GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gazetari: Familjarët e një personi të asgjësuar dor֝ëzuan telefonat me aplikacionin SKY

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Zbërthimi i aplikacionit SKY, gazetarja: Ja ç’pritet për Shqipërinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zbërthimi i bisedave në aplikacionin SKY ECC çoi në arrestimin e disa personave me të shkuar kriminale, biznesmenë dhe zyrtarë të Policisë e Prokurorisë gjatë operacionit “Metamorfoza”.

Ky aplikacion përdorej nga pjesëtarët e krimit të organizuar në mënyrë të fshehtë, për shkak se nuk përgjohej, deri në momentin që ky aplikacion “u thye”, ku pritet të dalin të tjera biseda mes anëtarëve të bandave.

Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, është shprehur se ky aplikacion, së bashku më një tjetër që përdorej më herët, Encrochat, në vendin tonë përdoreshin edhe nga politikanët.

Hoxha tha gjithashtu se familjarët e një personi të rrëmbyer dhe të vrarë, kanë dorëzuar telefonat e tij tek autoritetet, ku janë kodet me emrat e personave që përdornin aplikacionin e fshehtë.

“Rreth 5 muaj më parë, një familjar i një personi të rrëmbyer dhe të asgjësuar, ka dorëzuar aparatet telefonike dhe ua ka dhënë autoritetet. Nga këto telefona të dorëzuar, janë me kode, emra, thuhet kodi filan është x, etj”, tha Hoxha.

Ai shtoi se janë 6 grupe kriminale të mëdha nën hetim në gjithë Shqipërisë, pas daljes së bisedave në këtë aplikacion. “Unë para dy javësh kam qenë në policinë gjyqësore federale belge për këtë punë. Denoncimin e parë për Sky ECC e kam bërë unë. Shkrimi i gazetës britanike, nuk gjendet më, sepse kompania e ka detyruar gazetën ta heqë, duke e kërcënuar me padi. Unë kam qenë përdorues i SKY ECC.

Telefoni që përdorej për EncroChat ishte prodhim spanjoll me logo BQ mbrapa. Nëpër Tiranë, e dalloja kush e kishte sepse ai telefon kishte këtë logo. E kishin politikanë, drejtorë, ministra. Të gjithë kërkojnë rrjet komunikimi të sigurt. Në Shqipëri abonimi bëhej një herë në tre muaj, në varësi të programit.

Sky ECC përdorej në Iphone. Telefoni nuk përdorej më nëse vendosej ky aplikacion.

Cfarë ishte ky program në vetëvete?

Trafikantët, grupet kriminale, politikanët, të korruptuarit, biznesmenët, duan rrugë të sigurta komunikimi. Si fillim ishte Encro, por u godit për shkak të sulmeve terroriste që ndodhën në Francë dhe në Belgjikë. Nga aty u thye sistemi. Kur u godit Encro, Scotland Yard, ndërtoi operacion dhe arrestoi 709 shqiptarë, trafikantë të drogës kryesisht, në pranverën e 2020. Në korrik 2020 më vijnë gazetarë britanikë që donin informacion. Unë i thashë nuk ka mafie, por krim të organizuar. I thashe me operacionin që keni bërë ju nuk keni goditur trafikantët e mëdhenj por shpërndarësit.

Kur vijnë gazetarët, u them që trafikantët e nivelit të mesëm dhe të nivelit të lartë, kanë kohë që nuk përdorin EncroChat por përdorin SkyCC. Unë ua tregova. I thashë në Ekuador, ishalla është zgjuar filani nga gjumi. Më dha informacionin. E panë ata. I shkruajta njërit në Republikën Domenikane, e njëjta gje. Britanikët publikuan shkrimin tek Daily Express.

Nga personat që e përdornin më thanë çfarë na bëre se na more më qafë.

E kanë patur edhe politikanët tanë këtë. Çfarë ndodh pas kësaj?

Në vitin 2021, autoritetet belge ndërmarrin operacion, pasi kishin kapur disa përdorues të SKY CC. U gjetën kodet në Itali dhe u godit karteli i parë shqiptar, karteli Blanco, e hetuar nga anti-mafia e Firences.

