GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gënjeu i penduari, SPAK rrëzon 4 akuza për vrasje ndaj Talo Çelës

13:30 - 29/10/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Gënjeu i penduari, SPAK rrëzon 4 akuza për vrasje ndaj Talo Çelës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rrëzohen 4 akuza për vrasje të ngritura ndaj Talo Çelës, njeriut më të kërkuar në Shqipëri, që për shkak të dinakërisë dhe aftësisë inteligjente për t’u fshehur, në korridoret policore njihet me nofkën “Dhelpra”.

Përmes burimeve në SPAK, ‘Ora News’ bën të ditur se treshja e prokurorëve të dosjes “Plumbi i artë”, Altin Dumani, Behar Dibra dhe Doloreza Musabelliu, i janë drejtuar me një kërkesë gjykatës së posaçme SPAK, duke kërkuar pushimin e ndjekjes penale për Talo Çelën në 4 vrasje të ndodhura në Durrës.

Akuzat për Çelën, janë pushuar për vrasjen e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhiaj ngjarje e ndodhur në muajin Prill 2020 në Durrës dhe ekzekutimin e Anxhelo Avdisë e Dorjan Shkozës, ngjarje kjo e ndodhur në fillim të muajit Mars 2020 në Durrës.

Megjithëse aktualisht ka një kërkesë për pushim të akuzave, sërisht Talo Çela, do vijojë të qëndrojë në kërkim, pasi akuzohet nga Dumani për vrasje të tjera dhe grabitje me armë.

Hetimi për 4 vrasjet ndaj Talo Çelës nisi nga prokuroria e Durrësit dhe më pas u transferua në prokurorinë e posaçme SPAK.

Ka qënë i penduari Klevis Alla, ai që deklaroi përpara kryepolicit Tonin Vocaj, se autor në vrasjen e dy vëllezërve Haxhiaj dhe shokëve Avdija e Shkoza, ishte pikërisht Talo Çela dhe Altin Ndoci.

Kjo dëshmi e Allës, erdhi pasi vetëm pak orë para se ai të arrestohej nga policia, Alla ishte takuar me Nuredin Dumanin, i cili e kishte orientuar e mësuar se çfarë duhet të fliste në polici dhe cilin të akuzonte.

Por gati 3 vjet e gjysëm nga ndodhja e 4 vrasjeve, tashmë SPAK është bindur se Talo Çela nuk ka asnjë lidhje me dy ngjarjet kriminale të ndodhura në Durrës.

SPAK, i besoi verbërisht dëshmisë së të penduarit Klevis Alla, por pas arrestimit të Henrik Hoxhaj dhe Nuredin Dumanit, rezultoi se Alla kishte gënjyer në tregimin e emvrave të dy ngjarjeve kriminale. Alla ka pohuar se vrasjet i ka kryer Talo Çela dhe Altin Ndoci.

Por hetimet e kryera dhe nga dëshmia e Dumanit dhe Henrik Hoxhaj, doli se Çela dhe Ndoci nuk kanë pasur asnjë lidhje me ngjarjen.

Nisur nga kjo situatë, SPAK tashmë ka kërkuar në gjykatë pushimin e ndjekjes penale për Talo Çelën, duke e konsideruar si jo pjesëmarës në vrasjen e Anxhelo Avdisë, Dorjan Shkozës, Besmir Haxhiaj dhe Viktor Haxhiaj.

Pritet që në ditët në vijim pushimi i akuzës të kërkohet në gjykatë dhe për Altin Ndocin, i cili është arrestuar dhe mbahet në burg si autor i dyshuar në këto 4 vrasje.

Kjo është hera e parë në dosjen “Plumbi i artë”, që SPAK çedon zyrtarisht në aspektin e dëshmitarëve të penduar dhe pas disa viteve hetime deklarimet e tyre nuk përputhen me realitetin.

Në tavolinën e SPAK, tashmë janë deklarimet e 4 të penduarve të tjerë.

Ndërsa në muajin korrik 2023, SPAK urdhëroi ti revokonte Henrik Hoxhaj, statusin e bashkëpuntorit të Drejtësisë, për shkak se ai nuk ishte treguar i sinqertë në 4 ngjarje kriminale.

Etiketa: akuzaKryesore1SpakTalo Cela

Lajme të lidhura

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin
Aktualitet

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht
Aktualitet

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz
Aktualitet

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26
Para
‘Shqiponjat’ kundër ‘gjelave’, kombëtarja shqiptare rikthehet në fushë

‘Shqiponjat’ kundër ‘gjelave’, kombëtarja shqiptare rikthehet në fushë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League
Breaking Views

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

21:25 - 25/02/26

- Atalanta ka prerë biletën për në fazën e 1/8-ave të Champions League pas një përmbysjeje spektakolare ndaj Borussia Dortmund...

Lexo më shumë
Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26
“Afterschool” në 30 shkolla të Tiranës/ Drekë falas dhe orar i zgjatur deri në orën 16:00

“Afterschool” në 30 shkolla të Tiranës/ Drekë falas dhe orar i zgjatur deri në orën 16:00

20:25 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com