GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Gazprom ndalon furnizimet me gaz në Letoni

në Botë
Kohë leximi: 1 min
A A
Gazprom ndalon furnizimet me gaz në Letoni
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kompania ruse e gazit, Gazprom, tha më 30 korrik se ka ndaluar furnizimet me gaz për në Letoni. Kompania e akuzoi këtë shtet se ka shkelur kushtet e marrëveshjes.

Rusia veçse ka ndalur furnizimet me gaz për në Poloni, Bullgari, Finlandë, Holandë dhe Danimarkë, pasi këto shtete kanë refuzuar që të paguajnë për gaz me rubla, ashtu siç ka kërkuar presidenti rus, Vladimir Putin.

Rusia po ashtu ka ndaluar shitjet e gazit për kompaninë Shell Energy Europe në Gjermani.

Në deklaratën e lëshuar të shtunën, Gazpromi nuk specifikoi se cilat kushte pretendon se Letonia i ka shkelur.

Ky njoftim i Gazpromit vjen një ditë pasi kompania letoneze e energjisë, Latvijas Gaze, tha se po blen gaz nga Rusia dhe po e paguante me euro në vend të rublave.

Një zëdhënës i kësaj kompanie megjithatë tha të premten se Latvijas Gaze po blen gaz nga Rusia, por jo nga Gazpromi. Kjo kompani nuk tregoi se nga cili furnizues po e merr gazin.

Në mars, Putin tha se Gazpromi do të kërkojë nga shtetet që janë “jomiqësore” për shkak të pushtimit të Ukrainës, të paguajnë gazin me rubla.

Komisioni Evropian ka paralajmëruar se një kërkesë e tillë e Putinit shkel sanksionet e bllokut evropian të vendosura kundër Moskës. Po ashtu, KE-ja u ka bërë thirrje kompanive evropiane që të vazhdojnë të paguajnë për gaz me monedhën që është në kontratat e tyre me Gazpromin./REL

 

Etiketa: gazLetoni

Lajme të lidhura

Nafta në nivelin më të lartë që nga armëpushimi SHBA–Iran
Botë

Rriten çmimet e naftës pas sulmeve të cisternave në Ngushticën e Hormuzit

09:44 - 30/10/26
Tragjike në Spanjë/ Dy trena përplasen me njëri-tjetrin, dyshohet për dhjetëra viktima
Botë

Tragjike në Spanjë/ Dy trena përplasen me njëri-tjetrin, dyshohet për dhjetëra viktima

10:39 - 28/10/26
Bie miku i Edi Ramës në Izrael/ Exit-poll-et nxjerrin Eisenkot përpara Netanyahut
Botë

Bie miku i Edi Ramës në Izrael/ Exit-poll-et nxjerrin Eisenkot përpara Netanyahut

22:42 - 27/10/26
Para
Fluks hyrjesh nga Rinasi, shtohen sportelet për të shmangur vonesat

Fluks hyrjesh nga Rinasi, shtohen sportelet për të shmangur vonesat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përfundon mbledhja e socialistëve, zbardhen ‘porositë’ e Ramës
Aktualitet

Përfundon mbledhja e socialistëve, zbardhen ‘porositë’ e Ramës

11:51 - 30/10/26

Ka përfunduar pas rreth 1 orë e 30 minutash mbledhja e socialistëve, e zhvilluar në Kryeministri. Raportohet se në fokus...

Lexo më shumë
Ndahet nga jeta diplomati i njohur dhe ish-deputeti, Bashkim Zeneli

Ndahet nga jeta diplomati i njohur dhe ish-deputeti, Bashkim Zeneli

11:37 - 30/10/26
Sekretariati i Etikës përjashton me 10 ditë Berishën dhe me 60 ditë 5 deputetë të tjerë të PD nga seancat

Sekretariati i Etikës përjashton me 10 ditë Berishën dhe me 60 ditë 5 deputetë të tjerë të PD nga seancat

11:26 - 30/10/26
“Veliaj, me 4 akuza të rënda”, Muçollari akuza SPAK-ut

Muçollari: Njerëzit tashmë janë të gatshëm të përballen, për të larguar Ramën një orë e më parë

11:22 - 30/10/26
Aksident zinxhir në Unazën e Madhe, disa automjete përplasen me njëra tjetrën

Aksident zinxhir në Unazën e Madhe, disa automjete përplasen me njëra tjetrën

11:05 - 30/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com