GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gazetarët dalin në protestë para Kuvendit: Brenda 1 viti 30 raste sulmesh ndaj mediave dhe punonjësve të saj

09:58 - 02/05/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Gazetarët dalin në protestë para Kuvendit: Brenda 1 viti 30 raste sulmesh ndaj mediave dhe punonjësve të saj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetarët janë mbledhur në protestë para Kuvendit, për lirinë e medias, një ditë para  Ditës Botërore e Lirisë së Shtypit. Kjo për faktin se sot ka seancë plenare dhe për të sjellë më mirë mesazhet te politika. Vetëm këtë vit janë raportuar rreth 30 raste të sulmeve ndaj gazetarëve dhe mediave.

“Keni mbështetjen tonë. Unë dënoj çdo lloj sulmi.Vetëm ju mos t’ju cenojnë pa dashje. (qesh)”, tha deputeti i PS-së, Toni Gogu para gazetarëve.

Gjatë fjalimit të tij gazetari Isa Myzyraj u shpreh se është e paimagjinueshme të intimidohen nga politika.

“Gazetaria në Shqipëri është e mbushur me problematika, që nisin nga redaksia deri te përballja me politikën dhe institucionet. Gazetarëve u është dërguar mesazhe personale nga persona të zgjedhur. Është e pamiagjinueshme që një i zgjedhur të shkruajë një mesazh personal dhe të intimidohemi. Dita e sotme duhet të jetë alarm”, tha Myzyraj.

Nuk nguroj të jap mbështetjen e tij dhe kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i cili deklaroi se këto raste janë të turpshme jo vetëm për ata që i kryejnë por për të gjithën politikën.

“I kemi dënuar dhe i dënojmë sulmet ndaj medias. Liria e shtypit është një nga shtyllat e demokracisë, ju si gazetarë terreni keni vështirësitë tuaja, ashtu si medias në tërësi. Herë pas herë ka rënë pre e autoritarizmit të qeverisë Rama. Uroj që të bëhet me e mira për gazetarët dhe median në tërësi. Janë raste që turpërojnë jo vetëm ata që i kanë kryer por gjithë politikën dhe të gjitha ata që do të duhet të ndërmarrin akte në mbështetje të lirisë së medias. Keni mbështetjen e grupit parlamentar të PD për të bërë punën tuaj në mënyrë të pavarur”, u shpreh Gazment Bardhi.

Gazetarja e ekonomisë, Ola Xama e cila ishte pjesë e protestës ka theksuar se shenjat e para që gazetaria të rikthehet në shina është të hiqen kasetat e gatshme, edhe instiucionet  të kthejnë përgjigje kërkesave për koment që i bëjnë gazetaret.

“Dua ta solidarizohem me të gjithë kolegët e mi pasi sot të bëhesh gazetaria në Shqipëri është shumë e vështirë. I bëj thirrje të gjithë politikanëve në vend që të jenë më tolerantë ndaj medias dhe të respektojnë lirin që e saj. Shenjat se si respektohet liria nuk vijnë me konferenca për shtyp apo duke tentuar me botime që të marrin afër tyre organizata që janë në mbrojtje të gazetarëve.  Shenjat e para janë që të hiqen kasetat e gatshme, të kthejnë përgjigje kërkesave për koment që i bëjnë gazetaret institucioneve publike, fushtat deziformuese apo deri në sulme me arme dhe dhunime gazetarëve,” u shpreh Xama

Etiketa: Kryesore1proteste

Lajme të lidhura

Sekuestrohen 57 kg kanabis dhe një armë zjarri në Vlorë, arrestohen dy persona (Emrat)
Aktualitet

Sekuestrohen 57 kg kanabis dhe një armë zjarri në Vlorë, arrestohen dy persona (Emrat)

09:12 - 23/02/26
Ironizon Paloka: Me siguri dhe Olsi paska ngrënë pas shpinës së Edit
Aktualitet

Paloka: Po të ishim për kryengritje të armatosur, Rama nuk e di se në cilën pjesë të botës do fshihej

09:03 - 23/02/26
Rama, barrikadë për Ballukun! Tjetër shuplakë nga Brukseli, rrezikohet integrimi
Aktualitet

Rama po e kthen pezullimin e Ballukut në një “betejë personale” kundër gjyqësorit

08:51 - 23/02/26
Para
Stuttgart merr kryesimin e Bundesliga, Dortmund bën detyrën

Fitorja e Dortmundit, Bundesliga me 5 skuadra sezonin e ardhshëm në Champions

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sekuestrohen 57 kg kanabis dhe një armë zjarri në Vlorë, arrestohen dy persona (Emrat)
Aktualitet

Sekuestrohen 57 kg kanabis dhe një armë zjarri në Vlorë, arrestohen dy persona (Emrat)

09:12 - 23/02/26

Rreth 57 kilogramë lëndë narkotike kanabis dhe një armë zjarri automatike janë sekuestruar në Vlorë, ndërsa dy persona janë arrestuar...

Lexo më shumë
Ironizon Paloka: Me siguri dhe Olsi paska ngrënë pas shpinës së Edit

Paloka: Po të ishim për kryengritje të armatosur, Rama nuk e di se në cilën pjesë të botës do fshihej

09:03 - 23/02/26
Rama, barrikadë për Ballukun! Tjetër shuplakë nga Brukseli, rrezikohet integrimi

Rama po e kthen pezullimin e Ballukut në një “betejë personale” kundër gjyqësorit

08:51 - 23/02/26
E përplasi makina, familjarët thirrje: Nevojë urgjente për gjak 0+

Sherr në një lokal në Burrel, një i plagosur dhe dy persona shpallen në kërkim

08:27 - 23/02/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 23 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:06 - 23/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com