GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Gati koncesionet/ Edhe 3 rrugë të tjera me pagesë: Milot-Thumanë, Kashar-Lekaj dhe Lekaj-Fier

17:01 - 23/07/24
në Breaking Views, Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Gati koncesionet/ Edhe 3 rrugë të tjera me pagesë: Milot-Thumanë, Kashar-Lekaj dhe Lekaj-Fier
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

ë gjithë rrugët që do të jenë pjesë e korridorit Milot-Fier, do të jenë me pagesë. Përveç autostradës Thumanë-Kashar, i vetmi lot i përfunduar i Korridorit Blu, zëvendësministrja e Infrastrukturës Enkeleda Muça tha në Komisionin e Ekonomisë se pritet të nënshkruhen kontratat për 3 segmentet e tjera pasi janë shpallur fituesit.

“Segmenti Milot-Thumanë është shpallur fituesi dhe jemi në fazën e negocimit të kontratës. Për Milot Balldrenin jemi në një fazë procedure për përzgjedhjen e projektimit ndërtimit, operimit, mirëmbajtjes dhe transferimin e segmentit. Për Balldren-Muriqanit jemi në fazën e studimit të fizibilitetit. Në lidhje me segmentin Kashar-Pezë-Lekaj është shpallur fituesi jemi në fazë negocimi dhe shumë shpejt do të nisin punimit dhe për Lekaj-Fier është shpallur fituesi dhe jemi në fazën e negocimit të saj. Të gjitha do të ketë një rrugë alternative sepse jemi në Partneritet Publik Privat. Do të jenë me të njëjtën formulë si Thumanë-Kashar, dhe do të jenë me koncesion. Do të jenë me pagesë por do të ketë rrugën alternative gjithmonë në përdorim”, tha zëvendësministrja.

Për tre akset që janë shpallur fituesit e koncesioneve vlera e investimit është 839,4 milionë euro, dhe për të tre projektet afati i koncesionit është 35 vite. Segmenti Milot-Thumanë me gjatësi 13.5 km do të kushtojë  44,6 milionë euro pa TVSH, Kashar-Pezë-Lekaj me gjatësi 26.6 kilometra me kosto 474,8 milionë euro pa TVSH dhe Lekaj-Fier me gjatësi 46 km do të kushtojë 320 milionë euro. Ndërsa 21 kilometrat e Thumanë-Kasharit kanë kushtuar 226 milionë euro.

Detajet për rrugët e tjera që do të jenë me pagesë u dhanë në komisionin e ekonomisë teksa shqyrtohej marrëveshja e kredisë prej 100 milionë euro me Bankën Evropiane të Investimeve, për ndërtimin e Hekurudhës Vorë-Hani i Hotit.

Kjo linjë hekurudhore do të kushtojë në total 363 milionë euro, nga të cilat janë 98 milionë euro janë kredi nga BERZH, dhe 133 mln euro është grant nga WBEF. Ndërsa vlera prej 60 milionë eurosh që do të përdoret për elektrifikimin e hekurudhës, Ministria e Infrastrukturës tha se po punohet që 30 milionë të merren përsëri pranë BERZH si grant.

Punimet për këtë projekt parashikohet të zgjasin, deri në vitin 2030, duke bërë të mundur që Shqipëria të lidhet me hekurudhë me Malin e Zi që do të përdoret dhe për qëllime ushtarake, veç transportit të mallrave dhe pasagjerëve.

gijotina.com/

Etiketa: koncesionKryesore1Milot Fier

Lajme të lidhura

Operacioni me 12 të arrestuar në Itali e Shqipëri, Antimafia: Tre celula me në krye shqiptarë
Aktualitet

Hyri ilegalisht në Itali pasi e dëbuan, arrestohet sërish 42-vjeçari shqiptar

23:00 - 17/01/26
SHBA kërcënoi BE me tarifa të reja, reagojnë liderët evropianë: Evropa do të përgjigjet e bashkuar
Botë

SHBA kërcënoi BE me tarifa të reja, reagojnë liderët evropianë: Evropa do të përgjigjet e bashkuar

22:25 - 17/01/26
Makina del nga rruga në Sarandë, plagosen dy të rinjtë (Emrat)
Aktualitet

Makina del nga rruga në Sarandë, plagosen dy të rinjtë (Emrat)

22:24 - 17/01/26
Para
Fermerët braktisin serat: Qeveria s’ka dhënë subvencione

Elbasan, stuhia e së premtes dëmtoi serat, fermerët: Jemi shkatërruar financiarisht

Discussion about this post

TË FUNDIT

Operacioni me 12 të arrestuar në Itali e Shqipëri, Antimafia: Tre celula me në krye shqiptarë
Aktualitet

Hyri ilegalisht në Itali pasi e dëbuan, arrestohet sërish 42-vjeçari shqiptar

23:00 - 17/01/26

Një 42-vjeçar është riarrestuar nga karabinierët italianë, pasi kishte hyrë në vend ilegalisht, duke thyer urdhrin e gjykatës për dëbim...

Lexo më shumë
SHBA kërcënoi BE me tarifa të reja, reagojnë liderët evropianë: Evropa do të përgjigjet e bashkuar

SHBA kërcënoi BE me tarifa të reja, reagojnë liderët evropianë: Evropa do të përgjigjet e bashkuar

22:25 - 17/01/26
Makina del nga rruga në Sarandë, plagosen dy të rinjtë (Emrat)

Makina del nga rruga në Sarandë, plagosen dy të rinjtë (Emrat)

22:24 - 17/01/26
Rama i ekzaltuar nga ftesa e Trump, PD: Letra i është dërguar liderëve të 100 vendeve të botës

Rama i ekzaltuar nga ftesa e Trump, PD: Letra i është dërguar liderëve të 100 vendeve të botës

21:31 - 17/01/26
Përmbysje e çmendur! Bayern shpartallon me 5 gola Leipzig dhe ecën i qetë drejt titullit kampion

Përmbysje e çmendur! Bayern shpartallon me 5 gola Leipzig dhe ecën i qetë drejt titullit kampion

21:06 - 17/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com