?

Ligji i ri për Gardën në muajin shkurt të këtij viti, përjashtoi nga mbrojtja e Gardës jo vetëm kryetarin e opozitës dhe kryebashkiakun e Tiranës, por edhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, kreun e KQZ-së e shumë personalitete të tjera.

Këta personalitete u kthyen në mbrojtjen e Gardës me vendimin e sotëm të Këshillit të Ministrave, teksa nën mbrojtjen e Gardës shtohen edhe disa personalitete të tjera, siç janë Zef Mazi, Kryenegociatori për zhvillimin e negociatave të anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian apo Aida Hajnaj, drejtoresha e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Etiketa: Erion VeliajGarda e RepublikeskercenimLulzim Basha

Lajme të lidhura

Nga Balluku te AKSHI dhe SHISH, DW: SPAK po lufton korrupsionin, por pasi ai ka ndodhur
Aktualitet

Nga Balluku te AKSHI dhe SHISH, DW: SPAK po lufton korrupsionin, por pasi ai ka ndodhur

09:02 - 30/09/26
“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë
Aktualitet

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26
“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri
Breaking Views

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

21:57 - 29/09/26
Para
Grabitja e dosjes së pronave në Dhërmi ishte e planifikuar, u realizua për tre minuta

Grabitja e dosjes së pronave në Dhërmi ishte e planifikuar, u realizua për tre minuta

TË FUNDIT

Ekzekutohet me plumb në kokë biznesmeni në Bullgari, president i klubit të njohur të futbollit
Botë

Ekzekutohet me plumb në kokë biznesmeni në Bullgari, president i klubit të njohur të futbollit

10:56 - 30/09/26

Një vrasje e rëndë ka tronditur qytetin e Plovdivit në Bullgari, ku biznesmeni i njohur Ilian Filipov është qëlluar për...

Lexo më shumë
Video virale e Trump duke dremitur, reagon Shtëpia e Bardhë: Kush thotë se po fle, gënjen!

Video virale e Trump duke dremitur, reagon Shtëpia e Bardhë: Kush thotë se po fle, gënjen!

10:52 - 30/09/26
Ambasadori i SHBA Eric Wendt ‘zbarkon’ në Kryeministri, takim ‘kokë më kokë’ me Ramën

Ambasadori i SHBA Eric Wendt ‘zbarkon’ në Kryeministri, takim ‘kokë më kokë’ me Ramën

10:20 - 30/09/26
Paraqitet në SPAK ish-drejtuesi i Policisë së Durrësit, Vilson Bala do të pyetet për çështjen Agasi

Paraqitet në SPAK ish-drejtuesi i Policisë së Durrësit, Vilson Bala do të pyetet për çështjen Agasi

10:04 - 30/09/26
Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Durrës, në përdorim nga babë e bir (Emrat)

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Durrës, në përdorim nga babë e bir (Emrat)

09:36 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com