GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

“Gati për marrëveshjen me Serbinë”, Kurti bën premtimin në krah të Escobarit

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
“Gati për marrëveshjen me Serbinë”, Kurti bën premtimin në krah të Escobarit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas takimit me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, kryeministri Albin Kurti tha në një deklaratë për mediat se Kosova është e gatshme për të arritur një marrëveshje të ligjshme për normalizim të plotë të marrëdhënieve, me njohjen reciproke në qendër. Ndër të tjera, Kurti tha se Kosova e ka treguar se është palë konstruktive në procesin e dialogut me Serbinë.

“Vizita e dytë brenda dy dite e përfaqësuesve të SHBA-së. Me ambasadorin amerikan takohemi rregullisht, ndërsa në fillim të javës së shkuar pata një bisedë shumë të mirë telefonike me sekretarin e shtetit, Antony Blinken.

Me zotin Escobar folëm për rëndësinë dhe peshën e raporteve tona dypalëshe, partneritetin ndërmjet dy vendeve tona, progresin dhe reformat në Kosovë, ballafaqimin e krizës energjetike dhe për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, procesin e dialogut dhe rrugën përpara”, tha Kurti.

Kreu i ekzekutivit të vendit tha se gjithmonë mirëpresin interesimin dhe angazhimin e Shteteve të Bashkuara në këtë proces.

“Jemi të gatshëm dhe të përkushtuar për arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme për normalizim të plotë të marrëdhënieve, me njohjen reciproke në qendër… Me SHBA-të jemi aleatë në vlera dhe partnerë në qëllime…”, u shpreh Kurti.

Ai më tej theksoi se rreshtimi i menjëhershëm i Kosovës me SHBA-të, BE-në, dhe Mbretërinë e Bashkuar në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe mbështetjen e pa rezervë për Ukrainën përbëjnë dëshminë e aleancës dhe partneritetit Kosovë-SHBA dhe të njëjtën kohë dallimin me të gjithë ata të tjerët që nuk u rreshtuan siç duhet në anën e të drejtës e të vërtetës.

Etiketa: Albin KurtiKosoveSerbi

Lajme të lidhura

Sot, zgjedhje të jashtëzakonshme në Serbi, studentët përballë Vuçiçit, shans ‘i artë’ për Koalicionin Shqiptar
Breaking Views

Sot, zgjedhje të jashtëzakonshme në Serbi, studentët përballë Vuçiçit, shans ‘i artë’ për Koalicionin Shqiptar

08:48 - 25/10/26
Osmani u bën thirrje shqiptarëve në Luginën e Preshevës të votojnë Koalicionin Shqiptar
Kosovë & Rajon

Osmani u bën thirrje shqiptarëve në Luginën e Preshevës të votojnë Koalicionin Shqiptar

15:15 - 24/10/26
Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin
Breaking Views

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin

23:14 - 22/10/26
Para
Rritja e energjisë, Rama: Unë dhe kolegët e qeverisë kemi mërzi të brendshme

Takimi i Ramës në Gjirokastër, deputeti i PD: Kur “vrasësi” kthehet në vendin e krimit

Discussion about this post

TË FUNDIT

U plagos në protestë/ “Familja kuqezi është pranë tij”, Armand Duka mesazh për Erjon Vishkullin
Breaking Views

U plagos në protestë/ “Familja kuqezi është pranë tij”, Armand Duka mesazh për Erjon Vishkullin

11:10 - 25/10/26

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka reaguar pas plagosjes së rëndë të 28-vjeçarit Erjon Vishkulli, pjesëtar i...

Lexo më shumë
Si do ta ndalojë Mbappén? Hansi Flick tregon shqetësimet para El Clasicos

Si do ta ndalojë Mbappén? Hansi Flick tregon shqetësimet para El Clasicos

10:53 - 25/10/26
“Dialogu në letër, protesta në flakë” – DW: Studentët nuk tërhiqen! Rama kërkon dialog, por bën akuza

“Dialogu në letër, protesta në flakë” – DW: Studentët nuk tërhiqen! Rama kërkon dialog, por bën akuza

10:45 - 25/10/26
The New York Times: Qytetarët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama

The New York Times: Qytetarët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama

10:00 - 25/10/26
Të pamëshirshëm! Grupi i policëve rrethon dhe shtrin përtokë burrin e moshuar

Të pamëshirshëm! Grupi i policëve rrethon dhe shtrin përtokë burrin e moshuar

09:48 - 25/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com