GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gazment Bardhi letër SPAK-ut: Më kanë kërcënuar

12:15 - 30/09/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Rama përplaset me Bardhin për të vëllanë: Bashkë do ballafaqohemi edhe një herë, do duroj deri…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka informuar Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion për një përpjekje kriminale për ta intimiduar atë përmes dokumenteve të falsifikuar.

Ai i kërkon SPAK-ut të hetojë për disa mesazhe që i kanë mbërritur më datë 28 Shtator në aplikacionin Signal, ku sajohen ngjarje dhe përmenden personazhe të krimit të organizuar. Bardhi beson se të interesuar për të fabrikuar, sajuar, shpikur dhe shpërndarë të tillë mesazhe, qëndrojnë persona publikë dhe figura të krimit të organizuar të denoncuar prej tij publikisht dhe në SPAK.

“Këto mesazhe intimiduese dhe me përmbajtje tërësisht të rreme vijnë pas seancës plenare të datës 12 Shtator 2024, ku gjatë një interpelance me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, unë në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë e përballa atë me disa të dhëna të platformës SKY/EÇ që janë bërë publike, si dhe e paralajmërova se shumë shpejt do ta përballë me të dhëna të tjera të të njëjtës natyrë që provojnë lidhjet mes funksionarëve të lartë publik dhe krimit të organizuar, gjithmonë pa cenuar dhe duke respektuar rregullat për ruajtjen e sekretit hetimor”, thotë Bardhi në letrën për Drejtuesin e SPAK-ut dhe për të cilën ka vënë në dijeni ambasadat e SHBA, BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë.

Bardhi i kërkon SPAK që të hetojë dhe verifikojë në një kohë të shpejtë mesazhet me natyrë intimiduese ndaj një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë, me qëllim identifikimin e autorit/ëve të këtyre mesazheve, motiveve të dërgimit të tyre, dhe arsyet e prodhimit të një dokumenti të falsifikuar. “Gjithashtu, për qëllime publike ju nxis të verifikoni edhe përmbajtjen e rrethaneve konkrete të tyre.”- thuhet në letrën drejtuar SPAK.

Letra e plotë

I nderuar Z. Drejtues i Prokurorisë,

Më datë 28 Shtator 2024, ora 20:22, në platformën e komunikimit tim “Signal”, në telefonin tim personal, nga një numër i paidentifikuar, me emër përdoruesi “Mbreti Zog”, janë dërguar disa mesazhe elektronike, dokumente qartazi të falsifikuara, emrat e dy shtetasve të përmendur në media si të përfshirë në krimin e organizuar, njëri prej të cilëve i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme dhe një tjetër i mbetur i vrarë në një atentat në Tiranë, shoqëruar me “urimin” – “të jesh mirë”. Këtyre mesazheve i është vendosur nga dërguesi një kohëzgjatje fshirje prej 1 jave, me qëllim humbjen e mëpasme të tyre.

Duke vlerësuar përmbajtjen e këtyre mesazheve dhe dokumentit bashkëlidhur, që qartazi me sy të lirë dallohet se është i sajuar, çmoj të nevojshme t’ju informoj se për mua këto komunikime janë një tentativë për të më intimiduar në ushtrimin e detyrës time si deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe njëkohësisht Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, grupit parlamentar më të madh të opozitës në vend. Përmbajtja e mesazheve të dërguara, sajimi i rrethanave dhe fakteve të pandodhura, ndërlidhja e emrit tim me individë krejtësisht të panjohur prej meje, synon frikësimin tim për të mos përballur me fakte konkrete të paligjshmërisë subjekte të posaçme apo eksponentë të krimit të organizuar, që janë nën hetim apo verifikim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Këto mesazhe intimiduese dhe me përmbajtje tërësisht të rreme vijnë pas seancës plenare të datës 12 Shtator 2024, ku gjatë një interpelance me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, unë në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë e përballa atë me disa të dhëna të platformës SKY/ECC që janë bërë publike, si dhe e paralajmërova se shumë shpejt do ta përballë me të dhëna të tjera të të njëjtës natyrë që provojnë lidhjet mes funksionarëve të lartë publik dhe krimit të organizuar, gjithmonë pa cenuar dhe duke respektuar rregullat për ruajtjen e sekretit hetimor.

