GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Gazetarja u dhunua nga policia, Gjekmarkaj: Kush prek njerëzit e medias të ndëshkohet

12:28 - 08/11/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gazetarja u dhunua nga policia, Gjekmarkaj: Kush prek njerëzit e medias të ndëshkohet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Komisionit Agron Gjekmarkaj, në mbledhjen e komisionit të medias, ka reaguar ashpër lidhur me dhunën ndaj gazetares Anila Hoxha dhe operatorit Endri Aga të cilët ishin duke raportuar për vrasjen e biznesmenit Hoxha në Tiranë

Agron Gjekmarkaj tha se sulmi nga efektivët e policisë ndaj njerëzve të medias ndodhi pa arsye, ndërsa ata ishin në krye të detyrës. Ndërsa ngre zërin se ky veprim duhet dënuar, pavarësisht ngjyrimeve politike ai e ka konsideruar ndër të tjera këtë veprim nga ana e policisë, të shëmtuar.

“Të dënojmë këtë ngjarje të rëndë. Ne e kemi edhe në Kodin zakonor, që lajmësi është gjithmonë në besë dhe duhet të jetë gjithmonë i garantuar. Është moment i trishtuar, kur pikërisht në përpjekjen e vet për të transmetuar të vërtetën dhe për të përcjellë lajmin tek shoqëria, në krye të detyrës, gazetarja sulmohet pikërisht nga ata që duhej të ishin mbrojtësit e gazetarëve, në këtë rast, një polic. Pa ngjyrime të djathtë apo të majtë, ne biem dakord që ishte një akt i shëmtuar, një akt që duhet dënuar”– tha Gjekmarkaj.

Kryetari i Komisionit të Medias i bëri thirrje Ministrit të Brendshëm dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë të reflektojnë nga ngjarje të tilla që vënë në rrezik jetën e gazetarëve.

“Është një akt që kërkon një reflektim për atë çfarë është trupa policore në Shqipëri. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ministri i Brendshëm, do të duhej ta rishikonin trupën e tyre, çfarë kanë rekrutuar në këto vite, sepse për hir të së vërtetës, në 30 vite liri shpeshherë policia i ka bërë betejat e veta, por shpeshherë është ngritur edhe kundër moralit qytetar me pjesëmarrës të padëshiruar që ka patur aty dhe ka ende, të cilët janë rekrutuar jashtë çdo kriteri profesional dhe njerëzor”.

Kryetari i Komisionit parlamentar të medias kërkoi ndëshkimin nga drejtësia të kujtdo që dhunon gazetarët në krye të detyrës.

Etiketa: Agron Gjekmarkaj

Lajme të lidhura

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…
Breaking Views

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26
Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores
Breaking Views

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

14:39 - 02/04/26
Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane, reagon Presidenti: Këshilli i Sigurisë nuk…
Breaking Views

Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane, reagon Presidenti: Këshilli i Sigurisë nuk…

13:41 - 02/04/26
Para
Ndahet nga jeta vëllai i ish-deputetit të LSI: Humbëm shtyllën tonë

Ndahet nga jeta vëllai i ish-deputetit të LSI: Humbëm shtyllën tonë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…
Breaking Views

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26

Një tjetër moment tensioni në sallën e Kuvendit ishte mes deputetes së PD Elda Hoti dhe asaj të PS Bora...

Lexo më shumë
Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

14:39 - 02/04/26
Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26
Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria

Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria

14:03 - 02/04/26
Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane, reagon Presidenti: Këshilli i Sigurisë nuk…

Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane, reagon Presidenti: Këshilli i Sigurisë nuk…

13:41 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com