GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Gerald Dautaj i Ujësjellësit Durrës jep 200 MLN lekë pa garë mikut të Spartak Kovaçit

11:58 - 18/05/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Gerald Dautaj i Ujësjellësit Durrës jep 200 MLN lekë pa garë mikut të Spartak Kovaçit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

E falimentuar, por ka lekë për tenderat e drejtorit! Shoqëria Ujësjellës-Kanalizime Durrës vazhdon të jetë e mbytur në borxhe, ndërsa në vitin që lamë pas shpalli falimentin. Viti 2024  duhej të ishte një periudhë rikuperimi për këtë ndërmarrje, por trashëgimia e ish-drejtorit Spartak Kovaçi vazhdon ta thellojë gropën financiare.

Më 26 shkurt 2024, pasi plasi skandali me tenderat që i biri ia jepte babait dhe kishin nisur hetimet e SPAK, Kovaçi u shkarkua nga kjo detyrë. Ministrja Belinda Balluku që drejton 51 % të aksioneve të shoqërisë dhe kryetarja e bashkisë Durrës, Emiriano Sako që zotëron 32.47% të shoqërisë e lëshuan drejtorin që e kishte kthyer UKD-në në koshere e të korrupsionit.

Tani Ujësjellësin e drejton ish-vartësi i Kovaçit, Gerald Dautaj.   Ajo që kemi vënë re nga një shqyrtim mbi tenderët e shoqërisë rajonale UKD, është se paratë shkojnë më shumë për shpenzime operative dhe furnizime jo të domosdoshme, ndërkohë që duhen investime për të përmirësuar shërbimin.

Tenderi me risk korrupsioni

I tillë është edhe tenderi i fundit që ka numër reference REF-01686-04-17-2024, objekt ‘Blerje pjesë këmbimi për automjete’ dhe fond limit 200 milionë lekë. Është e shumë e dyshimtë kjo shifër sepse në dokumentet standarde të tenderit nuk ka një argumentim se si është llogaritur fondi limit, sa makina kanë nevojë për pjesë këmbimi, të kujt vit prodhimi janë dhe përse përdoren?

Ndërkaq, mbi këtë tender valëvitet “Flamuri i kuq”. Është shenja e riskut të korrupsionit, që ia ka vendosur portali monitorues Open Data Albania për shkak të shkeljeve ligjore që ka konstatuar gjatë procedurës së prokurimit.

Menjëherë të bie në sy që vetëm një firmë ka aplikuar për këtë tender. Pra, vetëm “SAHORA” SHPK në pronësi të  Anri Hoxhaj ka bërë ofertë.

Kjo kompani dikur e quajtur “Julbok”, që në vitin 2021 realizonte një xhiro pre 280 milionë lekësh, u ble për 1 milion lekë nga Anri Hoxhaj më 26 korrik 2022. Kompania u fut fuqishëm në tenderat e bashkisë Tiranë, kryesisht tek Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit. Po ashtu është përfituese e prokurimeve pa garë edhe në njësi të tjera vendore si në Kamëz, Vorë dhe Lushnjë.

Kontratat e fituara nga kjo kompani, sidomos ato të dhëna nga drejtorët e Erion Veliajt, janë dhënë në kushtet e shkeljes së ligjit mbi prokurimet dhe janë vlerësuar me “Red Flag”.

 

Duke u kthyer tek “pjesët e ndërrimit”, një pyetje kemi për drejtorin e ri: A ka marrë porosi nga ish-drejtori Spartak Kovaçi, që këtë tender t’ia japë kompanisë “Sahora” shpk? Me firmën e Kovaçit, “Sahora” ka marrë 234 milionë lekë për pjesë këmbimi për mjetet e Ujësjellësit. Tenderi u zhvillua në 9 tetor 2023 dhe kontrata mbulon nevojat për 1 vit. Për më tepër, tenderi i zhvilluar në tetor 2023 ishte një rast i pastër korrupsioni dhe është shënuar po ashtu me “Flamur të kuq”. Drejtor Kovaçi i eliminoi të gjithë konkurrentët përveç fituesit.

