GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Gentjan Bejtja, ish-polici i burgjeve, u vra në atentat të organizuar– Babai rrëfen momentet e fundit”

21:02 - 21/09/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
“Gentjan Bejtja, ish-polici i burgjeve, u vra në atentat të organizuar– Babai rrëfen momentet e fundit”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-polici i burgjeve, Gentjan Bejtja u vra më 15 mars në oborrin e shtëpisë përmes një atentati të mirëorganizuar në Larushkë të Fushë Krujës.

Bejtja u kishte shpëtuar tri atentateve, por i katërti ishte fatal për të. Teksa ndodhej në oborrin e banesës, persona të maskuar e qëlluan me breshëri plumbash.

Në lidhje me ngjarjen janë pyetur në cilësinë e personit që kanë dijeni për rrethana të dobishme për hetimin disa persona, mes të cilëve edhe Gani Bejtja, babai i Gentian Bejtës si dhe nëna e tij.

Gani Bejtja, babai i viktimës: “Djali im, Gentjan Bejtja, kishte dhjetë ditë që jetonte në shtëpinë time në fshatin Larushkë. Më 15 mars 2024, kam dalë nga banesa me automjetin “Volkswagen” dhe kam shkuar në qytetin e Fushë – Krujës, me qëllim për të paguar energjinë elektrike. Pasi kam qëndruar një orë jam kthyer sërish në shtëpi. Aty ka qenë bashkëshortja ime, Liri Bejtja, djali, Gentiani, së bashku me gruan dhe dy djemtë e tyre të mitur. Gjatë ditës jam marrë me punë të ndryshme në banesë dhe kryesisht me pastrimin e oborrit.

Në orën 15:30, djali im, Gentiani, ka dalë dhe ka shkuar në banesën ë tij aty pranë për të ujitur perimet në një serë, afër me shtëpinë time. Rreth orës 16:00 kam dëgjuar breshëri automatiku që vinin nga banesa e djalit. Së bashku me gruan kemi shkuar aty. Rrugës kam vënë re një foristradë të zezë, e cila doli me shpejtësi në rrugën kryesore, por nuk munda të dallojë targat dhe drejtimin nga u largua. Pasi jam futur në banesë së bashku me bashkëshorten jemi afruar të sera e perimeve dhe aty kam vënë re djalin të gjakosur. Fillimisht jemi përpjekur ta tërheqin me qëllim për t’i dhënë ndihmën mjekësore, por e kuptuam që kjo përpjekje ishte e kotë. Menjëherë kam njoftuar në sallën operative të Komisariatit të Policisë Krujë ku denoncova vrasjen e djalit tim Gentian Bejtja.”

I pyetur në lidhje me dyshimet e tij për autorët e ngjarjes dhe konfliktet që ka pasur djali tij, Gani Bejtja ka shpjeguar se nuk ka dyshime mbi autorët e mundshëm dhe nuk është në dijeni të konflikteve që ka pasur djali i tij. /Emisioni “Gjërat Tona”

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Lumi Ishëm në Fushë Krujë del nga shtrati, izolohet një lagje dhe dhjetra hektarë të përmbytur
Aktualitet

Lumi Ishëm në Fushë Krujë del nga shtrati, izolohet një lagje dhe dhjetra hektarë të përmbytur

10:59 - 17/02/26
Dosja 5D/ Gjykata rrëzon kërkesën për veçim të çështjes penale ndaj disa të pandehurve
Aktualitet

“Dosja 5D”, SPAK jep pretencën, ja sa vite burg kërkohet për ish zyrtarët e Bashkisë Tiranë

10:28 - 17/02/26
Dita e Pavarësisë së Kosovës, klubi i Elbasasit kërkon drejtësi për 4 ish-krerët e UÇK-së
Aktualitet

Dita e Pavarësisë së Kosovës, klubi i Elbasasit kërkon drejtësi për 4 ish-krerët e UÇK-së

10:12 - 17/02/26
Para
Mijëra njerëz mblidhen në stadiumin në Arizona për Charlie Kirk, priten fjalime nga Trump dhe figura të tjera republikane

Mijëra njerëz mblidhen në stadiumin në Arizona për Charlie Kirk, priten fjalime nga Trump dhe figura të tjera republikane

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lumi Ishëm në Fushë Krujë del nga shtrati, izolohet një lagje dhe dhjetra hektarë të përmbytur
Aktualitet

Lumi Ishëm në Fushë Krujë del nga shtrati, izolohet një lagje dhe dhjetra hektarë të përmbytur

10:59 - 17/02/26

Reshjet e dendura të shiut të rëna gjatë natës kanë shtuar ndjeshëm nivelin e lumit Ishëmë në Fushë-Krujë, duke bërë...

Lexo më shumë
Lumë golash edhe në pjesët e dyta, Arsenali dominon Atleticon, shënojnë Martinelli dhe Gyokeres

Rikthehet mbrëmja magjike e Champions League, pritet spektakël te Benfica–Real dhe derbi francez (Ndeshjet)

10:45 - 17/02/26
Dosja 5D/ Gjykata rrëzon kërkesën për veçim të çështjes penale ndaj disa të pandehurve

“Dosja 5D”, SPAK jep pretencën, ja sa vite burg kërkohet për ish zyrtarët e Bashkisë Tiranë

10:28 - 17/02/26
Dita e Pavarësisë së Kosovës, klubi i Elbasasit kërkon drejtësi për 4 ish-krerët e UÇK-së

Dita e Pavarësisë së Kosovës, klubi i Elbasasit kërkon drejtësi për 4 ish-krerët e UÇK-së

10:12 - 17/02/26
Active Water II ngre alarmin: Të gjitha ujërat në Shqipëri të ndotura me mbetje masive fekalesh dhe kimike

Impiante jashtë funksionit dhe dete të ndotura, Shqipëria e fundit në Europë për cilësinë e ujërave

09:50 - 17/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com