GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gazetarja: Problemi më i madh me aeroportin e Vlorës është penal, aty ka ndodhur krim mjedisor

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Gazetarja: Problemi më i madh me aeroportin e Vlorës është penal, aty ka ndodhur krim mjedisor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetarja Ola Xama ka reaguar në lidhje me “show” e dhuruar ditën e sotme nga Edi Rama, ku uli si test një avion të vogël privat në aeroportin e Vlorës, ndërkohë që aeroporti është ende i papërfunduar

Përmes një postimi në rrjetet sociale ajo rendit problematikat, ku thotë se problemi më i madh është penal, pasi aty ka ndodhur një krim mjedisor, pasi prek zonën Vjosë-Nartë që sipas ligjit 81/2017 ka statusin “Peizazh i Mbrojtur”, kategoria e pestë.

Sipas Ola Xamës, ajo zonjë njihet për shpendët shtegtarë të cilët mund të përbëjnë rrezik për sigurinë e udhëtimeve, por dhe largimin e këtyre specieve si pasojë e zaptimit të hapësirës nga avionët.

Gazetarja thotë dhe se krimi i dytë është pa leje, pasi sipas saj, kryetar i Këshillit Kombëtar të Territorit, Edi Rama ka firmosur lejen e ndërtimit për Aeroportin e Vlorës në datën 7 shkurt 2023, por punimet kanë nisur më 28 nëntor 2022.

Ola Xama shkruan se problem edhe se kur gënjehet nga Belinda Balluku se vepra është marrë në dorëzim. Sipas gazetares, aeroporti nuk është marrë në dorëzim se nuk është i shtetit, por i privatit dhe shteti e merr pas 35 vjetësh, teksa po ashtu edhe punimet nuk kanë përfunduar.

Postimi i plotë:

 

Problemi më i madh me aeroportin e Vlorës nuk është ngritja e një avioni privat për ta shitur veprën si të përfunduar dhe për të fituar pikë elektorale 3 ditë përpara zgjedhjeve. Kjo metodë tregon thjesht vjetërsinë e mendësisë politike që nuk ka ndryshuar aspak në vendin tonë gjatë 2 dekadave të fundit.

 

Problemi nuk është as kur gënjehet nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë se vepra është marrë në dorëzim. Aeroporti nuk është marrë në dorëzim se nuk është i shtetit, por i privatit dhe shteti e merr pas 35 vjetësh. Punimet për aeroportin po ashtu nuk janë kolauduar dhe nuk quhet i përfunduar.

 

Problemi me aeroportin e Vlorës është penal. Aty ka ndodhur krim mjedisor sepse avionët do të fluturojnë mbi një zonë të mbrojtur, të njohur për shpendët shtegtarë të cilët mund të përbëjnë rrezik për sigurinë e udhëtimeve, por dhe largimin e këtyre specieve si pasojë e zaptimit të hapësirës nga avionët.

 

Krimi i dytë është ndërtimi pa leje, i lejuar dhe bekuar nga vetë kryeministri Edi Rama. Si kryetar i Këshillit Kombëtar të Territorit, Edi Rama ka firmosur lejen e ndërtimit për Aeroportin e Vlorës në datën 7 shkurt 2023, por punimet kanë nisur më 28 nëntor 2022. I pranishëm në ceremoni ka qënë vetë kryeministri.

Ndaj problemi me qeverisjen e Edi Ramës nuk janë premtimet që bën në fushatë dhe inagurimet e rreme në prag të zgjedhjeve. Problemi qëndron te filozofia e qeverisjes dhe raporti që ka me zbatimin e ligjit- ligji shkelet hapur ‘live’ në televizor- ndërsa në burg shkojnë ata që rregullojnë çatinë.

 

Etiketa: Aeroporti i Vlores

Lajme të lidhura

Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete: Tre persona të plagosur
Aktualitet

Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete: Tre persona të plagosur

22:08 - 12/07/26
Edhe turistët i bashkohen revoltës te Kryeministria, qytetari suedez: Merrni fatet e kombit në dorë!
Aktualitet

Edhe turistët i bashkohen revoltës te Kryeministria, qytetari suedez: Merrni fatet e kombit në dorë!

20:26 - 12/07/26
Protesta e 43-të kundër qeverisë, pankarta ironike për Ramën: “I këndoi hoxha në vesh, i këndoi dhe Kanye West”
Aktualitet

Protesta e 43-të kundër qeverisë, pankarta ironike për Ramën: “I këndoi hoxha në vesh, i këndoi dhe Kanye West”

19:53 - 12/07/26
Para
“Balluku po përdor ‘Tan Leprin’ për të blerë vota”/ Bardhi: SPAK po hesht

“Balluku po përdor ‘Tan Leprin’ për të blerë vota”/ Bardhi: SPAK po hesht

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend
Breaking Views

“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend

23:00 - 12/07/26

Partia Demokratike ka vendosur të mos marrë pjesë në seancën plenare të ditës së nesërme në Kuvend. Ky vendim është...

Lexo më shumë
Kryeministri Rama bllokon komentet e qytetarëve në rrjetet e tij sociale

Kryeministri Rama bllokon komentet e qytetarëve në rrjetet e tij sociale

22:43 - 12/07/26
‘Sundance Festival’ në Zvërnec, Rama provokon sërish protestuesit

‘Sundance Festival’ në Zvërnec, Rama provokon sërish protestuesit

22:28 - 12/07/26
Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete: Tre persona të plagosur

Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete: Tre persona të plagosur

22:08 - 12/07/26
“Kryeministri luan kartën e provokimit me Kanye West” – Gazeta zvicerane “Le Temps”i bën jehonë portestës në Shqipëri

“Kryeministri luan kartën e provokimit me Kanye West” – Gazeta zvicerane “Le Temps”i bën jehonë portestës në Shqipëri

20:54 - 12/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com