GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Gega mbledh “dhuratat”, 380 mln lekë pa garë nga Fredi Kokoneshi

11:35 - 20/12/22
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Paulin Gega ka nisur të mbledh “dhuratat” e fundvitit nga bashkitë për kompaninë e tij. Javët e fundit, Gijotina.com ka denoncuar disa tenderë

Paulin Gega ka nisur të mbledh “dhuratat” e fundvitit nga bashkitë për kompaninë e tij. Javët e fundit, Gijotina.com ka denoncuar disa tenderë

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Paulin Gega ka nisur të mbledh “dhuratat” e fundvitit nga bashkitë për kompaninë e tij. Javët e fundit, Gijotina.com ka denoncuar disa tenderë që Gega ka përfituar pa garë. Këtë herë ka “kollofitur” 380 milionë lekë nga Bashkia e vogël e Divjakës. Në fakt, vetë kryetari i Bashkisë, Fredi Kokoneshi, e ka nënshkruar atë kontratë si “dhuratë” për Paulinin.

Bëhet fjalë për tenderin me numër reference “REF-49408-11-10-2022” dhe objekt  “Blerje karburanti për nevojat e Bashkisë Divjakë për vitin 2023”. Prokurimi është mbyllur me datë 19 dhjetor 2022, pa garë dhe në shkelje të hapur të ligjit.

Open Data Albania i ka dhënë këtij tenderi “Flamurin e kuq”.

Pasi ka paraqitur ofertë vetëm kompania “GEGA CENTER GKG” Shpk. Dhe pa u lodhur fare, GEGA është shpallur fitues. Ndërkohë, bie në sy fakti që oferta e Gegës kaq qenë me vlerë 38 098 350,00. Pra, Gega propozon 100% të fondit limit, me të cilin Kokoneshi hapi garën me datë 30 nëntor 2022. Pse kështu, kur çmimet e karburanteve u ulën nga Bordi i Transparencës në kohën kur zhvillohej tenderi. Këto dy fakte tregojnë se Paulin Gega ka qenë i paracaktuar si fitues dhe i privilegjuar. Më saktë, ai ka vendosur dhe vetë vlerën që do të shpenzohet nga Bashkia Divjakë për të blerë naftë tek kompania e tij.

 

Në dokument thuhet se nuk ka pasur ankesa. Deri në këtë pikë ankesa nga operatorë të tjerë nuk priteshin për shkak se as nuk kanë shfaqur interes.

Por, heshtja e institucioneve kontrolluese flet për një situatë alarmante, ku vazhdojnë abuzimet me tenderët.

Ndërkohë, vetëm dy javë më parë, Gega ka siguruar tenderë garë nga Bashkia Gjirokastër dhe Malësia e Madhe. Në të dyja rastet ka përfituar mbi 200 milionë lekë. Sa herë që “Gega” dhe “Kastrati” marrin kontratat për karburant me ndonjë institucion shtetëror, ka përvetësime dhe shërdorime të buxhetit të shtetit.

 

Më tutje, Gijotina.com gjen se në tre vitet e fundit  “GEGA CENTER GKG” Shpk ka përfituar mbi 7 miliardë lekë  transaksione përmes tenderëve për karburant. Pjesën më të madhe e ka fituar nga Bashkia Lushnjë dhe Divjakë. Sigurisht ka përfituar me dhjetëra tenderë për skemën e subvencionit të naftës për fermerët. Por, në fakt fermerët e vërtetë kanë përfituar me pikatore. Urojmë që SPAK të nis hetimet për abuzimet që bëhen me karburantin në institucionet shtetërore!

Lexo edhe :Në çdo muaj nga një tender pa garë/ Paulin Gega i shet 220 mln lekë naftë Bashkisë Berat

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: DivjakeFredi KokoneshiGjirokastërKarburantMalesi e madhenaftePaulin gegared flagtende rpa gare

Lajme të lidhura

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut
Breaking Views

Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut

16:21 - 27/03/26
Para
A ka bërë operacione plastike? Ami tregon të vërtetën me një foto

A ka bërë operacione plastike? Ami tregon të vërtetën me një foto

Discussion about this post

TË FUNDIT

Po sikur të çmenden deputetët?
Breaking Views

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26

Po sikur të çmenden deputetët?  Pyetja vjen vetiu që prej fundit të shekullit të kaluar në filozofinë politike. M’u kujtua kjo...

Lexo më shumë
Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

17:25 - 02/04/26
Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com