GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gazment Bardhi: Ja pse nuk mund të zgjidhet kryetari i PD në 29 korrik

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gazmend Bardhi: Të ikë Qerim Ismailaj, është dënuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, shpjegoi në emisionin “Debat” se përse vendimi i miratuar nga Kryesia për zgjedhjen brenda 29 korrikut të kryetarit të ri është antistatutor dhe nuk mund të zbatohet.

Sipas Gazment Bardhit, ngërçi i parë qëndron në faktin se anëtarësinë me të drejtë vote për kryetarin e partisë e cakton një grup pune i ngritur nga kreu i degës. Ai argumenton se aktualisht në 71 degë që ka PD në mbarë vendin, vetëm 29 prej tyre kanë kryetar të zgjedhur, teksa të tjerat vetëm pika kontakti.

Pika e dytë në shkelje të statutit për Bardhin është edhe Komisioni Zgjedhor që do të organizojë procesin, pasi pjesa më e madhe e tij përmban emra që kanë kaluar në anën e Berishës.

Për të ndryshuar komisionin, sipas sekretarit të përgjithshëm, duhet të mblidhet Këshilli Kombëtar, të cilin në fakt e thërret kryetari i partisë.

“Organizimi i një procesi zgjedhor për kryetarin e partisë, në procedurën që është miratuar nga Kryesia e Partisë, bie ndesh me statutin e Partisë Demokratike. Nëse do të ishte e mundur nga pikëpamja statutore nuk kam asnjë kundërshtim. Por që unë të organizoj një proces jo transparent dhe që çon në ndarje tjetër të partisë, nuk ka për të qenë qëndrimi i sekretarit të përgjithshëm të PD.

Së pari certifikimi i anëtarësisë sipas vendimit që ka marrë kryesia duhet të bëhet nga kryetari i degës dhe grupi i punës që ngre ai. Pra kryetari i një dege cakton dy ose 3 bashkëpunëtorë të cilët përcaktojnë nëse një anëtar e gëzon të drejtën e votës apo jo.

Së pari është një proces antistatutor sepse kush e gëzon të drejtën e votës e përcakton statuti i partisë dhe nëse një anëtar ka ndryshuar parti, pra që është dhe pretendimi që në këto momente ka lëvizje anëtarësie brenda PD, janë kryesitë e degëve ato që mblidhen për të marrë masa disiplinore. Ky nuk mund të jetë vullnet subjekti i një individi.

Në 71 degë të PD vetëm 29 prej tyre kanë kryetar të zgjedhur, 5 kanë kryetar të komanduar dhe pjesa tjetër ka pika kontakti të organizimit të partisë për fushatën dhe nuk mund të ushtrojnë detyrën e kryetarit të degës.

Arsyeja e dytë ka të bëjë me komisionin zgjedhor. Nëse ne ecim me komisionin që është në fuqi mund të shohim që pjesa më e madhe e tyre janë larguar nga Partia Demokratike zyrtare dhe janë rreshtuar krah Berishës. Nëse zbatohet sot statuti zgjedhjet do t’i menaxhojë një komision që kontrollohet nga Berisha. Përpara këtyre rrethanave procesi do të binde ndesh me statutin”, tha Gazment Bardhi.

Etiketa: 29 korrikBardhiPDZgjedhje

Lajme të lidhura

Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon
Aktualitet

Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

09:20 - 15/11/26
Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi
Aktualitet

Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

08:28 - 15/11/26
Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”
Aktualitet

Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

08:12 - 15/11/26
Para
Shkrumbohet makina në autostradën Tiranë-Durrës

Merr flakë makina në Tiranë, ja ç’deklaron policia

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon
Aktualitet

Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

09:20 - 15/11/26

Kampioni olimpik Pirro Dhima ka paraqitur dorëheqjen nga posti i këshilltarit special në Ministrinë e Sportit në Greqi, pas shpërthimit...

Lexo më shumë
Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

08:55 - 15/11/26
Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

08:28 - 15/11/26
Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

08:12 - 15/11/26
Reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona, si parashikohet moti këtë të diel

Reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona, si parashikohet moti këtë të diel

07:44 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com