GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gazetarja: Drejtorin e Policisë e zgjodhën grupet kriminale të Durrësit

10:12 - 01/10/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Nga akuzat për lidhje me krimin te njollat në karrierë/ Kush është Ilir Proda, i zgjedhuri si kryepolici i ri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, deklaroi se drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, që pritet të jetë Ilir Proda, e kanë zgjedhur bandat kriminale të Durrësit.

Ajo e konsideroi si garë fiktive, pa asnjë lloj transparence dhe vetëm për propagandë, procesin e bërë nga Ministria e Brendshme për të zgjedhur kryepolicin e ri.

“Ishte një konkurs fiktiv, një garë e paracaktuar, e ndikuar nga grupe interesi, e ndikuar nga krimi i organizuar, grupet kriminale të Durrësit. Nëse do të marrë votëbesimin në qeveri, uroj të japë prova për të kundërtën, që nuk është i ndikuar nga krimi i organizuar. Nuk u bë asnjë transparencë, nuk dëgjuam asnjë nga kandidatët, të ketë një intervistë publike, të kuptojmë aftësitë e gjithësecilit.

Nuk pamë CV-të, nuk pamë strategjinë apo platformën për drejtimin e Policisë së Shtetit. Na u tha janë disa njerëz, komision që drejtohet nga zv.ministri i brendshëm, se si funksionoi, nuk pamë asgjë. Nuk doli kryetari i komisionit të thoshte: pikëzimi u vendos mbi bazën e posteve që kishin mbajtur, rezultatet pozitive që kanë patur, aksionet e suksesshme, etj.

Nuk dua ta paragjykoj zotin Proda, por fakti që ka patur proces fiktiv, që kryeministri ka preferuar të takojë disa nga kandidatët, njërin prej të cilëve e ka takuar dje, mes tyre ka takuar edhe zotin Proda. Ka qenë garë fiktive, propagandë. Në mendjen e KM ka qenë zoti Proda.

Më shqetëson që procesi nuk ka qenë transparent, e dimë se çfarë lufte bërrylash dhe fake news ka patur për kandidatët. Zoti Proda, nëse e merr votën, sepse janë dërguar edhe emra të tjerë.  Ka qenë një farsë dhe propagandë. Pra të ketë ndikime deri te krimi i organizuar. Nuk e kuptoj se si kryeministri thërret në takim disa prej kandidatëve, faktet janë aty. Thërret disa prej tyre në takim dhe në fund fare…  Vetëm nëse zoti Proda do të japë ndonjë rezultat të jashtëzakonshëm, sepse do të ecë me idenë se ka ardhur si pasojë e një procesi të manipuluar”-tha Lala.

Etiketa: ilir prodaPolicia e Shtetit

Lajme të lidhura

Dyshohet se nuk u ushqye me gji nga e ëma, ndërron jetë foshnja nga Korça
Aktualitet

Dyshohet se nuk u ushqye me gji nga e ëma, ndërron jetë foshnja nga Korça

09:29 - 15/03/26
Makina e agjentit të krimeve hidhet në erë në Lezhë, policia jep detaje
Aktualitet

Makina e agjentit të krimeve hidhet në erë në Lezhë, policia jep detaje

09:09 - 15/03/26
Atentat me tritol në Lezhë, shpërthen makina e një agjenti krimesh
Aktualitet

Atentat me tritol në Lezhë, shpërthen makina e një agjenti krimesh

07:31 - 15/03/26
Para
Përshkallëzimi i aksionit opozitar, ministri Ervin Hoxha kërcënon deputetët e opozitës

Përshkallëzimi i aksionit opozitar, ministri Ervin Hoxha kërcënon deputetët e opozitës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Masakra e Gërdecit, del sërish emri i Shkëlzen Berishës, ndërsa  vazhdon gjyqi pa fund për Mediun
Breaking Views

Masakra e Gërdecit, del sërish emri i Shkëlzen Berishës, ndërsa vazhdon gjyqi pa fund për Mediun

10:10 - 15/03/26

Pas 18 viteve nga Masakra e Gërdecit, qe rezultoi me 26 viktima dhe qindra të tjere të plagosur dhe të...

Lexo më shumë
Rama: Shteti do të ndërhyjë për stabilizimin e tregut të naftës

Rama: Shteti do të ndërhyjë për stabilizimin e tregut të naftës

09:56 - 15/03/26
Dyshohet se nuk u ushqye me gji nga e ëma, ndërron jetë foshnja nga Korça

Dyshohet se nuk u ushqye me gji nga e ëma, ndërron jetë foshnja nga Korça

09:29 - 15/03/26
Makina e agjentit të krimeve hidhet në erë në Lezhë, policia jep detaje

Makina e agjentit të krimeve hidhet në erë në Lezhë, policia jep detaje

09:09 - 15/03/26
Atentat me tritol në Lezhë, shpërthen makina e një agjenti krimesh

Atentat me tritol në Lezhë, shpërthen makina e një agjenti krimesh

07:31 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com