Ju jeni në dijeni të faktit se personalisht nga ana ime, apo në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, unë kam denoncuar pranë jush zyrtarë të lartë publik, familjarë të tyre, eksponentë të krimit të organizuar, apo lidhjet ndërmjet tyre. Kjo ngre dyshimin e arsyeshëm që pas tentativës për intimidimin tim apo dërgimit të këtyrë mesazheve, janë subjekte që hetohen nga Prokuroria që ju drejtoni (eksponentë të krimit të organizuar apo zyrtarë të lartë publikë).

Nga ana tjetër, përmes falsifikimit të një dokumenti që supozohet të jetë nën administrimin tuaj apo i atribuohet institucionit tuaj, qartazi synohet edhe diskretitimi i Prokurorisë që ju drejtoni, duke qëne se dokumente të kësaj natyre mund të gjenden vetëm në dosjet në hetimin nga ana juaj. Në këtë kuptim, verifikimi/hetimi i këtij rasti, është jo vetëm në interesin tim për të zbuluar autorët dhe motivet e tyre, por edhe për të ruajtur reputacionin dhe kredibilitetin e institucionit tuaj.

Përsa më lart, kërkoj bashkëpunimin tuaj për të hetuar dhe verifikuar në një kohë të shpejtë mesazhet me natyrë intimiduese ndaj një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë, me qëllim identifikimin e autorit/ëve të këtyre mesazheve, motiveve të dërgimit të tyre, dhe arsyet e prodhimit të një dokumenti të falsifikuar. Gjithashtu, për qëllime publike ju nxis të verifikoni edhe përmbajtjen e rrethaneve konkrete të tyre.

Bashkëlidhur ju dërgoj përmbajtjen e mesazheve intimiduese, duke shprehur gadishmërinë time për tu vënë në dispozicionin tuaj menjëherë për verifikimin e plotë të rrethanave të këtij rasti, duke rikujtuar kohën e shkurtër që dërguesi ka vendosur (1 javë) për fshirjen e përmbajtjes së tyre.

Me respekt,

KRYETARI I GRUPIT PARLAMENTAR TË PARTISË DEMOKRATIKE

Gazment BARDHI

Etiketa: Gazment BardhiKryesore1Spak

Lajme të lidhura

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO
Aktualitet

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

10:20 - 07/04/26
Çmimi i naftës në botë në nivelin më të ulët, Bordi i Ramës “fle gjumë”, skema që varfëron shqiptarët
Aktualitet

Makinat nga Shqipëria çojnë në rekord konsumin e naftës në Maqedoni, kjo e fundit ul sërish akcizën

10:16 - 07/04/26
Me firmën e Altin Dumanit, zbardhet kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për arrestimin e Belinda Ballukut
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon ankimin e Ballukut, lë në fuqi masën e pezullimit nga detyra

10:06 - 07/04/26
Para
Skema e mashtrimit/ Dëm mbi 50 mln lekë ndaj shtetit, Prokuroria kërkon burg për biznesmenin

Prokuroria e Tiranës sekuestron 6 prona dhe 6 makina të punonjëses së administratës/ I vëllai i dënuar në Angli

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO
Aktualitet

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

10:20 - 07/04/26

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici është paraqitur sot në GJKKO. Siç shihet në pamjet, Bici ishte e vetme teksa hynte...

Lexo më shumë
Çmimi i naftës në botë në nivelin më të ulët, Bordi i Ramës “fle gjumë”, skema që varfëron shqiptarët

Makinat nga Shqipëria çojnë në rekord konsumin e naftës në Maqedoni, kjo e fundit ul sërish akcizën

10:16 - 07/04/26
Me firmën e Altin Dumanit, zbardhet kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për arrestimin e Belinda Ballukut

Apeli i GJKKO rrëzon ankimin e Ballukut, lë në fuqi masën e pezullimit nga detyra

10:06 - 07/04/26
Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në disa subjekte qe lidhen me tenderat mbi Unazën e Madhe

Sot seancë në Apelin e GJKKO, shqyrtohet ankimimi i Ballukut kundër masës së pezullimit nga detyra

09:33 - 07/04/26
Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez,  ja sfidat e  sotme

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme

09:18 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com