GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Garda Revolucionare e Iranit kërcënon SHBA-në dhe Izraelin: Do t’ju shtypim!

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Garda Revolucionare e Iranit kërcënon SHBA-në dhe Izraelin: Do t’ju shtypim!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Garda Revolucionare Islamike e Iranit ka deklaruar se një sulm i ri ndaj Iran nga SHBA dhe Israel do të sillte zgjerim të konfliktit përtej rajonit të Lindjes së Mesme.

Në një deklaratë të publikuar në faqen e tyre, Garda Revolucionare paralajmëron se çdo sulm i përsëritur do të përballet me “goditje shkatërruese” dhe një luftë që, sipas tyre, “do të shtrihet shumë përtej rajonit”.

Sipas deklaratës, autoritetet iraniane e konsiderojnë çdo përshkallëzim të mundshëm si një hap që do të ndryshonte shkallën e konfliktit dhe do të sillte pasoja më të gjera ushtarake dhe gjeopolitike.

Ndërkohë presidenti amerikan njoftoi se kishte pezulluar një sulm ndaj Iranit, të planifikuar për ditën e martë me kërkesë të emirit të Katarit, princit të kurorës së Arabisë Saudite dhe presidentit të emirateve të bashkuara Arabe.

“Udhëzova sekretarin e luftës Pete Hegseth, shefin e shtabit të përgjithshëm Daniel Caine, dhe atë të forcave të armatosura të shteteve të bashkuara që të mos ndërmerret sulmi kundër Iranit, i planfikuar për nesër”, shkroi kreu i Shtëpisë së Bardhë në rrjetin social, Social Truth.

Trump shtoi më tej se negociata të rëndësishme po zhvillohen aktualisht dhe se sipas tyre do të arrihet një marrëveshje që do të jetë e pranueshme për SHBA dhe vendet e tjera të lindjes së mesme e përtej. Ujdia, tha ai, do të përfshijë, zero armë bërthamore për Iranin.

Ndërkohë në një intervistë për mediat amerikane, Trump theksoi se nuk është i hapur ndaj asnjë lëshimi ndaj Republikës Islamike. Njoftimi erdhi pasi raportimeve se Pakistani ndërmjetësues i paqes i ka dorëzuar Shteteve të Bashkuara një propozim të rishikuar nga Irani për t’i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme. Këtë e tha të hënën një burim pakistanez për agjencinë e lajmeve Reuters, duke paralajmëruar se palët “nuk kanë shumë kohë” për të ngushtuar dallimet mes tyre.

Axios që citon një zyrtar amerikan raporton se shtëpia e bardhë e konsideron si të pamjaftueshëm propozimin e ri të Iranit, dhe thotë se ai nuk përfaqëson një përmirësim të rëndësishëm për të arritur në një marrëveshje.

Sipas Axios do të takohej të martën me këshilltarët më të lartë të sigurisë kombëtare për të diskutuar opsionet për rifillimin e veprimeve ushtarake. Mediat në Iran thonë se Teherani në propozimin e ri me 14 pika, ka kërkuar një armëpushim të gjatë ne disa faza, hapje graduale e të sigurt të Hormuzit me një rol të garantuar për Pakistanin dhe Omanin në rast tensionesh.

Siç thuhet, Irani është shprehur i gatshëm për të pranuar një periudhë të gjatë moratoriumi për programin bërthamor në vend të çmontimit të plotë, me kushtin që uraniumi i pasuruar të zhvendoset në Rusi e jo SHBA.

Ndërkohë sa i përket kompensimit për dëmet e luftës, Irani thuhet të ketë bërë një hap prapa, duke kërkuar në vend të tyre lëshime ekonomike.

Etiketa: Irankercenim

Lajme të lidhura

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
Botë

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën
Aktualitet

E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën

12:00 - 13/10/26
Para
Përplasi makinën e policisë në Durrës nën efektin e alkoolit, lihet në burg 44-vjeçari

Përplasi makinën e policisë në Durrës nën efektin e alkoolit, lihet në burg 44-vjeçari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dramë në Mynih mes Bayernit dhe Arsenalit, sfilatë golash në “Bernabéu” dhe befasia në Lisbonë (Rezultatet)
Breaking Views

Dramë në Mynih mes Bayernit dhe Arsenalit, sfilatë golash në “Bernabéu” dhe befasia në Lisbonë (Rezultatet)

23:18 - 21/10/26

Mbrëmja e së martës në UEFA Champions League ka dhuruar një spektakël të jashtëzakonshëm futbolli, ku nuk munguan golat e...

Lexo më shumë
ngacmojnë dy vajza te Kryeministria/ Kalaja ndërhyn dhe i filmon: Na goditën me shkopinj gome

ngacmojnë dy vajza te Kryeministria/ Kalaja ndërhyn dhe i filmon: Na goditën me shkopinj gome

23:10 - 21/10/26
Eurodeputeti austriak “shuplakë” Ramës: Të qëllosh me gaz, dhe të burgosësh të mitur nuk përputhet me vlerat e BE-së

Eurodeputeti austriak “shuplakë” Ramës: Të qëllosh me gaz, dhe të burgosësh të mitur nuk përputhet me vlerat e BE-së

22:29 - 21/10/26
“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit

“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit

22:19 - 21/10/26
Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!

Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!

21:38 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com