GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

George Clooney: E dua Biden, por me atë si kandidat humbasim zgjedhjet

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
George Clooney: E dua Biden, por me atë si kandidat humbasim zgjedhjet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Aktori i njohur hollivudian George Clooney i ka bërë thittje Joe Biden që të tërhiqet nga gara për president.

Kluni ka lënë të nëkuptohet se me Biden si kandidat demokratët i kanë të humbura zgjedhjet përballë kandidatit republikan Donald Turmp.

Aktori George Clooney, një mbështetës i zjarrtë i demokratëve, në një artikull të botuar në Neë York

“Zyrtarët e lartë demokratë, senatorët, anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve dhe kandidatët e tjerë që rrezikojnë të humbasin në nëntor duhet t’i kërkojnë këtij presidenti që vullnetarisht të tërhiqet. Unë e dua Joe Biden. Si senator, si nënkryetar dhe si president. Unë e konsideroj atë një mik dhe besoj në të. Besoj në karakterin e tij. Besoj në moralin e tij. Në katër vitet e fundit, ai ka fituar shumë nga betejat me të cilat është përballur. Por, e vetmja betejë që ai nuk mund ta fitojë është lufta kundër kohës”, shkruan Kluni.

Ai i ka bërë thirrje demokratëve kryesorë, duke përmendur Chuck Schumer, Hakeem Jeffries dhe Nancy Pelosi, që t’i kërkojnë Bidenit që të tërhiqet vullnetarisht.

“Ne nuk do të fitojmë në nëntor me këtë president”, paralajmëroi Clooney, duke shtuar se ligjvënësit me të cilët ai ka folur privatisht e ndanë këtë pikëpamje, raporton CNN.

Më herët, Nancy Pelosi, një demokrate kryesore dhe kryetare e Dhomës për një kohë të gjatë i bëri thirrje Presidentit Joe Biden të vendosë nëse ai do të mbetet në garën për zgjedhjet presidenciale të nëntorit pas dyshimeve të shprehura për shëndetin e tij.

“Koha është e ngutshme”, tha Pelosi, duke shtuar se vendimi i takon presidentit.

Për më tepër, dy ditë më parë, Stephen King iu bashkua listës së figurave të shquara që i kërkonin Presidentit Joe Biden të tërhiqej nga gara presidenciale 2024.

“Joe Biden ka qenë një president i mirë, por është koha që ai të njoftojë, në interes të Amerikës që e do aq qartë, se nuk do të kandidojë për rizgjedhje”, shkroi King sot në Tëitter.

Autori amerikan ka shprehur prej kohësh kundërshtimin e tij ndaj Donald Trump, duke shkruar të dielën se “e djathta franceze po shkon drejt humbjes pavarësisht sondazheve”. Ai shtoi, “Shpresojmë se e njëjta gjë do të ndodhë me Trump dhe miqtë e tij”.

Megjithatë, shqetësimet e tij për Biden, pas performancës së dobët të presidentit në debatin e 27 qershorit, pasqyrojnë ankthin brenda Partisë Demokratike dhe donatorët dhe mbështetësit e saj prej kohësh nëse presidenti amerikan mund të mposht paraardhësin e tij në nëntor.

Për më tepër, aktori dhe regjisori amerikan Rob Reiner i bëri thirrje Joe Biden të tërhiqej nga gara. Sponsorë dhe mbështetës të shquar nga industria e artit dhe kinematografisë, si skenaristi dhe producenti Damon Lindelof dhe bashkëthemeluesi i Netflix, Reed Hastings, gjithashtu duan që presidenti të japë dorëheqjen.

“Unë nuk do të shkoj askund,” tha Joe Biden në emisionin “Morning Joe” të MSNBC, duke argumentuar se thirrjet për tërheqjen e tij nga gara kundër Trump vijnë nga “elitat” e partisë dhe duke theksuar se votuesi mesatar ende e dëshiron atë si kandidat demokrat.

Lajme të lidhura

BE paralajmëron përsëri qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve
Botë

BE paralajmëron përsëri qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve

15:29 - 14/11/26
SHBA rihap hapësirën ajrore, por kaosi në aeroporte vijon, mijëra pasagjerë të bllokuar
Botë

SHBA rihap hapësirën ajrore, por kaosi në aeroporte vijon, mijëra pasagjerë të bllokuar

08:40 - 14/11/26
Alarm në SHBA, ndalohet nisja e të gjithë avionëve pas problemeve në sistemin e kontrollit ajror
Botë

Alarm në SHBA, ndalohet nisja e të gjithë avionëve pas problemeve në sistemin e kontrollit ajror

23:25 - 13/11/26
Para
Përfshihet nga flakët ish-uzina e baterive në Berat

Përfshihet nga flakët ish-uzina e baterive në Berat

Discussion about this post

TË FUNDIT

BE paralajmëron përsëri qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve
Botë

BE paralajmëron përsëri qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve

15:29 - 14/11/26

Komisioni Evropian u ka bërë thirrje qytetarëve të vendeve anëtare që të përgatiten për të përballuar vetë nevojat bazë për...

Lexo më shumë
Alarm në kampin kuqezi, Ernest Muçi mund të  rrezikon ndeshjen nesër me Bjellorusinë

Alarm në kampin kuqezi, Ernest Muçi mund të rrezikon ndeshjen nesër me Bjellorusinë

15:15 - 14/11/26
Aksident në Pogradec, kamionçina përplaset me barrierat anësore dhe përmbyset

Aksident në Pogradec, kamionçina përplaset me barrierat anësore dhe përmbyset

14:58 - 14/11/26
Spiropali publikon platformën: Të ndajmë partinë nga shteti, të garantojmë zgjedhje të lira dhe luftë kundër korrupsionit

Rama kërkoi përjashtimin e Elisa Spiropalit, Blendi Klosi: Vazhdon të jetë anëtare e PS

14:43 - 14/11/26
Nxihet Gjanica në Fier , uji i lumit merr ngjyrë të zezë dhe përhap erë të rëndë, dyshime për shkarkime industrial

Nxihet Gjanica në Fier , uji i lumit merr ngjyrë të zezë dhe përhap erë të rëndë, dyshime për shkarkime industrial

14:11 - 14/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com