Si funksiononte ky telefon? Ke një kod unik, që vendosje çdo emër si të duash. Kodin tënd nuk mund ta dijë gjithkush në rrjet, vetëm atyre që ua ke dhënë. Policia Federale belge ka 1 miliard mesazhe. Kanë 3 vjet që punojnë dhe nuk po i japin dum. Një miliardë mesazhe. Gjuha kryesore është anglishtja, gjuha e dytë është gjuha shqipe.

Duke qenë gjuhë e veçantë, ka edhe problemin tjetër, nuk e kuptojnë dot edhe me përkthyes sepse fjalët i përdorim me shumë kuptime. Autoritetet belge nuk i kanë sjellë Shqipërisë të dhëna. Këtu kanë ardhur të dhëna nëpërmjet Europol.

Nga të dhënat që ka marrë, ka dy mënyra të identifikojnë. Ose personat e penduar si Nuredin Dumani, që ka përdorur edhe Matrix, që vjen pas SKY CC.

Rreth 5 muaj më parë, një familjar i një personi të rrëmbyer dhe të asgjësuar, ka dorëzuar aparatet telefonike dhe ua ka dhënë autoritetet. Nga këto telefona të dorëzuar, janë me kode, emra, thuhet kodi filan është x, etj.

Sa përdorej në Shqipëri? Po ta them, kam parë sidomos me Encro përshembull, persona të të gjithë nivelet.

Në Shqipëri, me sa di unë janë gjashtë grupe të mëdha nën hetim, fillojnë nga veriu në jug. Brenda tyre ka nën ndarje të tjera”, u shpreh Hoxha.

Etiketa: aplikaciongazetarisku

Lajme të lidhura

Tre të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident në Greqi, dy të tjerë në gjendje të rëndë
Aktualitet

Tre të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident në Greqi, dy të tjerë në gjendje të rëndë

22:38 - 17/09/26
Banda shqiptare që frymëzoi serialin ‘Marbella’/ Kapen 2.7 ton kokainë, 15 persona të arrestuar
Aktualitet

Banda shqiptare që frymëzoi serialin ‘Marbella’/ Kapen 2.7 ton kokainë, 15 persona të arrestuar

20:30 - 17/09/26
“Do martoheshin”/ 34-vjeçarja përgënjeshtron Zegjine Çaushin dhe sqaron foton e publikuar
Aktualitet

“Do martoheshin”/ 34-vjeçarja përgënjeshtron Zegjine Çaushin dhe sqaron foton e publikuar

17:50 - 17/09/26
Para
Dështimi i takimit Kurti-Vuçiç, DASH i zhgënjyer

Dështimi i takimit Kurti-Vuçiç, DASH i zhgënjyer

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Një prokuror rrethi dërgoi OPGJ-në në degën e Thesarit”/ Ministri: U tha punonjësve ekzekutoni pagesat, ose do ju arrestojmë
Breaking Views

“Një prokuror rrethi dërgoi OPGJ-në në degën e Thesarit”/ Ministri: U tha punonjësve ekzekutoni pagesat, ose do ju arrestojmë

23:10 - 17/09/26

Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka deklaruar në Kuvend se një prokuror rrethi ka dërguar oficerin e policisë gjyqësore në degën...

Lexo më shumë
Tre të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident në Greqi, dy të tjerë në gjendje të rëndë

Tre të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident në Greqi, dy të tjerë në gjendje të rëndë

22:38 - 17/09/26
“Arrestoni Edi Ramën, lironi qytetarët!”-Protestuesit rrethojnë Komisariatin Nr. 1

“Arrestoni Edi Ramën, lironi qytetarët!”-Protestuesit rrethojnë Komisariatin Nr. 1

22:16 - 17/09/26
Nis marshimi i protestuesve drejt Komisariatit 1, një autobot vendoset pranë turmës, policia në hyrje të Kuvendit

Nis marshimi i protestuesve drejt Komisariatit 1, një autobot vendoset pranë turmës, policia në hyrje të Kuvendit

22:01 - 17/09/26
Rama viziton papritur Malin Athos në Greqi! A po e merr si model për Shtetin Bektashi?

Rama viziton papritur Malin Athos në Greqi! A po e merr si model për Shtetin Bektashi?

21:12 - 17/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com