GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gazetari: Ja për sa minuta e kreu grabitjen Rozeta Dobi

23:02 - 09/01/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“E urreja”, pastruesja tregon pse grabiti banesën e Alda Klosit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shuma e saktë e sekuestruar në shtëpinë e Rozeta Dobit është përllogaritet 480,260 Euro. Kështu ka deklaruar gazetari i Tv Klan Merin Maçi, në një lidhje live për emisionin Opinion.

“Bëhet fjalë për 480,260 Euro, bëhet fjalë për para cash e cila është konvertuar nga të gjitha vlerat monetare që janë gjetur në dy fazat e operacionit në shtëpi. Kjo shumë përllogaritet më shumë për shkak të sendeve të çmuara që janë gjetur gjithashtu”, u shpreh ai.

Dinamika

Gazetari ka sqaruar edhe dinamikën se si ka nisur e gjithë kjo histori. Sipas tij, grabitja ka ndodhur më 15 Dhjetor, që korrenspondon me ditën e mërkurë, ndërsa pastruesja Rozeta Dobi shkonte për punë në shtëpinë e ish-zyrtares Alda Klosi çdo ditë të hënë.

Bazuar në pamjet filmike të rrugës, hetuesit kanë dalë në përfundimin se Rozeta Dobi e kreu vjedhjen e mijëra Eurove brenda 30 minutave.

Djali Havier Dobi 

Ndërsa djali i saj, Havier Dobi, gjatë këtij momenti, priste poshtë pallatit në makinë.

“Më 15 Dhjetor është zanafilla e gjithë këtij operacioni që ju desh policisë për 3 javë për të fajësuar dhe për të vënë përpara përgjegjësisë nënë e bir. Ka qenë vajza e mitur e ish-zyrtares dhe ish-shefes së kabinetit të z.Arben Ahmetaj e cila ka konstatuar që dera e banesës së saj në “rrugën e Kosovarëve”… Nga momenti që është bërë denoncimi, fillimisht ka qenë një telefonatë në sallë operative, nga ana e policisë janë marrë dëshmitë e vajzës por dhe të zonjës së shtëpisë, znj. Alda Klosi. Që në momentet e para ajo ka hedhur një hije dyshimi tek Rozeta Dobi për shkak se ishte i vetmi person që posedonte një kopje të çelësit të apartamentit të marrë me qira prej rreth 2 muajsh. Edhe në dëshminë e parë të marrë nga ana e zonjës Dobi e cila ka mohuar kategorikisht përfshirjen momentet e para në këtë vjedhje, ajo ka rrëfyer se pastrimin tek zonja Alda Klosi e bënte çdo ditë të hënë. Ndërkohë që vjedhja është kryer më 15 Dhjetor, që përkon me ditën e mërkurë. Kjo ka shtuar dyshimet pse ajo është paraqitur në apartamentin e marrë me qira. Kanë qenë kamera filmike në “rrugën e Kosovarëve”. Në të gjithë momentin që është kryer vjedhja në banesë, të paktën e vlerës 120 mijë Euro për të cilën policia sot i posedon dhe i emërton si para të cilat janë denoncuar dhe nga zonja Alda Klosi, është një vjedhje e kryer përnjëherësh. Dhe i është dashur zonjës Dobi rreth 30 minuta për të kryer këtë vjedhje. Në vjedhje nuk ka marrë pjesë Havier Dobi, djali i saj, por ai ka qëndruar në pjesën e jashtme të pallatit duke pritur në një prej automjeteve që posedonte, nënën e tij. Kjo ka evidentuar dhe rolin që ai ka patur në këtë vjedhje prandaj është cilësuar si bashkëpunëtor në vjedhjen e kryer”, u shpreh gazetari Maçi. /tvklan.al

Etiketa: DobigazetariRozeta

Lajme të lidhura

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali
Aktualitet

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet
Aktualitet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë
Aktualitet

Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë

15:48 - 01/04/26
Para
FOTO e 36-vjeçarit me kallashnikov mbi bagazhin e Audit

FOTO e 36-vjeçarit me kallashnikov mbi bagazhin e Audit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com