GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Gërdeci”/ Mediu-Shabani, sherr në emision: Mirëmbrëma trupi gjykues

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Gërdeci”/ Mediu-Shabani, sherr në emision: Mirëmbrëma trupi gjykues
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-ministri Fatmir Mediu ka ndërhyrë LIVE në studion e emisionit “Open” përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë, teksa në studio diskutohet hetimi i çështjes së Gërdecit.

Mediu nisi komunikimin duke përshëndetur “trupin gjykues” në studio, të cilët sipas tij janë duke diskutuar diçka në kundërshtim me ligjin, pasi sipas tij parashkrimi i veprës penale të shpërdorimit të detyrës është 10 vjet, ndërsa nga shpërthimi i Gërdecit kanë kaluar 15 vjet.

Ai shtoi se nuk e ka penguar në asnjë moment hetimin dhe pas vitit 2008 nuk ka pasur imunitet për të penguar hetimin e prokurorisë asokohe.

Ai u shpreh se ky rast po bëhet për të ndërtuar një proces gjueti shtrigash dhe se ai ka marrë përgjegjësinë e tij më parë.

“Mirëmbrëma dhe trupit gjykues që keni aty. Këshillat dikur kanë qenë në lagje dhe tani bëhen në media. Çdo gjë që po diskutohet është në kundërshtim flagrant të ligjit. Parashkrimi i veprës penale të shpërdorimit të detyrës është 10 vjet.

Nga Gërdeci kanë kaluar 15 vjet. Sipas Kushtetutës organi ligjbërës është parlamenti. Gjykata duhet t’i drejtohet parlamentit. Nuk ka vetëm një vendim pushimi në 2009, por edhe në 2015 dhe 2018.

Kush e ka penguar hetimin? Pas vitit 2008 nuk kam pasur imunitet. Kush e pengoi hetimin e prokurorisë. Pse hapet pasi është parashkruar çështja?

E dini që Fatmir Mediu dy herë i kanë bërë hetim pasuror dhe nuk kanë gjetur një element të abuzimit financiar? Kanë hetuar edhe për raste të shëndetit familjar në gjithë botën dhe nuk kanë gjetur një element abuzimi financiar.

Ligji për prokurimet publike e përjashton Ministrinë e Mbrojtjes. Shitja e municioneve nuk bëhet me ankand. Ministri i Financave ka votuar asokohe. Nëse mendon se ministri ecën me mendjen tënde… Nuk e kam penguar hetimin ndaj meje dhe nuk kam pasur asnjë pushtet të tillë. Kjo është për të ndërtuar një proces gjueti shtrigash”, u shpreh Mediu.

Ndërhyrja e ish-ministrit të Mbrojtjes ka ardhur pasi kreu i Nisma Thurje, Endri Shabani, u shpreh se të dënuarve për tragjedinë e Gërdecit duhet ti sekuestrohet edhe pasuria.

Shabani u shpreh optimist për punën e SPAK, ku tha se është duke ecur me ritme të ngadalta, por është në drejtimin e duhur.

“Nuk e dimë deri ku do shkojë ky hetim. Niveli më i lartë është te Mediu. Unë kam besim se SPAK do bëjë atë që drejtësia nuk e ka bërë në 30 vite. Burgu nuk vendos drejtësi. Përveç ndëshkimit në nivele të larta duhet edhe konfiskimi i pasurive të personave të implikuar. Është ende fillimi, ka marrë më gjatë seç duhet por kemi parë ministra, deputetët, kryebashkiak në burg. Deri më parë nuk kishim parë. As ‘ish’ zyrtarët nuk i kemi parë në burg. Arrestimet më të rëndësishme janë bërë këtë vit, që kur ka marrë postin Dumani. Ka një zhvillim pozitiv, është pak, por është në drejtimin e duhur”, u shpreh Shabani.

Debati në studio

Shabani: Këtu ka viktima dhe dikush duhet të mbajë përgjegjësi

Mediu: Kur Mediu nuk ndalon dot prokurorinë të bëjë një veprim të paligjshëm, si und të ndalojë të bëjë një veprim të ligjshëm?

Shabani: Ju mund ta ndihmoni drejtësinë me informacion… aty kanë vdekur njerëz që nuk duhet të ishin fare në fabrikë, që nga mosha… ai që është ministër i mbrojtjes ndjen një përgjegjësi pse ka zgjedhur këtë kompani dhe pse aty. Nëse keni pasur presion nga lart, bashkëpunoni me drejtësinë

Mediu: Këto marifete aludimesh shko bëji diku tjetër, jo me mua

Shabani: Nuk ka aksident në një fabrikë ku kishte fëmijë dhe gra

Mediu: Po ju them, e dini sa janë vrarë para Gërdecit nga shpërthimi i municioneve? 140 vetë! Ka pasur ndonjë ministër të japë dorëheqje?

Etiketa: GerdeciMediuShabani

Lajme të lidhura

Mashtronin të huajt përmes platformave online, 4 të arrestuar dhe në kërkim pronari (Emrat)
Aktualitet

Mashtronin të huajt përmes platformave online, 4 të arrestuar dhe në kërkim pronari (Emrat)

09:17 - 30/09/26
Nga Balluku te AKSHI dhe SHISH, DW: SPAK po lufton korrupsionin, por pasi ai ka ndodhur
Aktualitet

Nga Balluku te AKSHI dhe SHISH, DW: SPAK po lufton korrupsionin, por pasi ai ka ndodhur

09:02 - 30/09/26
Të mbytura me dosje dhe pa siguri, mjerimi i godinave të gjykatave në Shqipëri
Aktualitet

Të mbytura me dosje dhe pa siguri, mjerimi i godinave të gjykatave në Shqipëri

08:45 - 30/09/26
Para
“Ty të marr për veshi me polici, mamin e fusin në burg”, babai presion vajzës

“Ty të marr për veshi me polici, mamin e fusin në burg”, babai presion vajzës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mashtronin të huajt përmes platformave online, 4 të arrestuar dhe në kërkim pronari (Emrat)
Aktualitet

Mashtronin të huajt përmes platformave online, 4 të arrestuar dhe në kërkim pronari (Emrat)

09:17 - 30/09/26

Policia e Tiranës ka arrestuar 4 persona, të cilët përmes platformave online mashtronin qytetarë nga vende të ndryshme të Bashkimit...

Lexo më shumë
Nga Balluku te AKSHI dhe SHISH, DW: SPAK po lufton korrupsionin, por pasi ai ka ndodhur

Nga Balluku te AKSHI dhe SHISH, DW: SPAK po lufton korrupsionin, por pasi ai ka ndodhur

09:02 - 30/09/26
Presidenti Duka pas fitores me San Marinon: Një rrugëtim i nisur si duhet, sytë dhe mendjen te Finlanda

Presidenti Duka pas fitores me San Marinon: Një rrugëtim i nisur si duhet, sytë dhe mendjen te Finlanda

08:50 - 30/09/26
Të mbytura me dosje dhe pa siguri, mjerimi i godinave të gjykatave në Shqipëri

Të mbytura me dosje dhe pa siguri, mjerimi i godinave të gjykatave në Shqipëri

08:45 - 30/09/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 30 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:13 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com