GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Gërdeci”, avokati i Fatmir Mediut kundërshton akt-ekspertimin

10:38 - 02/10/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
“Gërdeci”/ Shtyhet seanca për ish ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përmes avokatit të tij, Henrik Ligori, ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, po paraqet kundërshtitë e tij mbi akt-ekspertimin ekonomiko-financiar si edhe përgjigjeve të dhëna nga ekspertët në seancën e kaluar.

Vetë ish-ministri nuk është i pranishëm në sallën e gjyqit.

“Kemi objeksione mbi aspektin e formës dhe përmbajtjes së akt-ekspertimit ekonomiko-financiar. Ekspertët nuk e kanë pasur një cilësi të tillë. Ata e kanë pohuar edhe vetë që nuk janë ekspertë, por vetëm specialistë, që janë ftuar nga prokuroria për të dhënë një mendim. Në këtë akt ekspertimi ekspertët janë jashtë kontekstualitetit të fakteve. Ekspertët nuk marrin në konsideratë asnjë faktor tjetër që ka ndikuar këto 15 vite në trajtimin e konkluzioneve të tyre. Demontimi i municioneve nuk është një proces që nisi dhe mbaroi me Gërdecin. Është një proces që ka ndodhur edhe para edhe pas tij. Ekspertët janë thirrur për të dhënë një mendim në fushën e shkencës dhe për të dhënë një mëndim shkencor. Ekspertët thonë qe procesi i demontimit në fabrikën e Poliçanit është një proces që dilte me fitim.

Atëherë nëse dilte me fitim, pse shteti në vijim vetëm ka shpenzuar dhe nuk ka fituar? Ne i qëndrojmë faktit që procesi i demontimit kishte kosto dhe humbje për shtetin. Gati 80% e pyetjeve të shtruara nga ne, ekspertët japin një përgjigje standardë, “kjo nuk ka të bëjë me ekspertimin”. Pyetja që unë bëj është, cila është baza legjislative që iu është vënë në dispozicion për të mbështetur përfundimet e tyre. A e kanë parë ata vendimin e gjykatës së Beratit, lqnë në fuqi deri në Gjykatën e Lartë, që shifrat e prezantuara nga kombinati i Poliçanit janë të sakta dhe jo të gabuara si ata e kanë marrë apriori.

Dokumentet që ata kanë marrë në shqyrtim për aktin nuk përbëjnë as 20% të dokumenteve të nevojshme qe iu duheshin për të përpiluar aktin. Gati 50 % të përgjigjeve të ekspertëve janë përgjigje me karakter juridik, që ishte një detyrë që nuk iu takon atyre. Kam një listë aktesh ligjore e nënligjore që ekspertët nuk i kanë parë”, tha avokati Ligori.

Akuza për “shpërdorim të detyrës” kërkon dëm ekonomik të shkaktuar me dashje, apo nga një pakujdesi e rëndë?

“Pyetjes së prokurorisë për dënim ekspertët i janë përgjigjur përmes një tabele. Së pari, dëm në vlerën 4400 usd ka shkaktuar subjekti Sac për mosdeklarim të të ardhurave nga shitjet. Pyetja është kjo, pretendimi i ekspertëve vrarë lidhje ka me ministrinë e mbrojtjes. Çfarë lidhje ka me kompetencat e ministrit të akuzuar në këtë proces. Dëmi tjetër 25 usd i ngarkohet SAC për mosdeklarim të shitjes nga demontimi i disa municioneve”, tha avokati.

Po me këtë c’lidhje ka ministri i mbrojtjes?

“Çfarë është ministri, inspektor i tatimeve, apo i organeve tatimore. Si mund të lidhet ministri?! Po nga ekspertët është llogaritur një dëm prej 2100 usd po për mosdeklarim. Një dëm 8 mln lekë i ngarkohet Meicos. Pyetja jonë është e njëjtë. Si lidhen këto dëme me veprimtarinë e ministrit të mbrojtjes?! Një dëm prej 13200 usd i faturohet Meicos. Llogaritet një dëm prej 14 mln për Shtabin e Përgjithshëm për shpenzimet e transportit”.

Prokurori i SPAK, Klodian Braho:

“Qëllimi i paraqitjes si provë të akt ekspertimit është dëmi i shkaktuar nga mosdeklarimet tatimorë dhe kostot e transportit. Pavarësisht se ekspertët mund të kenë dhënë vlerësim juridik, ne e kemi paraqitur aktin jo për vlerësime juridike, por për ato ekonomike e shkencore. Në disa raste mbrojtja është munduar edhe t’i vendosë ekspertët në vështirësi. Nuk ka 5 licenca të sac në dosje. Ka vetëm një vetëdeklarim nga SAC”.

Etiketa: Fatmir MediuGerdeciSpak

Lajme të lidhura

Dosja e SPAK/ Demirajt e “Pelikanit” dhe Fatosi i “Fafa” shitën prona tek Ermal Beqiri, biznesmeni i AKSHI-t
Aktualitet

Dosja e SPAK/ Demirajt e “Pelikanit” dhe Fatosi i “Fafa” shitën prona tek Ermal Beqiri, biznesmeni i AKSHI-t

21:21 - 22/04/26
Ndryshime në Policinë e Shtetit! Shef i ri për Operacionalen, shkarkohet drejtori i Krimit Ekonomik, lëvizin disa nëndrejtorë dhe komisarë (EMRAT)
Aktualitet

Ndryshime në Policinë e Shtetit! Shef i ri për Operacionalen, shkarkohet drejtori i Krimit Ekonomik, lëvizin disa nëndrejtorë dhe komisarë (EMRAT)

20:00 - 22/04/26
Kërcet arma në Laç, në shënjestër një pronar karburanti, shpallen në kërkim babai dhe 2 djemtë e tij
Aktualitet

Kërcet arma në Laç, në shënjestër një pronar karburanti, shpallen në kërkim babai dhe 2 djemtë e tij

19:59 - 22/04/26
Para
Shtyhet gjyqi për Dritan Dajtin, pse dështoi video-konferenca nga burgu

Vendimi i Gjykatës së Lartë për Dritan Dajtin: Apeli gaboi duke favorizuar në uljen e masës së dënimit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ankth për dy futbollistë shqiptarë! Alarm për sulm në Ukrainë, largohen pas sirenave
Breaking Views

Ankth për dy futbollistë shqiptarë! Alarm për sulm në Ukrainë, largohen pas sirenave

23:28 - 22/04/26

Baton Zabërgja dhe Ermir Rashica janë përballur me një situatë aspak të këndshme në Ukrainë. Ndërsa po kryenin nxemjen para...

Lexo më shumë
Skandal në Batumi, gjyqtarët hedhin poshtë djersën e Erkand Qerimajt

Skandal në Batumi, gjyqtarët hedhin poshtë djersën e Erkand Qerimajt

23:18 - 22/04/26
Chelsea shkarkon trajnerin Liam Rosenior pas tre muajsh në drejtim

Chelsea shkarkon trajnerin Liam Rosenior pas tre muajsh në drejtim

23:05 - 22/04/26
Egnatia kalon në finale pas dramës së penalltive ndaj Elbasanit

Egnatia kalon në finale pas dramës së penalltive ndaj Elbasanit

22:15 - 22/04/26
Dosja e SPAK/ Demirajt e “Pelikanit” dhe Fatosi i “Fafa” shitën prona tek Ermal Beqiri, biznesmeni i AKSHI-t

Dosja e SPAK/ Demirajt e “Pelikanit” dhe Fatosi i “Fafa” shitën prona tek Ermal Beqiri, biznesmeni i AKSHI-t

21:21 - 22/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com