GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

‘Gërdeci’, Mediu: Vepra e parashkruar! Vendimi i Apelit absurd

22:04 - 11/09/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Mediu: Venezuela dhe Shqipëria me historinë më fatkeqe
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

I ftuar në Çim Peka Live, deputeti Fatmir Mediu ka folur edhe për çështjen Gërdeci. Pyetjes së gazetarit Peka, Mediu iu përgjigj se procesi për të cilën po gjykohet në Apelin e SPAK është absurd, pasi vepra është parashkruar.

Gjithashtu deputeti u ndal edhe te avokati i familjarëve të dëmtuar nga shpërthimi në Gërdec, i cili sipas Mediut ka hequr dorë nga familjarët dhe po merret me politikën e SPAK.

Peka: Për çështjen ‘Gërdeci’. Ajo që ka bërë lajm te mediat e zotit Rama është një kërkesë e juaja që të thirren si dëshmmitarë disa ish-ministra të Mbrojtes të vendeve anëtare të rëndësishme të NATO-s. Sa i vërtetë është ky lajm dhe për çfarë duhen?

Mediu: Ky është një proces tërësisht i paligjshëm i qëllimshëm që është në shkelje të Kodit Penal pasi jo vetëm është parashkruar çështja por është gjykuar në Gjykatë të Lartë, është gjykuar në Gjykatën e Shkallës së Parë në vitin 2019 dhe në Gjykatën e Apelit, biles është rekursi në Gjykatë të Lartë që diskutohet në datë 14 dhe për më tepër parashkrimi është tërësisht i qartë pasi në Kodin tonë Penal thuhet që parashkrimi i hetimit penal është nga momenti kur ndodh vepra deri në 10 vite pas saj. Edhe sikur ti mar të gjitha datat që kur ata konsiderojnë aktet e mia si të paligjshme apo me shpërthimin qoftë edhe me vendimi e Gjykatës së Lartë në vitin 2019 ëshë një gjë që është parashkruar.

Pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë së SPAK pati një vendim absurd të Gjykatës së Apelit me pretendimin se Mediut nuk i është parashkruar sepse 2 vite ka qënë deputet dhe duke qënë se ka qënë deputet pezullohet parashkrimi se ka pasur imunitet.

Imuniteti është një çështje institucionale nuk është private dhe kërkesën për heqjen e imunitetit e ka prokuroria. Në një shtet ka vazhdimësi juridike dhe veprimi i prokurorisë kanë qënë të qarta që nuk mund të hapej çështja. Dhe këtë e kanë me shkresa. Nqs Parlamenti do të vendoste kundra mund të thuhej se ka një pengesë subjektive.

Ka dhe një pozicion absurd që e shoh nga pala e avokatit të familjarëve i cili ka hequr dorë nga familjarët dhe ka vendosur të bëjë politikën e SPAK tani. I cili del dhe thotë kur është marrë njëherë i pandehur brenda 1 viti ky duhet të jetë gjithë jetën i pandehur.

Heq dorë nga fakti që ka një vendim pushimi çështje të vitit 2009 që në momentin që pushohet çështja nuk ka më asnjë ngarkesë penale. Kam çuar dëshmi penaliteti edhe në deklarimet që kam çuar në Parlament. Nga të gjitha institucionet kam pasur që nuk kam çështje penale të hapur. Por të gjitha këto tregojnë qartësisht një veprim të njëanshëm të nxitur për qëllime dhe interesa që nuk kanë të bëjnë as me ligjin as me drejtësinë.

Etiketa: Kryesore1Mediu

Lajme të lidhura

PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!
Aktualitet

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!

11:50 - 14/03/26
Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura
Aktualitet

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura

11:04 - 14/03/26
Para
Zhvillimet në PD, Lubonja: Lojë e Ramës për të shkatërruar opozitën

Zhvillimet në PD, Lubonja: Lojë e Ramës për të shkatërruar opozitën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com