GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Gënjeshtra bruto dhe nafta e rafinuar

në OP-ED
Kohë leximi: 4 min
A A
Gënjeshtra bruto dhe nafta e rafinuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp
Nga Ferdinand Dervishi
KM ynë, për të qetësuar protestat dhe për ti mbushur mendjen turmës në mendjen e tij, deklaroi: “Ne nuk kemi naftë për diezel apo benzinë, ne kemi naftë të rëndë, që shitet për bitum. Nëse nafta jonë do të futej në pompa dhe nga pompat do të hynte në serbatorët e makinave tona, për një javë do t’i çonte për skrap…”
Në fakt KM ynë nuk është i pari që e emeton publikisht këtë të dhënë. I pari ka qenë Nikita Hrushovi, ish-kreu i Bashkimit Sovjetik, i cili në kujtimet e tij, shkruar pas viti 1964, shkruan se “nafta shqiptare ishte e një cilësie të keqe, e dalë nga shtresa ranore”. Në kohën kur konceptonte këtë deklarim, Hrushovi ishte shfaqur tepër i acaruar me Enver Hoxhën, i cili, sipas tij, nuk investohej te bujqësia apo frutikultura, por te industria, përfshirë te kërkimi dhe shfrytëzimi i naftës.
Në të njëjtën mendim me Hrushovin, që sigurisht nuk kishte të drejtë, pasi pak më vonë Enver Hoxha dhe komunistët shqiptarë do të dilnin me parullën “Nafta çan bllokadën!”, duket ka dalë, pas 60 vitesh, edhe KM ynë.
Duke bërë një korrigjim në deklaratën e një dite më parë, pasi nafta për bitum është bruto dhe ajo për automjetet është e rafinuar, KM ynë përditë e më tepër po na mbush mendjen se është duke u rënduar në konceptimin e nënshtetasve të vet si një “turmë” që mund të tentosh ta manipulosh.
Në statistikat zyrtare të institucioneve të shtetit të tij (tabela 1) përqindja e squfurit (kimikati që dëmton motorët) i pranishëm në naftën bruto që del nga nëntoka shqiptare (tabela 2) është vërtet relativisht i lartë. Në naftën bruto që nxirret në Kuçovë, prania e squfurit është 4 %, në Marinzë 4 – 6 %, në Patos 2.5 – 6%. Përqindja më e ulët e squfurit gjendet në naftën bruto që del në Cakran-Mollaj 0.9 %, dhe më e larta në naftën bruto të nxjerrë në Ballsh-Hekal, 5.7 – 8.4%.
Gjithsesi, pa pasur dhe pas shtuar të dhënat që nuk i kemi për naftën e deklaruar si të një cilësie tepër të lartë, të zbuluar vitet e fundit në zonën e Shpiragut, saktësisht në Mbreshtan e Konezbaltë të Beratit, mesatarja e përqindjes së squfurit, në naftën bruto të nxjerrë në territorin e Shqipërisë, është 3 deri në 4 për qind.
Por kjo nuk do të thotë aspak që nafta jonë bruto nuk ka vlerë, nuk ka vlerë në tregun botëror, nuk mund të bëjë për t’u rafinuar e, më pas, për përdorim të përditshëm si ushqim për motorët e mjeteve tona lëvizëse.
Kjo sepse naftë bruto të së njëjtës cilësi, me të njëjtën sasi squfuri, kanë edhe nëntokat e disa nga prodhuesve më të mëdhenj të botës (linku poshtë), nisur nga Kanadaja, ku një pjesë e vendburimeve kanë 3.4 – 3.6 për qind squfur, shkuar në Irak 4.2, Meksikë 3.3, apo qoftë në Arabinë Saudite 2.8.
https://www.mckinseyenergyinsights.com/…/crude-grades/
Pra, të dhënat e mësipërme provojnë se nafta e nëntokës shqiptare nuk e ka të keqen te vetja, siç thotë KM ynë, por te rafinimi i saj. Një deklarim që vjen në të njëjtën kohë kur rafineria e Ballshit po çmontohet për tu shitur për skrap.
Një tjetër statistikë, sërish zyrtare, thotë se nafta bruto e Shqipërisë, që në vitet 2015-2016 ka kapur shifrën e nxjerrjes 1 milion ton (maksimumi është arritur në vitin 1974 me 2.2 milion ton, tabela 3), në çdo kohë ka pasur sukses në treg, edhe në atë të brendshëm, edhe në atë botëror.
Por, sa duket në gjithë këtë histori, ajo që çalon, apo më keq, shpërfaqet, jo më me mungesë vizioni, por me konsum të elementëve të veprës penale kundrejt ruajtjes dhe shfrytëzimit me ndershmëri të burimeve natyrore që Zoti u ka falur shqiptarëve, duket se është klasa politike që ne pjellin çdo 4, 8 apo më tepër vite. Fede
Etiketa: benzinediezelFerdinand Dervishikryeministri Edi Ramarafineria e Ballshit

Lajme të lidhura

Pse Ministri Gonxhe sot fshehu aktin normativ të rrëzuar?
Opinion

Pse Ministri Gonxhe sot fshehu aktin normativ të rrëzuar?

19:17 - 30/07/26
T’i quash “korba” e “sorra” të rinjtë që kërkojnë një atdhe më të pastër e më të bukur!
OP-ED

T’i quash “korba” e “sorra” të rinjtë që kërkojnë një atdhe më të pastër e më të bukur!

10:05 - 27/07/26
EDITORIAL | Akti normativ, buxheti i shtetit dhe pluhuri i Kanye West
Editorial

EDITORIAL | Akti normativ, buxheti i shtetit dhe pluhuri i Kanye West

23:00 - 26/07/26
Para
Kronikë e një arrestimi të paralajmëruar

Për policinë e “fshehtë” të policisë së shtetit…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit
Breaking Views

Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit

18:51 - 06/08/26

Një ditë pasi ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u lirua nga burgu dhe kaloi në arrest shtëpie, drejtori i ri...

Lexo më shumë
Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

18:23 - 06/08/26
Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

18:11 - 06/08/26
Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

16:44 - 06/08/26
FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

16:35 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com