GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

‘Gërdeci krim shtetëror’, Zamira Durda : Drejtësia po zvarritet, Mediu na kërcënoi në GJKKO, na tha mbylleni gojën

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
‘Gërdeci krim shtetëror’, Zamira Durda : Drejtësia po zvarritet, Mediu na kërcënoi në GJKKO, na tha mbylleni gojën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një dëshmi e fortë vjen nga Zamira Durda , e cila në 17-vjetorin e masakrës së Gërdecit, ku humbi djalin 6-vjeçar, tregon se si ish-ministri Fatmir Mediu i ka kërcuar në sallën e GJKKO. Në intervistën ekskluzive për Report Tv, Durda rrëfen se si në sallën e gjyqit të GJKKO, Fatmir mediu i ka kërcënuar duke iu thënë “mbylleni gojën”.

Madje Durda rrëfen për Report Tv, se nuk kanë asnjë të drejtë në sallë, duke theksuar se si rrezikon që të nxirren jashtë nëse flasin. Gjyqtarja e çështjes së Gërdecit është Irena Gjoka.

Zamira Durda: I kam thënë dhe gjyqtares, të lutem, na kërcënojnë, na bërtasin, mos flni mos reagoni. Si mos të reagojë një nënë? Gazetari Andi Kapxhiu: Kush iu kërcënon? Keni kërcënime kohët e fundit?

Zamira Durda: Po biles, nga avokatët e atij. E ngriti zërin para dy seancash. Mbylleni gojën, na u ngrit vetë i pandehuri. Na u ngrit drejtpërdrejtë, mbylleni gojën. Po i trajtoni viktimat si heronj, i thuhet gjyqtares.

Gazetari Andi Kapxhiu: Ministri i asaj kohe në sallën e gjyqit iu kërcënoi? Ju tha mbylleni gojën, zoti Mediu…

Zamira Durda: Po, po, pikërisht. Mbylleni gojën. Ishte e tmerrshme të duroje, vetëm i pandehuri ka të drejtë, ne s’kemi asnjë të drejtë të flasim, edhe po folëm do dalim jashtë. Po si durohet?

Gazetari Andi Kapxhiu: Jeni e zhgënjyer edhe me drejtësinë e re.

Zamira Durda: 2 vite jemi ende tek provat e prokurorit, jemi në seancë me datë 18, ka 147 faqe për të lexuar. Vetëm orë leximi, fjalime parlamenti, se s’ka asnjë provë, do vetëm të zvarrisë të përfitojë kohë. Është vrastare, është tallëse për ne viktimat. Na kërcënoi, na u hakërrye i pandehuri në sallë. E pastaj do dilkemi ne përjashta po folëm ne, po si. Të gjithë paguhen për atë proces gjyqësor, vetëm unë jam ajo që mbroj interesat e fëmijës sim.

Në 17-vjetorin e masakrës së Gërdecit, me zërin që i dridhet dhe dhimbjen e madhe në shpirt për humbjen e djalit në masakrën e Gërdecit, Zamira Durda shprehet se nuk do të rresht së kërkuari drejtësi për djalin e saj. Shpërthimin e 15 marsit 2008 e ka ende para syve dhe që nga ajo ditë nisi edhe jeta plot kalvar në dyert e drejtësisë.

Edison Durda ishte një nga 26 viktimat që shkaktoi masakra e Gërdecit. Ai ishte vetëm 6 vjeç dhe po luante me biçikletë, kur humbi jetën nga shpërthimi i fabrikës së vdekjes. Djali im nuk kishte asnjë faj, thotë Durda, por faji i tij i vetëm ishte se doli të luante me biçikletë dhe e poqën, e dogjën.

Etiketa: Gerdeci

Lajme të lidhura

U përfol se ishte nisur nga Vlora, ministri grek i Mbrojtjes për dronin në Lefkada: Mjet lundrues ukrainas! Situatë serioze
Aktualitet

U përfol se ishte nisur nga Vlora, ministri grek i Mbrojtjes për dronin në Lefkada: Mjet lundrues ukrainas! Situatë serioze

22:48 - 12/05/26
‘Ky është përdhunim…’- Bogdani ‘përplaset’ me Stojanin në KLP: Do më varni në litar? Unë mbase jam çmendur
Aktualitet

‘Ky është përdhunim…’- Bogdani ‘përplaset’ me Stojanin në KLP: Do më varni në litar? Unë mbase jam çmendur

21:25 - 12/05/26
Hakmarrje dhe vrasës me pagesë, saga e përgjakshme mes Nikulajve dhe Lekstakajve
Aktualitet

Hakmarrje dhe vrasës me pagesë, saga e përgjakshme mes Nikulajve dhe Lekstakajve

20:26 - 12/05/26
Para
Protesta e opozitës, policia “blindon” Tiranën, 800 efektivë në terren

Protesta e opozitës, policia “blindon” Tiranën, 800 efektivë në terren

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Jam i vetmi që depozitova platformë për kryetar”, Salianji: Berisha përjashtoi edhe zonjën Mereme që e futi vetë!
Breaking Views

“Jam i vetmi që depozitova platformë për kryetar”, Salianji: Berisha përjashtoi edhe zonjën Mereme që e futi vetë!

23:05 - 12/05/26

Ish-deputeti Ervin Salianji, i ftuar në emisionin Studio24, ka folur për situatën brenda Partisë Demokratike, pasi nuk u lejua të...

Lexo më shumë
U përfol se ishte nisur nga Vlora, ministri grek i Mbrojtjes për dronin në Lefkada: Mjet lundrues ukrainas! Situatë serioze

U përfol se ishte nisur nga Vlora, ministri grek i Mbrojtjes për dronin në Lefkada: Mjet lundrues ukrainas! Situatë serioze

22:48 - 12/05/26
Vazhdon trekëndëshi Bashki- One Albania- Gogle e Veliajt?! Monitorim trafiku, gati kontrata e re 400 MLN lekë!

Vazhdon trekëndëshi Bashki- One Albania- Gogle e Veliajt?! Monitorim trafiku, gati kontrata e re 400 MLN lekë!

22:00 - 12/05/26
‘Ky është përdhunim…’- Bogdani ‘përplaset’ me Stojanin në KLP: Do më varni në litar? Unë mbase jam çmendur

‘Ky është përdhunim…’- Bogdani ‘përplaset’ me Stojanin në KLP: Do më varni në litar? Unë mbase jam çmendur

21:25 - 12/05/26
“Me shkarkoni, të bie dhe unë rehat”/ Ristani ‘shpërthen’ gjatë debatit në Këshillin Bashkiak

“Me shkarkoni, të bie dhe unë rehat”/ Ristani ‘shpërthen’ gjatë debatit në Këshillin Bashkiak

20:42 - 12/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com