GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Gërdeci”/ Mediu: Proces i ndërtuar në mënyrë të paligjshme

14:14 - 30/10/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Riekspertim për dëmin financiar të demontimit në Poliçan, GJKKO rrëzon kërkesën e Fatmir Mediut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka deklaruar pas daljes nga GJKKO se procesi për çështjen “Gërdeci” është ndërtuar në mënyrë të paligjshme dhe po kalon në akuza absurde.

Mediu u shpreh se ndaj tij po ngrihen akuza për çështje ushtarake, teksa u shpreh se “çdo ministër mbrojtje merr vlerësimin për çështjet ushtarake me ndihmën e strukturës ushtarake”.

“S’kam bërë shkollë ushtarake, çdo ministër mbrojtje merr vlerësimin për çështjet ushtarake me ndihmën e strukturës ushtarake. Struktura ushtarake kanë përgatitur urdhrin e ministrit në raport me kalibrat, është edhe një komision. Më falni kë duhej të pyesja unë, të merrja shefin e shtabit të SHBA-ve ta pyes se çfarë më ka thënë shefi i shtabit të FA-ve, qëndron apo jo? Ky proces është ndërtuar në mënyrë të paligjshme dhe po kalon në akuza tërësisht absurd dhe të pabaza. I them ministrit të sotëm të mbrojtjes, edhe ish-ministrave duhet patjetër të mbrojnë shkollën ushtarake përpara se të marrin postin sepse mund t’i akuzojnë për çështje ushtarake që kanë të bëjnë me kalibrat, me llojin e armatimit dhe municioneve, transportin e tyre, duhet patjetër ta dinë. Ky nuk është standard i NATO-s, por i prokurorisë sonë”, deklaroi Mediu pas seancës së sotme.

Brenda gjykatës, Mediu ka vijuar të kundërshtojë përgjigjet e dhënë nga ekspertët që kanë përpiluar akt-ekspertimin ekonomiko-financiar, të paraqitur nga SPAK si provë në proces. Nga banka e të pandehurit, ish-ministri i akuzuar për “shpërdorim të detyrës”, ka këmbëngulur se kompania SAC, që kreu demontim në Gërdec kishte kaluar në të gjithë filtrat e DASH, por edhe të MEICO e SHISH. Sipas Mediut, ekspertët nuk kanë këqyrur 80% të dokumentacionit të nevojshëm për të kryer akt-ekspertimin dhe as me licencat që zotëronte SAC, të miratuara nga autoritetet amerikane.

“Do hedh dritë mbi çdo përgjigje dhe sens alogjik të ekspertëve. Në raporte e korrespondenca konfidenciale, Meico dhe SHISH kanë vërtetuar besueshmërinë e kompaninë SAC.Mbi 80% e dokumenteve të nevojshme nuk janë studiuar nga ekspertët. Ekspertët bëjnë vlerësime juridike, që janë jashtë tagrit të tyre. DASH nuk vlerëson një kërkesë, por të gjithë dokumentacionin. Ka shumë detaje para se të lejohet përcjellja e teknologjisë ushtarake në Shqipëri. Ekspertët i bëjnë bisht pyetjes edhe nëse janë njohur ose jo me licencat e SAC. Ekspertët nuk kamë asnjë njohuri se çfarë licencash nevojiten në SHBA dhe Shqipëri për këtë proces. Unë, duke kërkuar në dokumentacion, arrita të gjej disa licenca të SAC, licenca për të cilat është marrë në vijimësi leje nga SHBA. Departamenti i Mbrojtjes, por edhe i Transportit në SHBA kanë dhënë leje për procesin.

Nëse Sac do ishte kompani mashtruese, atëherë përse akuza nuk ka ngritur asnjë çështje ndaj kësaj kompanie. Pretendohet se nuk kanë paguar detyrimet financiare. Unë kam mundur të gjej të gjitha licencat e SAC. Ministria e Mbrojtjes nga vitet ‘90 deri sot, i ka shitur municionet në ofertuesin e parë. Municionet nuk mund të shiten në ankand. Ekspertët kanë bërë përgjigje “copy paste” të akt ekspertimit të bërë prej tyre në vitin 2008. Kam kontrata të Meico me Policanin, ku Meico e ia ka dhënë municionin falas dhe transportuar falas. Në Polican fishekët janë djegur. Janë shpenzuar 8 mln usd nga partnerët. Demontimi në Poliçan do të zgjaste deri në 2030, ndërsa kërkohej që procesi të mbaronte në 2010. Absurditet vlerësimi i ekspertëve që fitimi në rast demontimi është më i madh se ai nga shitja”, u shpreh Mediu.

Etiketa: Fatmir Mediu

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Para
Veliaj fshin me gomë 17 firma që t’i japë 1.8 MLN euro Luan Balit, ja si u manipulua tenderi

Veliaj fshin me gomë 17 firma që t’i japë 1.8 MLN euro Luan Balit, ja si u manipulua tenderi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com