 

Këtë vit, natyrshëm nuk pati konkurrentë të tjerë, sepse dihej që fituesi ishte i paracaktuar. Përse zoti Dautaj nuk pret të paktën të vijë tetori 2024 dhe t’i japë një kontratë të re biznesmenit Anri Hoxhaj?

Në rastin konkret duhej të kishte anuluar tenderin për mungesë  konkurrence dhe ta organizonte përsëri në pritje të ofertave të përshtatshme. Por administratorit i leverdiska ta japë kontratën pa konkurrencë. Kështu pa u munduar fare që të plotësojë kriteret e tenderit, “SAHORA” shpk u shpall fituese dhe më datë 17 maj 2024 është hedhur firma për 200 milionë lekë të tjera.

Tenderi i marsit

Por prisni, se nuk ka mbaruar! Ndërkohë pikëpyetja tjetër që ngremë ne është si mundet Ujësjellësi i Durrësit në një muaj të shpenzojë 325 milionë lekë për të blerë pjesë këmbimi për automjete?

Kujtojmë se më datë  21 mars 2024, drejtor Dauti bleu 125 milionë lekë pjesë këmbim edhe këtë tender e dha pa garë. Në garën e marsit ishin dorëzuar dy oferta, dhe ishte mundësia që fituesi të shpallej duke zhvilluar një garë sipas ligjit.

Por edhe në këtë rast drejtori zgjodh t’i mbyllte punët shpejt e shpejt duke skualifikuar që në fazën e parë njërën kompani dhe kontratën ia dhuroi firmës tjetër  ARTEO 2018.

Afati i furnizimit për këtë kontratë ka mbaruar më datë 5 prill 2024, pra lekët janë dhënë dhe pjesët e ndërrimit duhet të jenë magazinuar tashmë!

Është e qartë se të tre tenderat (përfshirë edhe atë që firmosi Kovaçi) janë zhvilluar thjesht për të çuar fondet drejt kompanive private, jo për të shkak se Ujësjellësi ka pasur nevojë të domosdoshme për “pjesë këmbimi”.

Këto tendera dhe këta drejtorë e çuan shoqërinë e ujësjellësit Durrës në katastrofë financiare. Grafiku i mëposhtëm tregon bilancin negativ financiar të shoqërisë.

Duke qenë se kaloi në falimentim, shoqëria UKD ka një administrator likuidues që nga data 18 prill 2023, ndërsa është regjistruar një kompani me emër tjetër (SHRUKD), duke bërë pronare kryesore Ministrinë e Infrastrukturës që drejton Belinda Balluku.

Kujtojmë se të dy “aksioneret” e këtij Ujësjellësi, Belinda Balluku dhe Emiriana Sako ishin njëra pas tjetrës të thirrura në SPAK dy ditë më parë. Ato dhanë sqarime për skandalin e inceneratorit të Tiranës.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimDurrësEmirina SakoSpakujesjlles

Lajme të lidhura

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit
Breaking Views

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit

15:21 - 18/12/25
Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë
Breaking Views

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë
Breaking Views

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë

15:43 - 16/12/25
Para
E rëndë në Vaun e Dejës, gjendet i pajetë në rrugë një 62 vjeçar

Piu mbidozë ilaçesh, gruaja në Fier përfundon me urgjencë në spital

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

21:15 - 20/12/25

Katër persona kane mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme në një aksident të ndodhur në aksin Elbasan Peqin pranë fshatit...

Lexo më shumë
Spahiu: Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama

Tjetër “shuplakë” për Ramën! SPAK, urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë

20:33 - 20/12/25
“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

20:14 - 20/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji

19:52 - 20/12/25
Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

19:39 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com