GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gazment Bardhi kërkon pezullimin e Belinda Ballukut: “Rrezikon manipulimin e provave”

20:30 - 31/10/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
SPAK: Zv.kryeministrja Belinda Balluku, e pandehur për tenderin e Tunelit të Llogarasë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas marrjes zyrtare si të pandehur nga SPAK të zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, për aferën e Tunelit të Llogarasë.

Bardhi deklaron se ky zhvillim “e ka nxjerrë lakuriq Edi Ramën si mbrojtës dhe garant të korrupsionit në qeveri”, duke e akuzuar kryeministrin se flet për drejtësi, por mbron zyrtarë të akuzuar për vjedhje fondesh publike.

Sipas tij, në çdo vend normal, një zyrtare e tillë do të ishte shkarkuar menjëherë, por “vetëm në Shqipërinë e Edi Ramës, një e pandehur për një dëm prej 50 milionë eurosh ndaj shtetit, vazhdon të qëndrojë në pushtet dhe të menaxhojë fonde publike qindra milionëshe.”

Bardhi shtoi se duke e mbajtur në detyrë Ballukun, kryeministri pengon drejtësinë dhe krijon rrezik për manipulim ose zhdukje provash, duke theksuar se “në krye të çdo afere të madhe korruptive është vetë Edi Rama.”

Bardhi paralajmëroi se opozita do të kërkojë pezullimin e menjëhershëm të Belinda Ballukut nga çdo detyrë publike, për të garantuar që hetimet të vijojnë pa ndërhyrje politike.

Reagimi:

Marrja e pandehur nga SPAK e numrit 2 të qeverisë, ka nxjerrë lakuriq Edi Ramën si mbrojtës dhe garant i korrupsionit. Ai ndryshe flet dhe ndryshe vepron.
Një kryeministër që pretendon se mbështet luftën kundër pandëshkueshmërisë, nuk mund të mbajë si krahun e vet të djathtë një të akuzuar nga drejtësia për vjedhjen e 50 milionë eurove në Tunelin e Llogarasë.
Në çdo vend normal, Kryeministri do ta kishte shkarkuar menjëherë një zyrtare të lartë të pandehur me një akuzë të tillë për tenderat publikë. Vetëm në Shqipërinë e Edi Ramës, një e pandehur për një dëm prej 50 milionë eurosh ndaj shtetit vazhdon të qendrojë më majat e pushtetit dhe të ketë në dorë fonde publike e tendera të tjerë qindra milionësh.
Duke e mbajtur në detyrë, Edi Rama pengon drejtësinë dhe krijon rrezikun që provat e hetimit të manipulohen apo të zhduken. Kjo të çon në një përfundim të ditur për shqiptarët dhe partnerët ndërkombëtarë: në krye të çdo afere të madhe korruptive, në krye të çdo abuzimi me tenderat e mëdhenj, në krye të çdo koncesioni të rëndësishëm është Edi Rama.
Por sot, është bërë e qartë edhe diçka tjetër me rëndësi për shoqërinë tonë të zhgënjyer nga korrupsioni kaq masiv: kallëzimi që bëra për tenderin e Tunelit të Llogarasë, për të cilën Belinda Balluku është marrë e pëndehur, nuk kanë qenë një akt thjesht partiak opozitar, por një shërbim madhor për interesin publik. Një shërbim ndaj qytetarëve që duan ndershmëri dhe llogaridhënie.
Opozita do të ndjekë me vëmendje çdo hap të mëtejshëm të hetimit dhe do të kërkojë pezullimin e menjëhershëm të Belinda Ballukut nga çdo detyrë publike për të garantuar që drejtësia të bëjë punën e saj pa ndërhyrje politike.
Dhe pavarësisht kësaj, SPAK ka detyrimin të ruajë të njëjtin standard. Për veprën penale në ngarkim të Belinda Ballukut ndodhen sot në qelitë e burgut disa zyrtarë publikë me shumë më pak rëndësi dhe pushtet se Belinda Balluku. Ajo nuk mund të gjykohet në gjendje të lirë, sepse ka pushtetin dhe potencialin për të shantazhuar dëshmitarë, prishur prova apo arratisur si paraardhësi.

Lajme të lidhura

Buxheti 2026 për Beratin/ PD: 89% për paga dhe patronazhistë, qyteti dhe bujqësia pa investime
Aktualitet

Buxheti 2026 për Beratin/ PD: 89% për paga dhe patronazhistë, qyteti dhe bujqësia pa investime

13:59 - 26/12/25
Operacioni antidrogë në Tiranë/ Dalin para Gjykatës 22 të arrestuarit! Si ranë në kurthin e policëve të infiltruar
Aktualitet

Operacioni antidrogë në Tiranë/ Dalin para Gjykatës 22 të arrestuarit! Si ranë në kurthin e policëve të infiltruar

13:38 - 26/12/25
PD: Heqim mesataren nën 6,5 për gjimnazistët, çdo i ri të konkurrojë në shkollën e lartë
Aktualitet

Nuk lejuan gazetarët në Kuvend, Zhupa denoncon Gardën e Republikës: Po sillen si ‘ushtar partie’

13:08 - 26/12/25
Para
Tirana me trajner të ri, i treti në këtë sezon për bardheblutë

Tirana me trajner të ri, i treti në këtë sezon për bardheblutë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Uncategorized

Ndryshojnë temperaturat, fundviti do jetë i ftohtë

14:28 - 26/12/25

Sinoptikani Elvi Jahaj ka bërë parashikimin e motit për ditët në vazhdim dhe në ditët e ndërrimin të viteve ku...

Lexo më shumë
Buxheti 2026 për Beratin/ PD: 89% për paga dhe patronazhistë, qyteti dhe bujqësia pa investime

Buxheti 2026 për Beratin/ PD: 89% për paga dhe patronazhistë, qyteti dhe bujqësia pa investime

13:59 - 26/12/25
Operacioni antidrogë në Tiranë/ Dalin para Gjykatës 22 të arrestuarit! Si ranë në kurthin e policëve të infiltruar

Operacioni antidrogë në Tiranë/ Dalin para Gjykatës 22 të arrestuarit! Si ranë në kurthin e policëve të infiltruar

13:38 - 26/12/25
PD: Heqim mesataren nën 6,5 për gjimnazistët, çdo i ri të konkurrojë në shkollën e lartë

Nuk lejuan gazetarët në Kuvend, Zhupa denoncon Gardën e Republikës: Po sillen si ‘ushtar partie’

13:08 - 26/12/25
Përplasen dy makina me targa shqiptare në “Prizren-Morinë”, vdes 32-vjeçarja, 2 të plagosur/ Emrat

Ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 27-vjeçari në Koplik

12:48 - 26/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com