GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Gega rrezikon Botërorin pas dëmtimit, Stërmasi: Do të vendosim…

12:41 - 22/08/23
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Gega rrezikon Botërorin pas dëmtimit, Stërmasi: Do të vendosim…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prej datës 19 gusht në Budapest po mbahet edicioni i 19-të i Kampionatit Botëror të Atletikës, që është edhe evenimenti më i rëndësishëm i vitit për “mbretëreshën e sporteve”.

Në këtë aktivitet Shqipëria pritej të përfaqësohej me dy sportistë, me Luiza Gegën, e cila si gjithnjë vjen me normë kualifikuese. Ndërsa Franko Burraj konkurron me ftesë. Por në prag të garës, prezenca e Gegës në Botëror është në dyshim të madh, kjo për shkak të një problemi fizik që 10 ditët e fundit po e mundon jo pak kampionen e Europës. Një shqetësim në muskulin hamstring, në pjesën e pasme të kofshës së majtë, po alarmon atletikën shqiptare para Botërorit. Këtë gjë e ka pranuar vetë presidenti i FSHA-së, Taulant Stërmasi.

Shqetësimi – “Luiza ka një problem me muskulin hamstring dhe ka 10 ditë që është në trajtim për këtë gjë. Tani do të shikojmë se si do të reagojë dhe nëse do të jetë e pamundur, atëherë nuk do të futemi në garë. Pra, vjen me probleme dhe gjithçka është në pikëpyetje. Në stërvitjen e fundit ka reaguar mirë, por mbetet për t’u parë në stërvitjen e fundit para garës. Gjithsesi, këto janë prova në distanca jo të gjata, pasi nuk mund të bëjmë distanca të mëdha para garës, sepse do të sillte lodhje për sportisten. Për çdo 400 metërsh që kalon, te Luiza ekziston frika se mos këmba nis të bllokohet”, deklaron Stërmasi mbi gjendjen e Gegës.

Detajet – Një problem që vjen në momentin më të mirë për kampionen tonë, e cila gjatë viteve të fundit nuk ka pasur thuajse fare shqetësime fizike, duke treguar një rritje të pabesueshme në rezultatet e saj garë pas gare, me rekorde dhe medalje të shumta. “Është një dëmtim që ndodhi në një vend ku nuk e prisnim. Gjatë të gjithë kohës jemi kujdesur shumë për pulpat, për tendinat poshtë, ndërsa erdhi në një pjesë tjetër. Janë disa tendina që lidhen me hamstringun, muskulin e madh të kofshës mbrapa, që është kryesisht një muskul goditje, një problem në këmbën e majtë. Këto në fakt janë dëmtime që u ndodhin më tepër sprintierëve”, vijon prononcimin e tij kreu i Federatës Shqiptare të Atletikës, i cili tregon të tjera detaje mbi këtë shqetësim fizik që ndien Luiza: “Në fakt ka një problem që merr goditje nga pengesat dhe kur del nga pengesat, sidomos kur hapet për të ngritur këmbën për ta kaluar pengesën e ndien kontraktimin. Është një problem që duke vrapuar fillon dhe zhbalancon të gjithë trupin, ndërsa nis ta marrë peshën këmba tjetër. Krijon mpirje, lodhje dhe të gjitha këto shqetësime, ndërsa po flasim për një garë që është shumë e gjatë”, u shpreh Stërmasi për “Panorama Sport” .

Vendimi final– Në garën kualifikuese të 3000 metrave me pengesa që do të mbahet nesër në orën 19:45, verdikti final nëse Luiza do të jetë pjesë e Botërorit apo jo do të vijë ditën e sotme. “Tani jemi në një pikë që nuk mund të themi më shumë, pasi nuk e dimë se si do të reagojë dhe nëse do të jetë në gjendje për të garuar. Ne do të presim në momentin e fundit, pra deri ditën e sotme. Me vete kemi pasur fizioterapist dhe vazhdon të bëjë terapi, tani të shikojmë. Këtu nuk flitet për një sportiste që garon për pjesëmarrje, pasi Luiza futet me objektiva të mëdhenj për të marrë maksimumin dhe për aq kohë sa nuk është në gjendje për të dhënë maksimumin, sigurisht nuk mund të garojë”, përfundon Taulant Stërmasi.

 

 

Etiketa: botërorgega

Lajme të lidhura

E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis
Sport

E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

21:28 - 31/01/26
Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq
Sport

Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

21:15 - 31/01/26
101 minuta “dramë” në kryeqytet, Elbasani shokon Partizanin në fund!
Sport

101 minuta “dramë” në kryeqytet, Elbasani shokon Partizanin në fund!

19:03 - 31/01/26
Para
Tragjedi në Francë, 10-vjeçari vritet nga përplasja mes bandave

Tragjedi në Francë, 10-vjeçari vritet nga përplasja mes bandave

Discussion about this post

TË FUNDIT

E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis
Sport

E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

21:28 - 31/01/26

Kjo e shtunë e Kategorisë Superiore mund të konsiderohet si dita e barazimeve. Pas partizani-Elbasani dhe Vora-Flamurtari edhe ndeshja mes...

Lexo më shumë
Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

21:15 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat

Iu bashkua protestës së Lapajt, reagon deputeti demokrat: Do jem në çdo protestë kundër Ramës dhe çetës së tij të hajdutëve

20:58 - 31/01/26
Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!

Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!

20:07 - 31/01/26
Dhuna barbare ndaj çiftit në Durrës, ngujohet familja: Kemi frikë të dalim se autorët lëvizin të lirë

Dhuna barbare ndaj çiftit në Durrës, ngujohet familja: Kemi frikë të dalim se autorët lëvizin të lirë

19:47 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com