GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Gazetarja: Lekët e inceneratorëve shkojnë në Zimbabve

17:58 - 21/11/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gazetarja: Lekët e inceneratorëve shkojnë në Zimbabve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetarja Ola Xama deklaroi në studion e emisionit “MCN Economy” se pavarësisht se janë investuar miliona euro për inceneratorët e megjithatë sasia e mbetjeve që incenerohet është minimale.

Duke vijuar shpjegimin e saj, Xama tha se nga hetimet prokuroria e ka lidhur inceneratorin e Fierit me atë Tiranës.

Më tej, Xama tha se pronarët e kompanive koncensionare po shkojnë të investojnë në Zimbabve paratë që marrin nga Tirana pasi ndihen komod që s’do penalizohen.

Duhet të kishin përfunduar të 4 impiantet e incenerimeve dhe në fakt asnjë nga impiantet s’ka përfunduar. Inceneratori i Tiranës ka marrë 60 milionë euro. Është realizuar vetëm 20% e 140 milionë euro invenstimeve. Koncesionari ka shpenzuar 30 milionë euro në rastin më të mirë. Fitimi i tij nëse shtojmë dhe shpenzimet operative është 20 milionë euro. Ajo që Ibrahimaj tha në verë, nuk na del e konkluduar as me raportet zyrtare. Po të marrim raportin e agjencisë së koncensioneve. Thuhet se janë realizuar 27% e punimeve, ndërkohë që ministrja në korrik të 2021 thotë që janë investuar më pak se 20%. Sipas asaj që thuhet është që pjesët e impianteve janë porositur, faturat janë, jemi me këtë variant që në 2020. Po të shohim përtej varianteve zyrtare. Kjo kompani kontrollohet nga Zoto dhe Mërtiri.

Prokuroria e ka lidhur Inceneratorin e Fierit me atë të Tiranës. Në Zimbabve të njëjtët pronarë kanë shkuar të marrin kontrata të njëjta dhe këto para që po marrin nga Tirana po shkojnë t’i investojnë atje, pasi ndihen komod që  s’do penalizohen. Jemi me vonesë minimalisht 4 vjet. Kompania koncesionare dhe autoritetet kontraktore thonë që ka pasur vonesa në marrjen e lejes së ndërtimit d e lejen mjedisore. Kush e ka fajin?

Po të marrim raportin e agjencisë së koncensioneve. Thuhet se janë realizuar 27% e punimeve, ndërkohë që ministrja në korrik të 2021 thotë që janë investuar më pak se 20%. Është koncensionari që s’ka plotësuar kushtet. Sipas kontratës thuhet se në mesin e dytë të operimit duhet të jetë gati impianti i parë që inceneron mbetjet. Dhe në bazë të shtyrjes së kontratës koncensionari duhet të kishte përfunduar impiantit e dytë , sot aty bëhet kapsulim i mbetjeve por në asnjë rast. Kemi miliona euro të investuara dhe sasia e mbetjeve që incenerohet është minimale.

Kostot e incenerimet janë të larta dhe privati po paguhet për incenerim, ndërkohë që po bëhet kapsulim, kostoja është 12.5 euro për ton. Po marrin 2.2 herë më shumë mbetje për kapsulim.

Më tej, Ola Xama tha se inceneratori i Tiranës është një skemë mashtrimi që kap 40 kompani.

Vetë inceneratori i Tiranës është i përfshirë në skemën e mashtrimit me TVSH dhe është ende nën hetim. Inceneratori i Tiranës, “Integrated Energy”, është skemë mashtrimi që kap 40 kompani. Kur pyetëm në Prokurori na thanë që çështja është ndarë në disa hetime. Kontratat ka qenë që ata të investonin dhe shteti t’ia jepte më pas.

Edhe me lejet e vonuara s’kemi asnjë impiant të përfunduar. Vetë qeveria na jep shifra të ndryshme dhe koncesionari s’ka përfunduar investimet. Qeveria ia zgjeron objektin e koncensionit, i kalon kontratën e Durrësit dhe Të Tiranës. Sasia e mbetjeve që janë përpunuar nga Kavaja dhe Durrësi janë të barabarta në sasi. Si i ka dalë ekonomiciteti? Kavaja është në gjendje falimenti. Situata që nuk dihet se ku janë rrënjët dhe të zbulosh aferën.

Etiketa: koncensioneparateXamaZimbabve

Lajme të lidhura

Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!
Aktualitet

Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!

20:07 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat
Aktualitet

“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat

19:20 - 31/01/26
“Rroftë dashnorja”/ Këlliçi i kthehet Ramës: Vajzat dhe gratë shqiptare nuk janë dashnoret e politikës
Aktualitet

Këlliçi: Rama tani ka kaluar në akte mafioze, koha për të ndalur këtë bandit

17:36 - 31/01/26
Para
Bombardohet Turqia, të paktën 3 viktima

Bombardohet Turqia, të paktën 3 viktima

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!
Aktualitet

Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!

20:07 - 31/01/26

Punimet për rrugën Kombinat–Ndroq–Plepa po ecin “me ritme të qëndrueshme”, ndërsa autoritetet raportojnë se është realizuar 86% e punimeve në...

Lexo më shumë
Dhuna barbare ndaj çiftit në Durrës, ngujohet familja: Kemi frikë të dalim se autorët lëvizin të lirë

Dhuna barbare ndaj çiftit në Durrës, ngujohet familja: Kemi frikë të dalim se autorët lëvizin të lirë

19:47 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat

“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat

19:20 - 31/01/26
101 minuta “dramë” në kryeqytet, Elbasani shokon Partizanin në fund!

101 minuta “dramë” në kryeqytet, Elbasani shokon Partizanin në fund!

19:03 - 31/01/26
Qindra tifozë në aeroport, Rei Manaj pritet si hero pas rikthimit në Turqi

Qindra tifozë në aeroport, Rei Manaj pritet si hero pas rikthimit në Turqi

18:41 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com