GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gent Ibrahimi: Në vitin 2022 vettingun e prokurorëve do e bëjë KLP

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Gent Ibrahimi: Në vitin 2022 vettingun e prokurorëve do e bëjë KLP
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në vitin 2022, vettingun e prokurorëve do e bëjë Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Kjo u njoftua ditën e sotme nga kreu i KLP Gent Ibrahimi në trajnimin e organizuar nga misioni EURALIUS V, në bashkëpunim me Këshillin e Lartë të Prokurorisë mbi legjislacioni e ri kombëtar.

Gent Ibrahimi, falenderoi misionin e asistencës ndërkombëtare për zbatimin e reformës në drejtësi, EURALIUS V dhe nënvizoi se procesi i vlerësimit të prokurorëve është thelbi i punës së Këshillit.

Rëndësia e miratimit të kësaj rregulloreje për menaxhimin e karrierës së prokurorëve, bazuar ekskluzivisht mbi kriterin e meritokracisë dhe garantimin e objektivitetit, paanshmërisë dhe transparencës,

Gjatë sesioneve të trajnimit, pjesëmarrësit u njohën me draftin e rregullores së përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Veprimtarisë Etike dhe Profesionale të Këshillit dhe diskutuan mbi identifikimin e treguesve të vlerësimit të zbatueshëm për prokurorët me qëllim miratimin e kësaj rregulloreje në seancën plenare të Këshillit, gjatë muajit në vijim.

Kjo rregullore zbatohet për vlerësimin e prokurorëve të caktuar në një pozicion në prokurori, të cilët kanë ushtruar detyrën e prokurorit gjatë periudhës së vlerësimit.

Objekti i kësaj rregullore është përcaktimi i rregullave që plotësojnë skemën e vlerësimit etik dhe profesional të prokurorëve në bazë dhe për zbatim të Ligjit 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe hartimin e metodologjisë së pikëzimit me qëllim përcaktimin e nivelit të vlerësimit të prokurorit. Çdo prokuror i Republikës duhet të gjejë veten në raportin e vlerësimit të miratuar nga Këshilli.

Gjatë periudhës së vlerësimit, tre ose pesëvjeçar, KLP vlerëson prokurorin, pavarësisht nga koha e ushtrimit prej tij të detyrës, e cila gjithsesi nuk mund të jetë më pak se një vit. Çdo muaj Nëntor, Këshilli do të miratojë listën me numrin e prokurorëve të cilët do të jenë pjesë e procesit të vlerësimit për vitin pasardhës.

Aktiviteti është pjesë e ciklit të trajnimeve që misioni EURALIUS V po organizon në bashkëpunim me Këshillin e Lartë të Prokurorisë, për fuqizimin e kapaciteteve të Këshillit. 

Etiketa: Gent IbrahimiKLP

Lajme të lidhura

“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit
Aktualitet

“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit

22:19 - 21/10/26
Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!
Aktualitet

Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!

21:38 - 21/10/26
Lëvizje në qeveri në situatë kaosi, Rama bën dy emërime të reja (Emrat)
Aktualitet

Lëvizje në qeveri në situatë kaosi, Rama bën dy emërime të reja (Emrat)

21:12 - 21/10/26
Para
COVID-19 sipas qarqeve/ Një humbje jete dhe 11 raste të reja në 24 orët e fundit

COVID-19 sipas qarqeve/ Një humbje jete dhe 11 raste të reja në 24 orët e fundit

TË FUNDIT

Dramë në Mynih mes Bayernit dhe Arsenalit, sfilatë golash në “Bernabéu” dhe befasia në Lisbonë (Rezultatet)
Breaking Views

Dramë në Mynih mes Bayernit dhe Arsenalit, sfilatë golash në “Bernabéu” dhe befasia në Lisbonë (Rezultatet)

23:18 - 21/10/26

Mbrëmja e së martës në UEFA Champions League ka dhuruar një spektakël të jashtëzakonshëm futbolli, ku nuk munguan golat e...

Lexo më shumë
ngacmojnë dy vajza te Kryeministria/ Kalaja ndërhyn dhe i filmon: Na goditën me shkopinj gome

ngacmojnë dy vajza te Kryeministria/ Kalaja ndërhyn dhe i filmon: Na goditën me shkopinj gome

23:10 - 21/10/26
Eurodeputeti austriak “shuplakë” Ramës: Të qëllosh me gaz, dhe të burgosësh të mitur nuk përputhet me vlerat e BE-së

Eurodeputeti austriak “shuplakë” Ramës: Të qëllosh me gaz, dhe të burgosësh të mitur nuk përputhet me vlerat e BE-së

22:29 - 21/10/26
“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit

“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit

22:19 - 21/10/26
Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!

Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!

21:38 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com