GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Gazment Bardhi e tha qartë se Lulzim Basha është një dordolec i ngritur në arën e PS

në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 4 min
A A
Cilët jemi ne shqiptarët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Ndriçim Kulla

“Ra kjo stërtallje dhe u njohëm!”, kjo ishte diçitura e situatës së sotme në parlamentin shqiptar. Që Lulëzim Basha është një fëmijë, në sjellje dhe veprime, kjo dihej, por që ky fëmijë i llastuar i Edi Ramës të arrinte të stërtallej edhe me një parlament kjo vetëm sot u pa. U pa me gjithë pinokërinë e tij, pa iu dridhur qerpiku e duke iu hakërryer bahkëpunëtorit të vet më të afërt dikur, Gazment Bardhit, për të vetmen arsye se ai i do demokratët, i do deputetët që i përfaqësojnë ata dhe që janë shumica dërmuese e grupit parlamentar, e do dhe opozitarizmin demokrat që nuk mund të merret peng nga askush, për të vetmin shkak se është pro-bashkimit të tyre.

U pa më në fund vizioni lulbashian, deri në marrëzinë më piterpanistë që mund të imagjinohej, e u njoh gjithashtu edhe vizioni ediramjan për demokracinë shqiptare, që është kryekëput ajo e një uzurpuesi arrogant, i paskrupullt dhe hakmarrës, nga ata që historia shqiptare s’ka njohur ndonjëherë. Ra kjo stër-hakmarrje e qesharakërisë më bajate, ra kjo stër-arrogancë e frikës më të tmerrshme , o popull demokrat, dhe ne njohëm fytyrën e vërtetë të rregjimit të kapur të McGonigal dhe Partisë së Bashës të kapur te Muzzin, që nuk po lënë budallalëk pa bërë vetëm e vetëm që mos ia lënë tashmë edhe parlamentin, pasi partinë e vërtetë demokratike të shumicës nuk arritën ta merrnin dot, nga duart e demokratëve dhe deputetëve të vërtetë që duan më në fund bashkimin e gjithë-uruar të tyre në një masë të vetme,  të fortë, të qëndrueshme, të gatshme për betejat që na presin përpara. Ka shumë kohë që kjo thirrje është alternativa e vetme e cdo qytetari që do jo vetëm PD, por sidomos opozitarizmin dhe demokracinë e vërtetë. Ndaj, thirrja e sotme e bashkimit ushton me gjithë fuqinë e saj. Më tepër për të gjithë qytetarët e këtij vendi, që sado interesa politike të kundërta të kenë, nuk mund të besojnë e të pranojnë që krytari i opozitës parlamentare të dekretohet me kuvendin e një partie dhe jo nga anëtarët e grupit parlamentar. Përveçse shkel çdo normë demokratike, kjo shkel normat më të thjeshta të arsyes, logjikës dhe bashkëjetesës së njerëzve të këtij vendi. Çifti Rama-Basha, dueti i pehlivanëve të shkatërimit të ligjeve më të thjeshta të politikës, me këtë veprim diletantesk shfaqën pikërisht humnerën e stërmadhe që i pret po të bëjnë edhe lëvizjen më të vogël prapa. Ngaqë ajo do t’i përpijë, ata mund të bëjnë vetëm budallallëqe dhe marrëzira për të ecur një cm përpara, apo për të mos mbetur në vend, se edhe aty përparimi i saj i pandalshëm do i rrokë e do t’i mbysë në vorbullën e zullumeve që kanë bërë më parë.

Bashkimi i të gjithë demokratëve në shesh dhe fuqia unike demaskuese e të gjithë deputetëve të  tyre në parlament, e tmerrojnë rregjimin e mbyr me zullume dhe skandale deri ne fyt. Ndaj bashkimi fillimisht në çdo njësi, organizatë dhe degë, paralelisht me bashkimin e zërit të tyre në një zë të fortë në parlament, është vetëm fillimi i asaj që pritet të vijë, është e vetmja rrugë që ata nuk do të donin kurrë të shtrohej, ndaj organizuan këtë mega-shfaqje të teatrit të kukullave të politikës së vjetër, démodé, të dalë boje, për ta penguar me çdo kusht. Gazment Bardhi është shembulli më i mirë sot i çdo demokrati të thjeshtë që besoi vërtet në logon dhe flamurin e PD, në alibinë se Partia e Bashës dhe e Bardhit është ajo që duan amerikanët dhe votoi ose nuk votoi fare në zgjedhjet që shkuan. Gazment Bardhi, pasi kuptoi se çfarë loje kishte bërë Basha në kurriz të demokratëve për t’i përçarë dhe për t’i bërë lolo të padëmshëm për rregjimin e Ramës, se derisa sa poshtë e shkel ai dinjitetin vetëm për të penguar bashkimin, vendosi të luftojë për këtë bashkim dhe për ta shpënë deri në fund rrugën që ka nisur, qoftë edhe duke shkatëruar përfundimisht “kufomën e lërosur politike” me emrin Basha. Po, po, pas veprimit të sotëm në kuvend dhe pas atij statuti-karikaturë që aprovoi dje, ky është emri i tij i vërtetë, edhe sikur veglat e Ramës ta bëjnë kryetar partie a kryetar të grupit parlamentar. Çdo politikan mbahet në këmbë nga njerëzit e tij, dhe që sot e tutje Basha nuk ka më njerëz nga demokratët, as vizion e as guximin tu thjotë asnjë fjalë.

