GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gazeta austriake: Marrëveshja Rama-Meloni e pistë, Kushtetuesja të ndalë marrëzinë

17:08 - 27/11/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kampe refugjatësh/ Pas Italisë, edhe Gjermania propozon marrëveshje me Shqipërinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazeta austriake “Der Standard” e ka cilësuar një marrëveshje të pistë atë mes Kryeministrit Edi Rama dhe homologes italiane Giorgia Meloni për ngritjen e kampeve të refugjatëve në Shëngjin (Lezhë), ku duke nisur nga pranvera e ardhshme pritet të akomodohen të gjithë emigrantët e paligjshëm që do të kapen nga autoritetet italiane pa zbritur në brigjet e vendit fqinj.

Në artikull, Edi Rama trajtohet si një autokrat, ndërsa thuhet se marrëveshja Rama-Meloni mund të cënojë shtetin e së drejtës.

“Herbert Kickl, si Ministër i Brendshëm, u përpoq të bindte Shqipërinë të ngrinte kampe për të dëbuarit – në Tiranë në vitin 2018 ata ende thanë qartë jo. Kryeministri Edi Rama theksoi: “Shqipëria nuk do të jetë kurrë vendi ku vendet shumë të pasura ngritën kampe për të shkarkuar emigrantët.” Tani duket se është ndryshe.

Tre javë më parë, Rama nënshkroi një protokoll me homologen e tij italiane Giorgia Meloni që do të sillte emigrantët nga Mesdheu në Shqipëri për t’u mbajtur më pas në “paraburgim administrativ” në “qendrat e përpunimit të emigracionit”. E ardhmja e tyre e ardhshme nuk është as e përcaktuar në marrëveshje”, thuhet në artikullin e medias austriake.

Në vijim theksohet se sipas ekspertëve ligjorë, Protokolli Meloni-Rama është i paligjshëm dhe antikushtetues për shumë arsye, përfshirë edhe atë se minon sovranitetin e shtetit të Shqipërisë.

“Rama, i cili po sillet gjithnjë e më autoritar në Shqipëri, e paraqiti të gjithë këtë si një nder, sepse në vitin 1997 Italia pranoi shumë shqiptarë që po iknin nga dhuna dhe anarkia. Në Shqipëri në veçanti, megjithatë, është e rëndësishme që shteti i së drejtës të mos cenohet më tej nga marrëveshjet e pista si ajo me Italinë”, shkruan gazeta.

Për BE, shteti i së drejtës duhet të jetë përparësia kryesore në vendet kandidate. Ideja e sqarimit jashtëterritorialisht të statusit të emigrantëve ka dështuar gjithashtu në Gjykatën e Lartë në MB.

Gjykata Kushtetuese në Tiranë tani duhet ta pengojë edhe këtë marrëzi”, thuhet në artikull.

Etiketa: Der StandardItaliKryesore1Marreveshje refugjateshShqiperi

Lajme të lidhura

Shifrat/ Rriten ndjeshëm shpenzimet e familjeve në Shqipëri
Aktualitet

Eurostat/ Nuk përballojnë dot koston e banimit, familjet shqiptare s’paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

08:27 - 16/03/26
Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve
Aktualitet

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve

23:00 - 15/03/26
Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile
Aktualitet

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

21:52 - 15/03/26
Para
Keni probleme me përqendrimin? 4 këshilla për vëmendje më të mirë

Keni probleme me përqendrimin? 4 këshilla për vëmendje më të mirë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sulmohet policia e Kosovës në Veri
Kosovë & Rajon

Të shtëna me armë në Gjakovë, humb jetën një person dhe plagoset një tjetër

09:03 - 16/03/26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë Dy persona të moshës madhore janë...

Lexo më shumë
Shifrat/ Rriten ndjeshëm shpenzimet e familjeve në Shqipëri

Eurostat/ Nuk përballojnë dot koston e banimit, familjet shqiptare s’paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

08:27 - 16/03/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 16 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:22 - 16/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 16 Mars 2026

07:45 - 16/03/26
Veliaj nga burgu uron besimtarët mysliman: Më vjen keq që nuk do t’ju bashkohem në darkat e iftarit

Parashikimi i motit për sot, 16 Mars 2026

07:35 - 16/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com