GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Me jetën e njeriut nuk bëhet pazar”/ Gazetari Osman Stafa: Shqipëria është vjedhur, kupa është mbushur

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Me jetën e njeriut nuk bëhet pazar”/ Gazetari Osman Stafa: Shqipëria është vjedhur, kupa është mbushur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetari Osman Stafa ka folur gjatë protestës së 96-të kundër qeverisë së Edi Ramës, duke u ndalur te problematikat në sistemin shëndetësor dhe situata me të cilën përballen pacientët.

Stafa kritikoi kushtet në spitalin Onkologjik, duke pretenduar se pacientët përballen me mungesa ilaçesh dhe aparaturash. Ai u ndal veçanërisht te pacientët që vuajnë nga kanceri, duke deklaruar se mungesa e shërbimeve diagnostikuese rëndon mbi ta.

Gazetari tha se do të vijojë të ngrejë zërin për problemet në shëndetësi, duke theksuar se bëhet fjalë për jetën e qytetarëve.

Në vijim, Stafa kritikoi edhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama për platformën “Pasqyra”, duke ngritur pikëpyetje mbi premtimet për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve.

“Qytetarët duhet të përballen në spitalin Onkologjik me mungesa ilaçesh e aparaturash. Dha dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë Evis Sala dhe tha se kam bërë arritje në shëndetësi, por turp t’i vijë sepse asgjë nuk bëri.

Pacientë që vuajnë nga kanceri nuk kanë pet scan. Nuk do lodhem duke i thënë sepse është jeta e njeriut në mes. Është misioni që un kam marrë. Sepse me jetën e njeriut nuk bëhet pazar. Kupa është mbushur dhe nuk mban më…Po arrestojnë djem e vajza sepse kërkojnë një Shqipëri pa korrupsion. Këta u vënë pranga…Këta nuk munden dot t’i vendosin pranga shpresës.

Shpresa është zgjuar tek shqiptarët, dhe shqiptarët duhet t’i dalin zot vetës. Doli kryeministri sot dhe thotë “Pasqyra” do jetë platformë që do zgjidhë hallet e shqiptarëve. Si mundet një kryeministër 4 mandatet dhe thotë do të zgjidhë hallet e shqiptarëve. Shqipëria është vjedhur dhe këta nuk janë ngopur. Ky vend meriton më shumë.

Ky shesh është basti i fundit për Shqipërinë, o ky vend bëhet, ose korrupsioni do e mbulojë. Rinia e ka në dorë, ju e keni në dorë. Duhet të reagoni”, shtoi ai.

 

Etiketa: Kryesore1Osman StafaprotestaShqiperia e vjedhur

Lajme të lidhura

THE TIMES: Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën, as gjobat e rënda nuk do t’i ndalojnë më
Aktualitet

THE TIMES: Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën, as gjobat e rënda nuk do t’i ndalojnë më

12:36 - 05/11/26
Miliona euro në lojë për projektet mjedisore, Zhupa: Po kthehet në fond qokash për të preferuarit e partisë
Aktualitet

Ina Zhupa përplaset me socialistët: Mbaroj për letrat nga burgu ku hani kokat me njëri-tjetrin! Ju shtoftë inati

12:28 - 05/11/26
GJKKO rrëzon tri kërkesat e Metës, dërgon për verifikim pretendimet për përgjime te “313”
Aktualitet

GJKKO rrëzon tri kërkesat e Metës, dërgon për verifikim pretendimet për përgjime te “313”

12:20 - 05/11/26
Para
Protestuesit marshojnë drejt Komisariatit nr. 3, thirrje për lirimin e aktivistëve të ndaluar: Arrestoni Ramën, lironi qytetarët!

Protestuesit marshojnë drejt Komisariatit nr. 3, thirrje për lirimin e aktivistëve të ndaluar: Arrestoni Ramën, lironi qytetarët!

Discussion about this post

TË FUNDIT

THE TIMES: Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën, as gjobat e rënda nuk do t’i ndalojnë më
Aktualitet

THE TIMES: Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën, as gjobat e rënda nuk do t’i ndalojnë më

12:36 - 05/11/26

Studentët akuzojnë Edi Ramën për klientelizëm dhe kapje të shtetit — dhe pretendojnë se duhet të paguajnë ryshfet për të...

Lexo më shumë
Miliona euro në lojë për projektet mjedisore, Zhupa: Po kthehet në fond qokash për të preferuarit e partisë

Ina Zhupa përplaset me socialistët: Mbaroj për letrat nga burgu ku hani kokat me njëri-tjetrin! Ju shtoftë inati

12:28 - 05/11/26
GJKKO rrëzon tri kërkesat e Metës, dërgon për verifikim pretendimet për përgjime te “313”

GJKKO rrëzon tri kërkesat e Metës, dërgon për verifikim pretendimet për përgjime te “313”

12:20 - 05/11/26
Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, rritet nafta

Bordi i Ramës ndryshon e çmimin e karburanteve, ja sa do shitet nafta dhe benzina

12:15 - 05/11/26
Shuhen shpresat e tifozëve kuqezi, ndeshja me Bjellorusinë do të luhet pa spektatorë në Budapest

Shuhen shpresat e tifozëve kuqezi, ndeshja me Bjellorusinë do të luhet pa spektatorë në Budapest

11:43 - 05/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com