GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gardisti gjuan me armë, policia e zbut situatën: Nuk ka të lënduar

12:33 - 30/07/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Gardisti gjuan me armë, policia e zbut situatën: Nuk ka të lënduar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në dhunën e ushtruar ndaj familjes Kaçi në Hamallaj të Durrësit është përfshirë dhe punonjësi i gardës Martin Nikolli, i cili me detyrë dyshohet se është shofer i kryeparlamentares Lindita Nikolla.

Ditën e sotme Martin Nikolli, së bashku me vëllezërit e tij, i kanë zënë pritë dhe kanë goditur me shkopinj bejsbolli e mjete të forta familjen Kaçi, fqinj të tyre.

Konfirmimi për përfshirjen në konflikt të punonjësit të gardës bëhet nga vetë Policia, në një reagim zyrtar për ngjarjen.

Por ajo që të bie në sy në reagimin e policisë, është se pasi e pranon se punonjësi i gardës, Martin Nikolli ka qëlluar me armë, e zbut situatën duke shtuar se nga këto të shtëna nuk ka patur të lënduar.

Policia ka shoqëruar disa persona, dhe po vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të konfliktit.

Si pasojë e dhunës janë plagosur 3 djemtë e familjes Kaçi, njëri prej të cilëve në kokë, ndërsa dy të tjerët janë në gjendje më të mirë. Pre e dhunës kanë rënë dhe gra e fëmijë.

Njoftimi i policisë

Hamallaj, Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 11:30, në Hamallaj, dyshohet se për motive pronësie, janë konfliktuar duke përdorur mjete të forta, anëtarët e një familjeje, shtetasit P. K., K. K. dhe S. K., me anëtarët e një familjeje tjetër, shtetasit A. N., P. K. dhe M. N.

Gjatë konfliktit dyshohet se shtetasi M. N., punonjës i Gardës, ka qëlluar në ajër, me armën e shërbimit. Nga të shtënat nuk është dëmtuar asnjë person.

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shoqërimin e të gjithë personave të përfshirë në konflikt, në Komisariatin e Policisë Durrës.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të konfliktit.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore dhe procedurale, do të ketë njoftim të plotë.

 

Etiketa: ArmegardistiPolici

Lajme të lidhura

I dënuar në Shqipëri për trafik droge, arrestohet në Francë 46-vjeçari (Emri)
Aktualitet

U kap me 20 kg heroinë në makinë, në pranga 27-vjeçari shqiptar në Francë

16:40 - 28/02/26
I riu përplas qëllimisht me makinë çiftin e bashkëshortëve, shpallet në kërkim
Aktualitet

I riu përplas qëllimisht me makinë çiftin e bashkëshortëve, shpallet në kërkim

15:40 - 28/02/26
Vdekja e 7-vjeçarit, prindërit vazhdojnë të nxjerrin fëmijët për të lypur mes makinave
Aktualitet

Vdekja e 7-vjeçarit, prindërit vazhdojnë të nxjerrin fëmijët për të lypur mes makinave

15:10 - 28/02/26
Para
Deklarata bombë e modeles: Neymar ka kryer marrëdhënie me një burrë

Deklarata bombë e modeles: Neymar ka kryer marrëdhënie me një burrë

Discussion about this post

TË FUNDIT

I dënuar në Shqipëri për trafik droge, arrestohet në Francë 46-vjeçari (Emri)
Aktualitet

U kap me 20 kg heroinë në makinë, në pranga 27-vjeçari shqiptar në Francë

16:40 - 28/02/26

Një 27-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet franceze, pasi në automjetin me të cilin udhëtonte u gjetën rreth 20 kilogramë...

Lexo më shumë
I riu përplas qëllimisht me makinë çiftin e bashkëshortëve, shpallet në kërkim

I riu përplas qëllimisht me makinë çiftin e bashkëshortëve, shpallet në kërkim

15:40 - 28/02/26
Vdekja e 7-vjeçarit, prindërit vazhdojnë të nxjerrin fëmijët për të lypur mes makinave

Vdekja e 7-vjeçarit, prindërit vazhdojnë të nxjerrin fëmijët për të lypur mes makinave

15:10 - 28/02/26
‘Krimi i organizuar shqiptar është sfida më e madhe’, zyrtarët e lartë belgë japin alarmin

‘Krimi i organizuar shqiptar është sfida më e madhe’, zyrtarët e lartë belgë japin alarmin

15:04 - 28/02/26
“Super shoferi” i Vorës me cigare, murlan në telefon dhe timonin në mëshirë të fatit

“Super shoferi” i Vorës me cigare, murlan në telefon dhe timonin në mëshirë të fatit

14:45 - 28/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com