GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Gati për paqe me Ukrainën? Kremlini rendit kushtet

09:38 - 30/12/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gati për paqe me Ukrainën? Kremlini rendit kushtet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kremlini paraqiti përfytyrimet e tij për të arritur një paqe të mundshme me Ukrainën. Sipas këndvështrimit të Kremlinit një plan i mundshëm paqeje për Ukrainën duhet të njohë aneksimin nga Rusia të katër rajoneve në lindje dhe në jug të vendit.

“Nuk mund të ketë asnjë plan paqeje për Ukrainën, i cili nuk merr parasysh realitetet e sotme në territorin rus,” citoi agjencia ruse e lajmeve Interfax zëdhënësin e Kremlinit, Dmitri Peskov. Peskov reagoi ndaj planit prej dhjetë hapash të presidentit ukrainas Zelensky, kërkesat thelbësore të të cilit janë tërheqja e trupave ruse dhe pagimi i reparacioneve për dëmet e luftës agresore ruse ndaj Ukrainës.

Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Ukrainës, Oleksij Danilov, i hodhi poshtë menjëherë kërkesat e zëdhënësit të Kremlinit. Nuk ka asnjë realitet në të cilin ‘territore të reja janë pjesë e Federatës Ruse’, shkroi Danilov në Twitter. “Realitetet e Federatës Ruse janë: turpi, disfata dhe kolapsi i saj”.

Ambasadori i Ukrainës në Gjermani, Oleksi Makeiev, ripërsëriti ndërkohë kërkesat e vendit të tij për mbështetje të mëtejshme në luftën kundër Rusisë. “Paqja nuk bie nga qielli. Për të duhet luftuar. Dhe ne ukrainasit e bëjmë këtë në emër të të gjithë evropianëve,” tha Makeiev për gazetat e grupit mediatik gjerman Funke. Ukrainasit duan “më shumë guxim dhe vendosmëri nga aleatët dhe partnerët tanë”.

Si synime për vitin 2023 Makeiev përmendi “çlirimin e plotë të vendit nga pushtuesit rusë, rivendosjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, kthimin e bashkatdhetarëve në shtëpi, rindërtimin e vendit dhe përparimin e mëtejshëm në integrimin në BE dhe NATO”.

Ambasadori përsëriti gjithashtu thirrjen për furnizime të mëtejshme me armë. Nisur prej sulmeve me raketa ruse ndaj infrastrukturës civile dhe goditjet me artileri të qyteteve të Ukrainës, kjo ndihmë “duhet të intensifikohet dhe forcohet në muajt e ardhshëm, në mënyrë që në Ukrainë të mund të shpëtojnë jetën edhe më shumë civilë”, tha Makeiev. Ukraina ka gjithashtu nevojë për ndihma për të riparuar infrastrukturën e shkatërruar dhe për të rindërtuar vendin, tha ambasadori i Ukrainës në Gjermani./Express

Etiketa: KremlinLufteUkraine

Lajme të lidhura

OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte
Botë

OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte

20:28 - 07/04/26
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi
Botë

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26
Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur
Botë

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26
Para
Çfarë i ka ndodhur? Sara Hoxha tregon të nxirat në trup

Çfarë i ka ndodhur? Sara Hoxha tregon të nxirat në trup

Discussion about this post

TË FUNDIT

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)
Breaking Views

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26

Është anuluar zyrtarisht tenderi për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, pasi kompania e vetme që kishte...

Lexo më shumë
Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

23:14 - 07/04/26
Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

23:03 - 07/04/26
Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

22:14 - 07/04/26
Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

22:00 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com