GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Genc Tomori: Dua Partizan agresiv, stadiumi i ri si titull!

12:28 - 12/11/22
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Genc Tomori: Dua Partizan agresiv, stadiumi i ri si titull!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nëse themi Genc Tomori kemi përmen dur edhe një pjesë të mirë të historisë së Partizanit. Tani në pozicionin e drejtorit të akademisë së klubit të kuq, ish-mesfushori i “demave” në vitet ’80 ka folur ekskluzivisht për “Panorama Sport”.

Tomori tregon rëndësinë e madhe të stadiumit, që po finalizohet ditët e fundit dhe frytet që ai do t’i japë akademisë dhe klubit. 62-vjeçari flet edhe për skuadrën e drejtuar nga Kolela, nga cila pret më shumë agresivitet.

Si po shkojnë punimet në stadiumin e ri?

Një stadium që të bëhet në ato përmasa, sipas rregullave të FIFA-s dhe UEFA-s, duhet një punë e madhe, por them se për ndeshjen e së hënës janë plotësuar 90% e kushteve që kërkon organizimi i një ndeshjeje të Kategorisë Superiore. Më vonë do të punohet për të luajtur edhe ndeshjet e Kupave të Europës.

Një jetë me Partizanin dhe më në fund keni shansin ta shihni ekipin të luajë në shtëpinë e vet. Sa do ta ndihmojë kompleksi Partizanin?

Unë jam pjesë e Partizanit prej moshës 10 vjeç. Jam nga të paktët që Partizani merrte atëherë nga moshat. Një jetë me Partizanin… Të gjithë ekipet që janë në ligën profesioniste po stërviten normalisht në stadium, por për të bërë një akademi akoma më cilësore presim edhe investimin e dy fushave të tjera. Kjo është edhe një thirrje që ia bëj atyre që e kanë në dorë, për të zbatuar një projekt që i përshtatet standardeve të një klubi me histori.

Partizani nuk ka qenë vetëm i Tiranës, por i gjithë Shqipërisë, ashtu siç është edhe tani. Ka pasur shumë lojtarë të rretheve, që kanë luajtur te Partizani dhe janë formuar këtu e kanë lënë gjurmë. Kështu që ndërtimi i stadiumit për mua është më i rëndësishëm se marrja e një kampionati, sepse çdo gjë shkon në vendin ku i takon. Unë dhe të gjithë lojtarët dhe trajnerët e kemi ëndërruar këtë dhe më në fund Partizani ka shtëpinë e vet. Kjo është meritë e presidentit pa dyshim, sepse pa një president të fuqishëm, nuk bëhet.

Ku gaboi Partizani ndaj Egnatias dhe ndaj Laçit?

Gabime do të ketë, por mendoj se ekipi duhet të krijojë më shumë agresivitet, jo vetëm në sulm, por i gjithë ekipi të jenë në sinkron, që nga portieri. Partizani duhet ta udhëheqë kampionatin, të gjithë duhet të kenë bindjen për të fituar çdo ndeshje, në mënyrë që të qartësohet edhe ideja se Partizani është për titull.

Etiketa: ndeshjePartizaniTomorri

Lajme të lidhura

Strakosha çon AEK-un mes 8 më të mirave në Conference League
Breaking Views

Strakosha çon AEK-un mes 8 më të mirave në Conference League

23:29 - 19/03/26
Kapitenit të Shqipërisë i tregon vendin serbit të Interit: Eja ta provosh!
Breaking Views

Kapitenit të Shqipërisë i tregon vendin serbit të Interit: Eja ta provosh!

22:15 - 19/03/26
Mes formës spektakolare dhe ftesës së Sylvinhos, Strakosha dhe Muçi festojnë sot ditëlindjen
Sport

Mes formës spektakolare dhe ftesës së Sylvinhos, Strakosha dhe Muçi festojnë sot ditëlindjen

12:33 - 19/03/26
Para
Numrat e Portit dhe një ngërç kushtetues

Numrat e Portit dhe një ngërç kushtetues

Discussion about this post

TË FUNDIT

U arrestua për ‘shtëpinë e barit’ në magazinën e tij në Peqin, lirohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës
Aktualitet

U arrestua për ‘shtëpinë e barit’ në magazinën e tij në Peqin, lirohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës

10:29 - 20/03/26

Pa u bërë 24 orë nga dorëzimi, drejtori i Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa është liruar, duke shfajësuar veten për...

Lexo më shumë
Raporti i PPE “nxin” Shqipërinë: Zgjedhjet dhe korrupsioni i lartë rrezikojnë rrugën drejt BE-së

Raporti i PPE “nxin” Shqipërinë: Zgjedhjet dhe korrupsioni i lartë rrezikojnë rrugën drejt BE-së

10:07 - 20/03/26
Tjetër humbje në radhët e elitës iraniane, vritet zëdhënësi i Gardës Revolucionare Islamike, Ali Mohammad Naeini

Tjetër humbje në radhët e elitës iraniane, vritet zëdhënësi i Gardës Revolucionare Islamike, Ali Mohammad Naeini

09:44 - 20/03/26
SHBA-ja godet rrjetin kibernetik iranian, Shqipëria mes vendeve të shënjestruara

SHBA-ja godet rrjetin kibernetik iranian, Shqipëria mes vendeve të shënjestruara

09:19 - 20/03/26
Tentuan t’i grabisnin argjendarinë në Pogradec, pronari: Është e disata herë, policia asnjë masë

Tentuan t’i grabisnin argjendarinë në Pogradec, pronari: Është e disata herë, policia asnjë masë

09:10 - 20/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com