GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gazetari publikon dokumentat: Vëllai tjetër i Fatmir Xhafës, ortak me trafikantë droge

15:13 - 27/09/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Gazetari publikon dokumentat: Vëllai tjetër i Fatmir Xhafës, ortak me trafikantë droge
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp
Gazetari i kronikës, Flamur Vezaj, ka sjellë sot disa fakte dhe dokumenta që tregojnë se vëllai tjetër i ish ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka ngritur biznese duke bërë ortakëri me individë të dënuar për trafik droge dhe grabitje.
Vezaj ngre pikëpyetjen e madhe se përse SPAK nuk ka vepruar dhe nuk vepron në një rast të pastër të kompetencës që buron nga ligji antimafia, ku Fatmir Xhafaj, “babai” i reformës në drejtësi, do të duhej të hetoj për shkak të veprimtarisë së vëllezërve të tij, Geronit të dënuar për trafik droge në Itali dhe vëllait tjetër Alban Qazimi, si ortak me trafikantë droge.

Më poshtë shkrimi i plotë i Flamur Vezajt:

“Alban Qazimi është vëllai tjetër i ish-ministrit të Brendshëm dhe të Drejtësisë, Fatmir Xhafa. Që nga viti 2013, ai është pjesë e përmbaruesve privatë dhe ortak biznesi me shtetasin Tedi Malaveci, i dënuar për trafik droge në Holandë dhe ish-drejtor i Përgjithshëm i Përmbarimit në kohën kur Xhafa drejtonte Drejtësinë.

Malaveci, edhe pse i dënuar për drogë dhe subjekt i ligjit antimafia, është kryetar i Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve të Shqipërisë, e SPAK-u nuk e heton!

Peut être une image de plan et texte

Sipas ligjit antimafia, SPAK-u duhet të hetojë Xhafën për shkak të vëllait të tij, Gerontit, i dënuar për trafik droge, por edhe vëllait tjetër, Alban Qazimit, si familjar apo si ortak me trafikantë droge. Por SPAK-u nuk e bën se ka frikë ‘pushtetin’ e Fatmir Xhafës tek njerëzit e drejtësisë. Përveç se është ortak me Malavecin, i dënuar për trafik droge, Alban Qazimi, vëllai i Fatmirit, është gjithashtu ortak edhe me një grabitës floriri.

Shtetasi Florjand Hida, sipas QKB-së (shih fotot), është ortak në kompaninë e ndërtimit ‘Megaron’ shpk që nga qershori i vitit 2023. Hida rezulton i arrestuar në maj të vitit 2011 së bashku me dy persona të tjerë (K.Ç. dhe E.S.) për grabitjen e 176 unazave të floririt në Durrës, me vlerë mbi 30 milionë lekë (shih fotot). Pra, një grabitës është tani ortak biznesi në ndërtim me vëllain e ish-ministrit Xhafa.

Peut être une image de texte

Përveç biznesit me vëllain e ish-ministrit, Florjand Hida rezulton sipas QKB-së edhe ortak në një kompani me shtrirje të gjerë biznesi me emrin ‘ENLED’, bashkë me shtetasin Enio Haxhiu (shih fotot). Ky i fundit është djali i Bashkim Haxhiut, i shpallur në kërkim nga SPAK-u për atentatin e dështuar të vitit 2019 për vrasjen e Plaurent Dervishit dhe Julian Meçes. Bashkim Haxhiu njihet si pjesë e grupit famëkeq të Astrit Gjepalit, ky i fundit i vrarë më 16 janar 2014, si dhe anëtar i bandës së Durrësit.

Peut être une image de talon de billet, plan et texte

Peut être une image de talon de billet et texte

Pra, Alban Qazimi, vëllai i trafikantit të drogës Geront Xhafa dhe njëkohësisht vëllai i ish-ministrit të Brendshëm dhe Drejtësisë, Fatmir Xhafa, nuk hetohet nga SPAK për ligjin antimafia dhe vazhdon të bëjë biznes me trafikantë droge dhe grabitës floriri. Pse SPAK nuk vepron?”.

Etiketa: Fatmir xhafa

Lajme të lidhura

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri
Aktualitet

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri

21:43 - 25/12/25
Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari
Aktualitet

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari

20:50 - 25/12/25
Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë
Aktualitet

Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë

20:11 - 25/12/25
Para
Trafiku ndërkombëtar i drogës, Gjykata e Durrësit lë në qeli Jurgen Kaçurrin dhe Arjanit Malokun

Trafiku ndërkombëtar i drogës, Gjykata e Durrësit lë në qeli Jurgen Kaçurrin dhe Arjanit Malokun

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
Breaking Views

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

22:19 - 25/12/25

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Ilir Alimehmeti ka deklaruar se Shqipëria preket drejtpërdrejt nga ligj i nënshkruar së...

Lexo më shumë
Pjerin Ndreu: Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen

Pjerin Ndreu: Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen

21:56 - 25/12/25
Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri

21:43 - 25/12/25
Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin

21:21 - 25/12/25
Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari

20:50 - 25/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com