Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka sulmuar make-up artistin Arbër Bytyqi. Duke shpërdarë një foto që ai e publikoi në profil, këngëtarja i bën thirrje që ta fshijë, pasi nuk punojnë më bashkë.
Ndër të tjera ajo e cilëson Bytyqin si gënjeshtar dhe njeri fallco.
“Arbër Rrenc (Gënjeshtar) Bytyqi Mua! Boll postove foto të mijat shumë të edituara. Në përgjithësi. Ne nuk punojmë bashkë! Ti e di shumë mirë pse! Ti je një nga njerëzit më fallco në industri! Një gënjeshtar! Boll më postove. Nuk e bëj zakonisht këtë por dreqin! Je një sociopat!”- thuhet në postimin e plotë të Dafinës.
Discussion about this post