GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Gentian Liko i Hekurudhës harxhon 625 MLN lekë për tuba, fiton oferta më e shtrenjtë

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Gentian Liko i Hekurudhës harxhon 625 MLN lekë për tuba, fiton oferta më e shtrenjtë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gentian Liko po i bën rrush e kumbulla fondet e Hekurudhës. Ai u emërua në krye të Hekurudhës Shqiptare në vitin që lamë pas dhe deri më sot e vetmja gjë që ka bërë është shpenzimi i fondeve pa kriter. Të njëjtën gjë ka bërë edhe me tenderin e radhës që ka si objekt “Riparim (rindërtim) vepra arti (ura, tombino, etj)” (Kalimi i tubacionit të furnizimit me ujë të lumit Erzen me tubacionin DN700 Celiku)”. Konkretisht ai do të riparojë urat ku kalon hekurudha si dhe do të vendosë këto tubacione për kalimin e ujit në lumin Erzen. Shkurt, për disa tubacione, Liko do të hedhë 625 milionë lekë.

Për këtë tender kanë paraqitur oferta 5 firma, madje njëra prej tyre me vlerën 477 milionë lekë, por Liko i ka përjashtuar 4 operatorë nga gara, për të lënë vetëm ofertën e firmës START CO SH.P.K

Kjo firmë në pronësi të Shupo Qëndros   dhe Anila Qëndros  ka dorëzuar ofertën me vlerë 625 milionë lekë, një nga ofertat më të shtrenjta. Por, Liko duke patur krahët e ngrohta, nuk ka ngurruar që të shpenzojë në mënyrë maksimale fondin për këtë tender.

Kështu, duke skualifikuar menjëherë nga gara 4 ofertat e tjera, ai ia fali kontratën kompanisë START CO SH.P.K, duke shkelur rregullin kryesor të ligjit për Prokurimet, mbi sigurimin e konkurrencës së ndershme.

Ku shkojnë këto para

Hekurudha Shqiptare shpenzon miliona lekë çdo vit, por gjendja e këtij sektori është skandaloze. Transporti hekurudhor ka marrë gjatë vitit të shkuar të paktën 21 milionë euro të cilët kanë shkuar për ndërhyrje në rrjetin dhe veprat ekzistuese, studime e konsulenca, por pjesa e luanit i ka takuar projektit të rehabilitimit Tiranë-Durrës dhe zgjatimit të Rinas.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë raportoi se pjesa më e madhe e shpenzimeve që kanë shkuar për programimin e transportit hekurudhor janë me financim të huaj duke u dominuar në mbi 63 për qind nga ndërtimi i linjës së re që po mbështetet nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Konkretisht me financim të brendshëm janë të paktën pesë projekte ku janë kryer shpenzime. Së pari për produktin “Sistem Hekurudhor i Reformuar”, ku përfshihet subvencioni për mbështetjen e hekurudhës, janë planifikuar 501 milion lekë dhe janë realizuar 501 milion lekë.

Po kështu për produktin “Inspektime Hekurudhore të kryera” janë planifikuar 15,2 milionë lekë dhe janë realizuar 14.2 milionë lekë. Për produktin “Përmirësimi i infrastrukturës hekurudhore” janë realizuar 49 milionë lekë për dy projektet: 1. Rikonstruksion i linjës hekurudhore Milot – Lezhë, realizuar në 3,545 mijë lekë ose 100%. 2. Riparim vepra arti, realizuar në 45,684 mijë lekë ose 99.5%.

Janë gjithë këto projekte që nëse zbatoheshin rregullisht do të kishin sjellë përmirësim të situatës, në fakt deri më sot nuk ka pasur efekte.

Lexo edhe: “Hekurudha e sherrit”/ Protesta të dhunshme kundër projektit “Lyon-Torino”

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Gentian Likohekurudhashpenzimetender

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
Gazeta gjermane nxjerr zbuluar qëllimet reale të Walker me Bayernin

Gazeta gjermane nxjerr zbuluar qëllimet reale të Walker me Bayernin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht
Aktualitet

Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht

19:13 - 21/10/26

Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit, por...

Lexo më shumë
Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

18:46 - 21/10/26
Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

18:25 - 21/10/26
Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

18:09 - 21/10/26
Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)

Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)

17:42 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com