Fjala e vetme që ata duan të dëgjojnë është bashkim, bashkim dhe vetëm bashkim të të gjitha qelizave që gjallojnë opozitarizëm të vërtetë kundra Ramës.

Ata duan të ndjekin këdo që ua thotë dhe vepron në favor të saj, dhe përderisa Basha i shkeli me këmbë e i grisi me duar këto gjëra, për ta ai nuk ekziston më politikisht, për ta ai është një dordolec i ngritur në arën e PS, i veshur me zhelet e të kapurit dhe të korruptuarit. Ne duam t’u ofrojmë demokratëve fuqinë unike të bashkimit kundra të gjithë sorrave dordolecëve që nuk e duan atë, për t’i lënë kështu njëherë e më parë në të shkuarën ose në “koliben e qenve” ku do t’i mbyllë armiku i demokracisë Edi Rama, sepse tanimë nuk do t’i duhen më kurrë. Sa më shpejt të ndodhë bashkimi, aq më shpejt humnera do t’i gllabërojë të dy. Le të fitojmë të ardhmen e bashkimit dhe le t’u lëmë humbësve  humnerën e përpirjes që meritojnë. Që sot. Që tani.

Etiketa: Ndricim KullaOpinion

Lajme të lidhura

Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!
OP-ED

Ra partia e punës, por komunizmi mbeti: Enveri la vrasësin, piktor tradhtarin!

08:10 - 24/10/26
Protestat studentore në vend/ Ditmir Bushati apel Ramës: Të rinjtë kërkojnë një Shqipëri të re, dhuna dhe kërcënimet nuk e shuajnë revoltën
Opinion

Shqipëria nuk vuan nga protestat, por nga korrupsioni dhe pushteti i pakontrolluar

12:37 - 23/10/26
30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’
OP-ED

Nëse nuk jep dorëheqjen, piktori mund t’ua plotësojë dëshirën atyre që duan ta tërheqin zvarrë!

07:55 - 19/10/26
Para
Dy “miqtë” diskutojnë për stërvitje ushtarake të përbashkëta

Dy “miqtë” diskutojnë për stërvitje ushtarake të përbashkëta

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘France 24’, jehonë protestës: Përplasje me policinë! Të rinjtë shqiptarë akuzojnë Ramën për korrupsion dhe kërkojnë largimin e tij
Aktualitet

‘France 24’, jehonë protestës: Përplasje me policinë! Të rinjtë shqiptarë akuzojnë Ramën për korrupsion dhe kërkojnë largimin e tij

23:18 - 24/10/26

Protesta e 12-të studentore në Tiranë ka marrë vëmendjen e medias franceze France 24, e cila i ka kushtuar një...

Lexo më shumë
“Largimi i Ramës është i shpejtë”- Ervin Salianji: Kryeministri, ‘vrasës me pagesë’, paguan policët 2500 euro për të dhunuar qytetarët

“Largimi i Ramës është i shpejtë”- Ervin Salianji: Kryeministri, ‘vrasës me pagesë’, paguan policët 2500 euro për të dhunuar qytetarët

22:33 - 24/10/26
Studentët njoftojnë sërish protestë nesër në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

Studentët njoftojnë sërish protestë nesër në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

22:11 - 24/10/26
“Lutemi për ty vëlla”, reagimi i Tifozave Kuq e Zi për Erjon Vishkullin

“Lutemi për ty vëlla”, reagimi i Tifozave Kuq e Zi për Erjon Vishkullin

21:51 - 24/10/26
Vullnetarja që ndihmon të lënduarit e protestës asfiksohet nga gazi lotsjellës

Vullnetarja që ndihmon të lënduarit e protestës asfiksohet nga gazi lotsjellës

21:12 - 24/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com