GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Gazmend Bardhi akuzon PS për blerje votash

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gazmend Bardhi akuzon PS për blerje votash
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi  akuzon për blerje votash dhe shantazh shumicën socialiste që fitoi mandatin e tretë.

“Për 4 muaj Elbasani u bë shtëpia ime, dhe do të ngelet qyteti i zemrës edhe pas përfundimit të këtij procesi zgjedhor. Mikpritja dhe hapja e dyerve, qytetaria, kultura dhe dashuria për vendin e elbasanllinjve ishin gjëja më frymëzuese e kësaj fushate për mua.  

Ne zgjodhëm të ishim krah njerëzve në këtë fushatë dhe të fitonim besimin e tyre pa asnjë presion, shantazh, blerje apo keqpërdorim. Ndërkohë, e vetmja alternativë e palës tjetër ishte dhuna, shantazhi, keqpërdorimi i shtetit, përdorimi i parave të pista, shpifjet dhe sajesat.

Për fat të keq, nga nxitja e Partisë Socialiste për dhunë, në këtë rrugëtim pati edhe ngjarje shumë të rënda. Si drejtues i fushatës së Partisë Demokratike në Elbasan, 21 Prilli ka qenë dita më e vështirë e jetës time. Humbja e jetës së një prindi dhe plagosja e 4 qytetarëve të tjerë, është një ngjarje që më ka tronditur thellë, pavarësisht rrethanave sesi ka ndodhur dhe përgjegjësi e kujt ishte. Çdo njëri prej nesh, përpara se të jetë politikan, është njeri, dhe tek unë qënia njeri është shumë herë më e fortë sesa roli si politikan.

I jam mirënjohës nga zemra atyre që na besuan. Mirënjohje pa kufi për të rinjtë e të rejat, për ekipin, për strukturat e PD, për demokratët që luftuan e rezistuan deri në fund, në një terren ku manipulimi, blerja e votës dhe kërcënimi ishin në maksimumin e vet.

Jam i bindur që Elbasani e ka forcën për ta nxjerrë të keqen nga vetja, dhe nuk do të nënshtrohet megjithë makinerinë e mbrapshtë që përdoret për pushtet e interesa personale. Unë e kolegët e mi do të jemi në krah të këtij qyteti e në krah të qytetarëve, në çdo rrethanë dhe në çdo moment, për ti kthyer besimin që na është dhënë” shkruan Bardhi. Në qarkun e Elbasanit, PD mori 6 mandate dhe PS 8.

Lajme të lidhura

Qytetari: Nesër të mblidhemi para Kuvendit, të ndalojmë votimin e ligjeve që masakrojnë Shqipërinë
Aktualitet

Qytetari: Nesër të mblidhemi para Kuvendit, të ndalojmë votimin e ligjeve që masakrojnë Shqipërinë

21:01 - 04/10/26
“Shqipëria po bën revolucion”, mbyllen fjalimet te Kryeministria, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Aktualitet

“Shqipëria po bën revolucion”, mbyllen fjalimet te Kryeministria, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

20:48 - 04/10/26
Mjeku Ermal Pashaj: Mos i katandisni njerëzit të ikin nga Shqipëria!
Aktualitet

Mjeku Ermal Pashaj: Mos i katandisni njerëzit të ikin nga Shqipëria!

20:30 - 04/10/26
Para
Tabaku akuzon PS për krim zgjedhor

Tabaku akuzon PS për krim zgjedhor

TË FUNDIT

Qytetari: Nesër të mblidhemi para Kuvendit, të ndalojmë votimin e ligjeve që masakrojnë Shqipërinë
Aktualitet

Qytetari: Nesër të mblidhemi para Kuvendit, të ndalojmë votimin e ligjeve që masakrojnë Shqipërinë

21:01 - 04/10/26

Gjatë protestës së 127-të kundër Qeverisë, një prej protestuesve u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në tubime, jo...

Lexo më shumë
“Shqipëria po bën revolucion”, mbyllen fjalimet te Kryeministria, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

“Shqipëria po bën revolucion”, mbyllen fjalimet te Kryeministria, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

20:48 - 04/10/26
Mjeku Ermal Pashaj: Mos i katandisni njerëzit të ikin nga Shqipëria!

Mjeku Ermal Pashaj: Mos i katandisni njerëzit të ikin nga Shqipëria!

20:30 - 04/10/26
Protestuesi: Përse nuk shqyrtohen pronat e deputetëve? Të bëhemi bashkë që të rrëzohet ligji zgjedhor!

Protestuesi: Përse nuk shqyrtohen pronat e deputetëve? Të bëhemi bashkë që të rrëzohet ligji zgjedhor!

20:10 - 04/10/26
Qytetarët ironizojnë me pankarta: Rama me pasqyrë, Bela me skandale! Vila në Sardenja dolën, Kryeministri të shkojë në SPAK

Qytetarët ironizojnë me pankarta: Rama me pasqyrë, Bela me skandale! Vila në Sardenja dolën, Kryeministri të shkojë në SPAK

19:55 - 04/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com