GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Gazment Bardhi bën deklaratën e fortë: Berisha s’do ta mbajë më shumë se 6 muaj PD-në

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Vila 760 mijë euro në Lalz/ Bardhi: Pronari rri ditë-natë me Olsi Ramën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një intervistë për mediat, deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është shprehur i bindur se nëse PD do të vijojë të jetë e përçarë, do të jenë të dobësuar  përballë regjimit të Edi Ramës. Bardhi tha se kush e ka shumicën brenda partisë duhet të testohet në çdo degë të PD-së. Sipas tij, çështja e shumicës në parti mbetet për t’u testuar degë pas dege.

“Ajo që treguan zgjedhjet e 6 marsit ishte se nëse konflikti i brendshëm brenda PD do të vijojë ashtu siç po vijon ne do ishim më të dobësuar përballë atij që kemi mision, kundër Ramës. Basha e bëri një hap pas për demokratët. Fakti që ato i thonë vetes shumicë vazhdojnë, çdo ditë me akte të njëanshme tregon se nuk e kanë kaq të konsiliduar atë që i njohin vetes, shumica brenda PD.  Unë dua të ndajë me ju një detaj:  Aty ku kryetarët e partive që kanë mbështetur dhe mbështesin Bashën u përfshinë në proces zgjedhor, rezultuan se ishin fitues. Çështja e shumicës mbetet për t’u testuar degë pas dege. Nuk jemi ne që po e refuzojmë procesin e përbashkët dhe përballjen me votën, janë ata që e çuajnë veten shumicë” – tha Bardhi.

Ai gjithashtu tha se shumica e grupit parlamentar kërkoi që të nisin një proces të përbashkët, por kjo gjë u refuzua nga pjesa që mbështesin Sali Berishën. Bardhi deklaroi se një pjesë që mbështesin ish-kryeministrin thonë se ky i fundit nuk do ta sjellë partinë në pushtet.  Bardhi zbuloi se në tavolinat e kafeneve, demokratët krah Berishës thonë se ky i fundit do ta mbajë postin 6 muaj e më pas vendin dikujt tjetër.

“Në cilin proces të përfshihemi ne? Ju e dini që në pjesën dërmuese të partisë procesi kishte filluar, pa përfshirë pjesën dërmuese të grupit parlamentar. Ne kërkuam që të ndërtojmë një proces të përbashkët, por u refuzua nga pala që përfaqëson Berisha. Ne i kërkuam Bashës që të bënte një hap pas për interes të demokratëve sepse kanë nevojë të bashkohen, kurajo të cilën këta që i shkojnë pas Berishës, edhe pse e mendojnë dhe e thonë në tavolina se Berisha nuk është e ardhmja e PD. Ka prej tyre që thonë do ta marrë në fillim Berisha, do ta mbajë 6 muaj, 1 vit e më pas e do ik, por nuk guxojnë atë që mendojnë” – tha Bardhi.

 

Etiketa: deklaratafortGazment BardhikryesoreKryesore1PDSali Berisha

Lajme të lidhura

Protestuesit: 53-0, ky është rezultati që kemi kundër pushtetit, po triumfojmë
Breaking Views

Protestuesit: 53-0, ky është rezultati që kemi kundër pushtetit, po triumfojmë

20:15 - 22/07/26
Pankartat pikante nga dita e 53-të e protestës qytetare në Tiranë
Breaking Views

Pankartat pikante nga dita e 53-të e protestës qytetare në Tiranë

20:07 - 22/07/26
PS ‘porosi’ deputetëve socialistë për të mos u larguar nga Tirana/ Një tjetër seancë plenare më 30 korrik
Lajme

PS ‘porosi’ deputetëve socialistë për të mos u larguar nga Tirana/ Një tjetër seancë plenare më 30 korrik

19:43 - 22/07/26
Para
Para pak ditësh erdhi nga Belgjika, zbulohet shkaku i atentatit ndaj Preçit në Lezhë

Para pak ditësh erdhi nga Belgjika, zbulohet shkaku i atentatit ndaj Preçit në Lezhë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dy persona rrahin efektivin e policisë në Shkodër, e godasin me grushte pas një konflikti
Aktualitet

Dy persona rrahin efektivin e policisë në Shkodër, e godasin me grushte pas një konflikti

22:57 - 22/07/26

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen Xhabije të Shkodrës, ku efektivi i Policisë Rrugore Nikolin...

Lexo më shumë
(VIDEO) Pamjet e momentit të aksidentit, betonierja futet me shpejtësi në rrethrrotullim, përplas Audi-n dhe bie nga lartësia

(VIDEO) Pamjet e momentit të aksidentit, betonierja futet me shpejtësi në rrethrrotullim, përplas Audi-n dhe bie nga lartësia

22:18 - 22/07/26
Aksidenti te rrethrrotullimi i TEG, reagon policia: Viktimat janë shtetas të huaj. Zbardhen identitetet

Aksidenti te rrethrrotullimi i TEG, reagon policia: Viktimat janë shtetas të huaj. Zbardhen identitetet

21:14 - 22/07/26
Protestuesit: 53-0, ky është rezultati që kemi kundër pushtetit, po triumfojmë

Protestuesit: 53-0, ky është rezultati që kemi kundër pushtetit, po triumfojmë

20:15 - 22/07/26
Pankartat pikante nga dita e 53-të e protestës qytetare në Tiranë

Pankartat pikante nga dita e 53-të e protestës qytetare në Tiranë

20:07 - 22/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com