GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Gent Sejko: Konsolidimi i mëtejshëm i sektorit bankar do ta forcojë më shumë sistemin

10:42 - 27/05/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Gent Sejko: Konsolidimi i mëtejshëm i sektorit bankar do ta forcojë më shumë sistemin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha në raportimin e tij në Kuvendin e Shqipërisë, se procesi i konsolidimit e ka forcuar sektorin bankar shqiptar.

Sipas tij, nga ky proces bankat kanë dalë të shëndetshme dhe kjo u provua vitin e kaluar, kur sektori bankar u vu nën sprovën e pandemisë.

Guvernatori Sejko tha se tashmë Banka e Shqipërisë e vlerëson në nivele optimale numrin e bankave në treg. Megjithatë, sipas tij, konsolidimi i mëtejshëm mund të jetë pozitiv dhe ta forcojë më shumë sistemin.

Këtë javë, mediat greke bënë të ditur se Alpha Bank ka vendosur të nxjerrë në shitje filialin e saj në Shqipëri. Shitja e Alpha Bank në teori mund të sjellë konsolidim të mëtejshëm të sektorit bankar në Shqipëri, nëse blerëse do të jetë njëra prej bankave ekzistuese në treg. Në përgjithësi, interesi i bankave ekzistuese për të blerë konkurrentët në shitje gjatë viteve të fundit ka qenë i lartë, edhe duke pasur parasysh se shitjet e bankave në dalje janë bërë me çmime të leverdishme për blerësit.

Procesi i shitblerjeve të nxitura nga kriza në sektorin bankar shqiptar nisi në vitin 2015, kur banka franceze Credit Agricole nxori në shitje bankën e saj në Shqipëri. Procesi vijoi edhe me shitjen e Veneto Banka tek Intesa Sanpaolo (transaksion në nivel grupesh), të bankës NBG Albania te Banka Amerikane e Investimeve, të Tirana Bank te grupi Balfin, të Bankës Ndërkombëtare Tregtare te Union Bank, si dhe me daljen nga tregu përmes likuidimit të Bankës së Kreditit të Shqipërisë. Procesi e uli numrin e bankave tregtare nga 16 në 12. Pesha e bankave nga Eurozona ka rënë, ndërsa është rritur ndjeshëm pjesa e tregut të bankave me kapital vendas, që në fund të vitit 2020 arriti në 31%, nga 15.5% që ishte në fund të vitit 2015.

Konsolidimi i sektorit financiar është proces i këshillueshëm nga institucionet e specializuara në rastet e krizave që sjellin pasoja të ndjeshme negative për sistemin. Bankat që krijohen nga shitjet apo bashkimet janë më të mëdha, më të shëndetshme dhe me investitorë më të motivuar për të investuar. Këto premisa në vetvete zakonisht e ndikojnë pozitivisht konkurrueshmërinë, duke kompensuar efektin e uljes së numrit të aktorëve në treg.

Në këto vite të para pas konsolidimit, sektori bankar shqiptar duket më dinamik dhe kredidhënia në vitet e fundit është në përmirësim të ndjeshëm. Nga fundi i vitit 2015 deri në fundin e vitit 2020, portofoli i kredisë është rritur me 7.6%. Shifra mund të mos duke shumë e madhe, por në të duhet përfshirë efekti i pastrimit të kredive të humbura dhe nënçmimi i euros në kursin e këmbimit me lekun. Në pesë vitet e fundit, bankat kanë fshirë më shumë se 70 miliardë lekë kredi të humbura, ndërsa euro është nënçmuar me afërsisht 12% ndaj lekut, çka jep një ndikim të konsiderueshëm statistikor te portofoli i kredisë në valutë.

Etiketa: Banka e ShqiperiseGent SejkoPandemisektori bankar

Lajme të lidhura

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar
Breaking Views

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

14:56 - 01/02/26
Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji
Breaking Views

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

13:31 - 01/02/26
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren
Breaking Views

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

11:59 - 01/02/26
Para
“E ndieva shpirtin tënd rreth meje”, dy muaj pa babanë, Adelina bën dedikim prekës.

“E ndieva shpirtin tënd rreth meje”, dy muaj pa babanë, Adelina bën dedikim prekës.

TË FUNDIT

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?
Breaking Views

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

16:37 - 01/02/26

Në mesazhet e publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, dosja Jeffrey Epstein, përmendet edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e...

Lexo më shumë
“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

16:13 - 01/02/26
“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

15:20 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com