GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gardianët vjedhin të burgosurin, Kumria: Ruajta 540 mijë lekë që t’i merrja kur të dilja

21:30 - 14/06/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Burgu i Rrogozhinës “mbush” kutitë e votimit, vetëm 1 i dënuar refuzon të votojë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës veprimet e punonjësve të Burgut të Rrogozhinës, të cilët kanë vjedhur një ish të dënuar. Por, megjithëse ngjarja ka ndodhur 7 vite më parë, asnjë prej institucioneve, duke filluar nga Burgu i Rrogozhinës, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve apo Ministria e Drejtësisë, nuk i kanë dhënë zgjidhje këtij rasti, duke sorollatur ish të dënuarin.

Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua Xhelo Kumri, nga Fieri, i cili ka qëndruar në Burgun e Rrogozhinës në vitet 2014-2015, ku ka pasur në arkën e këtij institucioni një shumë prej 540 mijë lekësh të vjetra. Në momentin që u lirua, ai ka marrë një vërtetim për këtë shumë, por i kanë thënë se ia kanë vjedhur. Xhelua tregon se ka qenë i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe vuajtjen e dënimit e ka bërë në Rrogozhinë. “Gjatë kohës që kam qëndruar në burg më kanë sjellë të afërmit shuma të vogla parash, të cilat i kam grumbulluar dhe i kam vendosur në arkën e Burgut të Rrogozhinës. Sa herë që vinin të afërmit me linin para’. Këto para’ unë i lashë në arkë për siguri” thotë ai.

Në datën 11 qershor 2015, Xheloja ka dalë nga burgu dhe ka shkuar te arka për të kërkuar këtë shumë. Punonjësit fillimisht i kanë thënë që të firmoste një letër që s’ka pasur sende apo vlera monetare për të marrë, por ai ka këmbëngulur dhe ka kërkuar paratë. Pas disa minutash, punonjësit i kanë thënë se arka është vjedhur nga punonjës të burgut. Ata i kanë firmosur një vërtetim, që mban datën 11 qershor 2015, ditën kur është liruar nga burgu, që vërteton se Xhelo Kumria ka pasur në arkë 54.045 lekë të rinj. Por, ai s’e ka marrë se s’ka pasur lekë në arkë! Ndërkohë, prej 7 vitesh, ish i dënuari ka trokitur në të gjitha institucionet për të marrë paratë.

Xhelo thotë se, deri më sot, megjithëse është ankuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, në Ministrinë e Drejtësisë, apo edhe në institucione të tjera, nuk e ka marrë këtë shumë. Të gjithë ia pranojnë se ka pasur lekë në burgun e Rrogozhinës, por askush nuk ia jep, pasi i thonë se “kanë kallëzuar punonjësit që i kanë marrë këto lekë”. Denoncuesi shkoi dhe u interesua te Burgu i Rrogozhinës, teksa një punonjës i thotë se duhet të kthehet për disa minuta. Ai shkon sërish dhe merr informacion se paratë ia kanë marrë në burg, por burgu nuk ia ka marrë atyre që i vodhën! “Është çështja në proces gjyqësor. E dimë që t’i kanë vjedhur paratë por institucioni s’ka para. Duhet t’ua marrë atyre që i kanë vjedhur. Ti e di si vepron shteti” i thanë punonjësit.

Pas këtyre përgjigjeve, Fiks Fare, i dërgoi një kërkesë për informacion Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Sipas tyre, problemi i ish të dënuarit Xhelo Kumria “është një problem i njohur, i konstatuar që në vitin 2013″. Sipas tyre, për 3 punonjësit e financës është bërë kallëzim penal dhe nga burgjet është kërkuar me padi regresi kthimi i shumës, por çështja është ende në gjyq”.

Ndërkohë, këtë përgjigje, qytetari e ka marrë prej vitesh me radhë. Në vitin 2016, sipas një shkrese, Burgjet i kanë kthyer përgjigje se janë kallëzuar në prokurori ish-punonjësit Ibrahim Xibraku, Servet Kasa dhe Lime Xani. Prokuroria i ka marrë të pandehur dhe ka dërguar dosjen në gjykatë. Madje, edhe në këtë shkresë të 2016-ës, burgjet citojnë se “janë zhvilluar 2 seanca gjyqësore, të cilat janë shtyrë”. Ndërkohë, edhe pas 6 vitesh, qytetari mori të njëjtën përgjigje se “çështja është në gjyq”. Por, në asnjë vit apo në asnjë shkresë, këto institucione nuk kanë vepruar, duke mos i kthyer shumën që i është vjedhur brenda burgut./Top Channal/

 

 

Etiketa: burgosuriGardianetvjedhinXhelo Kumria

Lajme të lidhura

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare
Aktualitet

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Para
Tragjedia e viteve ‘45, i përndjekuri politik: Populli shkon drejt asgjesimit nëse i fshin kujtesën

Tragjedia e viteve ‘45, i përndjekuri politik: Populli shkon drejt asgjesimit nëse i fshin kujtesën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com