GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Gasperini sfidon Real Madrid: Duam të fitojmë Superkupën e Europës

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
E quajti të dhunshëm/ Reagon Gasperini: Ishte Gomez ai që më sulmoi fizikisht, jo unë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas mbylljes së sezonit në vend të katërt të renditje ose thënë ndryshe në zonën Champions, trajneri i Atalantës, Gian Piero Gasperini ka dhënë një intervistë për mediet italiane, ku ka folur për rrugëtimin në këtë edicion, por edhe për qëllimet e mëtejshme.

Si fillim ai theksoi se ky ishte një sezon shumë i mirë, ndërsa keqardhja e vetme për momentin është dëmtimi i Scalvinit përpara EURO 2024.

“Ishte një sezon i mrekullueshëm. Dje keqardhja më e madhe ishte dëmtimi i Scalvinit pak minuta nga fundi, një dëmtim i gjatë dhe i keq që do ta detyrojë atë të humbasë Kampionatin Evropian dhe një pjesë të mirë të sezonit të ardhshëm, por Giorgio është i ri, i fortë, ai do të dalë nga kjo përvojë edhe më i fortë dhe më i vendosur. Sa u përket objektivit, ia dolëm të siguronim Champions League-n. Kemi një lumturi dhe krenari të pabesueshme për këtë edicion”-tha fillimisht italiani.

Më tej, trajneri i “zikaltërve” të Bergamos theksoi se ëndrra e radhës, pas fitores së Europa League është Superkupa e Europës ndaj Real Madrid-it.

“Është ëndrra jonë e radhës. Që kur patëm këtë mundësi, pa i hequr asgjë Borussia Dortmund-it, shpresa ishte të takoheshim me Real Madrid-in për një çështje prestigji. Reali është skuadra më e famshme në botë. Do të konkurrojmë me ta për një Superkupë dhe është diçka prestigjioze për Atalantan dhe për të gjithë Bergamon. As Liverpool dhe as Bayer Leverkusen nuk u dukën kundërshtar të lehtë apo që Atalanta mund t’i mposhte, por ndodhi dhe në ndeshjet finale gjithçka mund të ndodhë”, deklaroi ndër të tjera Gasperini.

 

Etiketa: gasperiniReal

Lajme të lidhura

Ndeshje e çmendur në Elbasan, verdheblutë përmbysin Partizanin në fund
Sport

Ndeshje e çmendur në Elbasan, verdheblutë përmbysin Partizanin në fund

20:59 - 28/10/26
Venezia shënon dy autogola, Interi ngjitet sërish në krye të Serie A
Breaking Views

Venezia shënon dy autogola, Interi ngjitet sërish në krye të Serie A

20:53 - 28/10/26
E papritur në ndeshjen Elbasani-Partizani, lojtari bie pa ndjenja në fushë
Breaking Views

E papritur në ndeshjen Elbasani-Partizani, lojtari bie pa ndjenja në fushë

19:43 - 28/10/26
Para
Presidenti Duka, trajneri Silvinjo dhe futbollistët kuqezi rrëfejnë kualifikimin për në Euro 2024

Presidenti Duka, trajneri Silvinjo dhe futbollistët kuqezi rrëfejnë kualifikimin për në Euro 2024

Discussion about this post

TË FUNDIT

Balluku në SPAK/ I komunikuan mbarimin e hetimeve, çfarë ndodh brenda 10 ditëve?
Breaking Views

Balluku në SPAK/ I komunikuan mbarimin e hetimeve, çfarë ndodh brenda 10 ditëve?

23:05 - 28/10/26

SPAK i ka komunikuar mbylljen e hetimeve ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, tetë ditë pas komunikimit të 5 akuzave.. procesi përfshin më...

Lexo më shumë
“Më goditën direkt në ballë me granatën e gazit”, Eva: Ta harrojnë se dhuna do na thyejë…

“Më goditën direkt në ballë me granatën e gazit”, Eva: Ta harrojnë se dhuna do na thyejë…

21:59 - 28/10/26
Ndeshje e çmendur në Elbasan, verdheblutë përmbysin Partizanin në fund

Ndeshje e çmendur në Elbasan, verdheblutë përmbysin Partizanin në fund

20:59 - 28/10/26
Venezia shënon dy autogola, Interi ngjitet sërish në krye të Serie A

Venezia shënon dy autogola, Interi ngjitet sërish në krye të Serie A

20:53 - 28/10/26
Gati arrestimi i Vuçiçit, synimi është largimi i tij nga politika

Gati arrestimi i Vuçiçit, synimi është largimi i tij nga politika

20:46 - 28/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com