GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Seanca për Gërdecin, hipotezat e SPAK: Çfarë e shkaktoi shpërthimin

11:11 - 09/04/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Mediu pas daljes nga GJKKO: Doli qartë, kam zbatuar vetëm ligjin…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në seancën e radhës ndaj ish-Ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, Gjykata e Posaçme administroi deklarimet e dhëna nga ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Luan Hoxha, në shkurt 2009.

Kjo pasi, në një ndërprerje të seancës, prokurorët e SPAK konfirmuan përmes sistemit TIMS se Hoxha kishte dalë nga vendi në vitin 2012.

Duke e vlerësuar të rëndësishme dëshminë e Hoxhës, i pandehuri Mediu, kërkoi pyetjen e tij përmes video-konferencës, por prokurorët e SPAK thanë se nuk kishin një adresë të ish-gjeneralit, i dënuar në procesin e parë të dosjes “Gërdeci”.

Në të njëjtën seancë, prokurorët nisën prezantimin e provave shkresore, mes të cilave akt-ekspertimin amerikan të shkakut të shpërthimit në Gërdec, akt-ekspertimin ushtarak dhe atë financiar. Sipas SPAK, shkaku i shpërthimit mund të ishte flaka e shkaktuar nga kontakti i një karroce të sapo salduar me thasët e barutit, por edhe mundësi nga mosdorëzimi i çakmakëve në hyrje të fabrikës, apo kontakti i rrotave metalike të karrocës.

Sipas akt-ekspertimit ushtarak, demontimi i kalibrave të mëdhenj nuk mund të behej në një distancë të afërt me zonën e banuar, ndërsa akt-ekspertimi financiar llogariste një kosto prej 59 milion lekësh për transportin, që konsiderohet sipas SPAK, dëm në buxhetin e shtetit.

Nga ana e tyre, avokatët e Mediut dhe vetë i pandehuri thanë që SPAK duhet të provonte se çfarë lidhje kishte secila nga provat shkresore me kompetencat e Mediut si ministër.

“Ashtu siç u kërkua thirrja e dëshmitarëve, prokuroria ka sjellë një volum shkresash pa përcaktuar asgjë. Pa përcaktuar dhe përgjegjësitë e ministrit. U tha se ishte salduar një karrocë. I kërkuam prokurorisë që të na thotë se ku është përgjegjësia e ministrit në kuadër të shpërdorimit të detyrës. Nëse nuk hyhet në thelb të së vërtetës, mendoj se është një proces që të kalohet te procesi i radhës. Sikur duan që të mbarojë seanca shpejt. Se çfarë ka ndodhur në Gërdec, njerëzit e dinë. Se çfarë ka bërë ministri, atë duhet të faktojnë. Unë duhet të analizoj ekspertizën e amerikanëve. Ata kanë lënë 5 shkaqe në fuqi. Nuk u bë herën e parë, ndaj mendoj se duhen marrë në konsideratë të gjitha gjërat. Nuk merret ministri me çështjet e kalibrave. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm duhet të japë versionin e tij. Nuk është e vështirë që të gjendet adresa e tij në SHBA”, tha Mediu për gazetarët pas seancës.

Etiketa: ceshtja e gerdecitFatmir MediuGerdeciKryesore1Mediu

Lajme të lidhura

Rama dhe Vuçiç thurin planin/ Gazetari gjerman: Propozimi pritet të hapë debat të gjerë
Breaking Views

Rama dhe Vuçiç thurin planin/ Gazetari gjerman: Propozimi pritet të hapë debat të gjerë

23:03 - 27/02/26
Ish-zv.kryeministrja Ermelinda Meksi: SPAK dhe GJJKO riformatuan Qeverinë
Breaking Views

Ish-zv.kryeministrja Ermelinda Meksi: SPAK dhe GJJKO riformatuan Qeverinë

22:41 - 27/02/26
Meta shkruan libër në burg: I bindur që do ketë shumë shitje edhe në SHBA e BE
KRYESORE

Meta shkruan libër në burg: I bindur që do ketë shumë shitje edhe në SHBA e BE

20:30 - 27/02/26
Para
Pse vitamina C duhet pikërisht tani, dozat e nevojshme dhe ku gjendet

Pse vitamina C duhet pikërisht tani, dozat e nevojshme dhe ku gjendet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova
Kosovë & Rajon

Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova

02:57 - 28/02/26

Finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova 4 solli emocione të forta dhe surpriza për publikun, ndërsa fituesi i...

Lexo më shumë
Rriten pagat për mësuesit dhe policët/ Vendimi i qeverisë, përfitojnë edhe ushtarakët nga indeksimi 2.5%

Rriten pagat për mësuesit dhe policët/ Vendimi i qeverisë, përfitojnë edhe ushtarakët nga indeksimi 2.5%

23:21 - 27/02/26
Rama dhe Vuçiç thurin planin/ Gazetari gjerman: Propozimi pritet të hapë debat të gjerë

Rama dhe Vuçiç thurin planin/ Gazetari gjerman: Propozimi pritet të hapë debat të gjerë

23:03 - 27/02/26
Ish-zv.kryeministrja Ermelinda Meksi: SPAK dhe GJJKO riformatuan Qeverinë

Ish-zv.kryeministrja Ermelinda Meksi: SPAK dhe GJJKO riformatuan Qeverinë

22:41 - 27/02/26
Shehi debuton me humbje, Vllaznia feston në Shkodër

Shehi debuton me humbje, Vllaznia feston në Shkodër

21:43 - 27/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com