GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gent Progni i drejtohet ndërkombëtarëve: Dëgjojeni zërin tonë, Shqipëria nuk është në shitje

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gent Progni: Deputetët kanë frikë nga armatimi jonë i vezëve! S’do t’i lëmë të bëjnë pushime të qeta
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në ditën e 86-të të protestës kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, eksperti i IT-së Gent Progni  bëri thirrje që zëri i qytetarëve të dëgjohet edhe në institucionet evropiane, duke kërkuar mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë për kërkesat e protestuesve.

Progni tha se kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama mbetet kusht i panegociueshëm i protestës. Sipas tij, marrja e vendimeve të gabuara nuk mund të pasohet vetëm nga korrigjimi i tyre, por duhet të shoqërohet edhe me përgjegjësi politike.

“Kemi edhe një kusht të panegociueshëm, dorëheqjen. Sepse, nëse ke marrë vendime të gabuara që i kanë kushtuar vendit, nuk mjafton t’i korrigjosh, duhet të mbash edhe përgjegjësi. Përgjegjësia politike ka një emër, dorëheqje”, deklaroi Progni.

Progni iu drejtua edhe partnerëve ndërkombëtarë, duke u kërkuar që të tregojnë kujdes në marrëveshjet afatgjata që lidhen me qeverinë shqiptare.

“Tregoni kujdes me marrëveshjet afatgjata lidhur me qeverinë e Edi Ramës. Kjo protestë ka treguar se ekziston një krizë e thellë besimi dhe legjitimiteti politik. Një Shqipëri e lirë dhe me institucione që përfaqësojnë qytetarët do të kërkojë transparencë dhe do të rishikojë çdo marrëveshje që cenon interesin kombëtar dhe pasuritë publike”, u shpreh ai.

Progni: Sot zëri ynë duhet të dëgjohet deri në Bruksel dhe Parlamentin Evropian. Për 86 ditë po protestojmë paqësisht dhe demokratikisht, me një mesazh të qartë, Shqipëria nuk është në shitje. Kërkojmë shfuqizimin e ligjeve që cenojnë interesin publik dhe pasuritë kombëtare, ligjin për zonat e mbrojtura dhe Paketën e Maleve.

Kemi edhe një kusht të panegociueshëm, dorëheqjen. Sepse, nëse ke marrë vendime të gabuara që i kanë kushtuar vendit, nuk mjafton t’i korrigjosh, duhet të mbash edhe përgjegjësi. Përgjegjësia politike ka një emër, dorëheqje.

Partnerëve tanë ndërkombëtarë e evropianë duhet t’u them diçka me më shumë përgjegjësi. Tregoni kujdes me marrëveshjet afatgjata lidhur me qeverinë e Edi Ramës. Kjo protestë ka treguar se ekziston një krizë e thellë besimi dhe legjitimiteti politik.

Një Shqipëri e lirë dhe me institucione që përfaqësojnë qytetarët do të kërkojë transparencë dhe do të rishikojë çdo marrëveshje që cenon interesin kombëtar dhe pasuritë publike. Nuk jemi kundër partnerëve të Shqipërisë, përkundrazi, kërkojmë prej tyre që të qëndrojnë përkrah shqiptarëve, jo të një qeverie të përkohshme.

Ne e kemi zgjedhur Evropën dhe e duam këtu, me ligj, me drejtësi dhe me përgjegjshmëri. Kërkesat tona janë të qarta, shfuqizim të ligjeve, përgjegjësi për vendimet e marra dhe dorëheqje. Sepse Shqipëria nuk shitet, nuk falet, është e shqiptarëve.

Etiketa: nderkombetareProgni

Lajme të lidhura

“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!
Breaking Views

“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!

23:20 - 14/11/26
Deklarata tronditëse në Asamblenë e PS-së, Majko flet për 1 mijë orë filmime: Dorëhiquni para se të dalin!
Breaking Views

Deklarata tronditëse në Asamblenë e PS-së, Majko flet për 1 mijë orë filmime: Dorëhiquni para se të dalin!

22:48 - 14/11/26
E shtunë tragjike në akset rrugore, tre jetë të humbura dhe pesë të plagosur brenda pak orësh nga aksidentet
Aktualitet

E shtunë tragjike në akset rrugore, tre jetë të humbura dhe pesë të plagosur brenda pak orësh nga aksidentet

22:20 - 14/11/26
Para
Tronditet Lushnja! Një person vret nënën dhe plagos rëndë babanë me sqepar e më pas arratiset (Emri)

Tronditet Lushnja! Një person vret nënën dhe plagos rëndë babanë me sqepar e më pas arratiset (Emri)

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!
Breaking Views

“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!

23:20 - 14/11/26

Deputetja socialiste Elisa Spiropali ka bërë deklarata të forta gjatë fjalës së saj në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku...

Lexo më shumë
Përvetësuan 44 mijë m² tokë për park fotovoltaik në Fier, në qeli drejtori i spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë

Përvetësuan 44 mijë m² tokë për park fotovoltaik në Fier, në qeli drejtori i spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë

22:50 - 14/11/26
Deklarata tronditëse në Asamblenë e PS-së, Majko flet për 1 mijë orë filmime: Dorëhiquni para se të dalin!

Deklarata tronditëse në Asamblenë e PS-së, Majko flet për 1 mijë orë filmime: Dorëhiquni para se të dalin!

22:48 - 14/11/26
E shtunë tragjike në akset rrugore, tre jetë të humbura dhe pesë të plagosur brenda pak orësh nga aksidentet

E shtunë tragjike në akset rrugore, tre jetë të humbura dhe pesë të plagosur brenda pak orësh nga aksidentet

22:20 - 14/11/26
Asllani nuk bën llogari: Na duhen tri pikët, objektivi është vetëm fitorja!

Asllani nuk bën llogari: Na duhen tri pikët, objektivi është vetëm fitorja!

22:00 - 14/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com