GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Gerond Meçe do “çelësat” e Thesarit të Shtetit, prapaskenat e tenderit 7.5 miliardë lekë të Karçanajt

14:28 - 24/04/25
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 5 min
A A
Gerond Meçe do “çelësat” e Thesarit të Shtetit, prapaskenat e tenderit 7.5 miliardë lekë të Karçanajt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në mëngjes e thërresin Jonaid Myzyrin në SPAK, në mesditë firmos vendimin që AKSHI t’i japë tenderin 7.5 miliardë lekë kompanisë së Gerond Meçes. Është fjala për kryetarin e Komisionit të Prokurimit Publik (KPP) që në piramidën e korrupsionit që ka ngritur Edi Rama, përfaqëson noterin e pazareve me tenderat.

KPP “bllokon” tenderin për sistemin e Thesarit të Shtetit

Kompania “Advanced Business Solutions-ABS” SHPK nuk e ka problem t’i marrë tenderat e AKSHI-t, por meqenëse ditët e fundit është vendosur në qendër të skandaleve bashkë me drejtoreshë Karçanaj, është ndjekur “Plani B”. Sipas kësaj alternative, Meçe ankohet tek Myzyri se nuk po i japin tenderin për “sistemin e Thesarit të Shtetit” dhe Jonaidi nuk ia përton të urdhërojë AKSHI-n të modifikojë kriteret siç i do “ABS”.

Në datë 7 prill 2025, pas ankesës së kompanisë së Gerond Meçes, Komisioni i Prokurimit Publik mori vendimin Nr. 451/2025/. “Të pranojë pjesërisht ankesën e operatorit ekonomik “Advanced Business Solutions-ABS” SHPK, për procedurën e prokurimit “E hapur, mbi kufirin e lartë monetar”, me Nr. REF34655-12-26-2024, me objekt: “Përmirësimi i Sistemit të Thesarit”. Autoriteti kontraktor të kryejë modifikimet përkatëse në dokumentet e tenderit sipas konstatimeve të mësipërme të Komisionit të Prokurimit Publik, si dhe të publikojë të ndryshimet në Sistemin e Prokurimeve Elektronike”, ky është thelbi i vendimit të KPP.

Në një kohë rekord, më datë 14 prill 2025, AKSHI njofton se ka zbatuar vendimin Komisionit të Prokurimit Publik për tenderin “Përmirësimi i Sistemit të Thesarit”, me fond limit 750,314,460 Lekë pa TVSH ose 7,632,903 Euro pa TVSH. Theksojmë se në këtë projekt vlera e implementimit është 540,704,400 Lekë pa TVSH ndërsa mirëmbajtja e ka koston 209,610,060 Lekë pa TVSH.

Bashkëlidhur AKSHI ka dorëzuar në KPP shtojcën mbi dokumentet e tenderit në zbatim të vendimit të KPP me nr. 451/2025”. Dhe për t’u treguar “të rreptë” me drejtoreshë Mirlinda Karçanajn, KPP ka bërë verifikime për zbatimin e vendimit. Nga kontrollet e kryera në sistemin e prokurimeve elektronike KPP konstaton se, shtojca për modifikimin e dokumenteve të tenderit e dorëzuar nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit është plotësisht në përputhje me vendimin, por nuk është publikuar në SPE në mënyrë që të bëhet e njohur për të gjithë operatorët ekonomikë të interesuar.

Ah moj drejtoreshë, po bëji një “upload” dokumentit se po e vonon Gerondin!

Dhe kështu vazhdon telenovela mes institucioneve që bëjnë sikur janë në proces shqyrtimi të diçkaje që e dinë të gjithë se çfarë po ndodh! Pas kësaj Myzyraj dhe komisioni i tij vendosën të mos e lejojnë Mirlindën të vazhdojë tenderin derisa ajo të shtypë atë komandën në tastierë që ngarkon ndryshimet e kritereve të tenderit.

Kush është Gerond Meçe?

“ADVANCED BUSINESS SOLUTIONS –ABS sh.p.k”, ka si pronar kryesor Gerond Meçen. Deri në dhjetor 2024, më shumë se 53 milionë euro tendera të AKSHI-t, janë përfituar nga kompanitë e shtetasit Gerond Meçe. Ky i fundit, pasi ka përfituar tenderat, nga AKSHI, ia ka kaluar punimet kompanive të Armand Frangut, i cili është gjithashtu ortak i Gerond Meçes në dy kompani.

Meçe është ortak biznesi i Armand Frangut, i njohur si baxhanaku i Kryeministrit Edi Rama. Kompania ABS, e përdorur nga Meçe për të fituar tenderat e AKSHI-t, ka një rritje galopante të xhiros nga viti 2012, kur deklaronte xhiro 131 milionë lekë e deri në vitin 2024 kur xhiro ka arritur në mbi 18 milionë euro.

Baxhanaku i kryeministri Edi Rama, sipas të dhënave të siguruara nga QKB, rezulton aksioner në 2 kompani, B360 e bashkëthemeluar me Gerond Meçe dhe SIRMA e themeluar në vitin 2017 me ortak kompaninë SIRMA inc ku Armand Frangu ka në zotërim 45% të aksioneve. Të dyja këto firma kanë si objekt shërbimet IT.

Nga ana tjetër, Ermonela Denaj, drejtoreshë e I-gov pranë AKSHIT, është njëkohësisht kunata e Gerond Meçes, njeriut që merr tenderat nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe më pas kanalizon te Armand Frangu. Denaj gjithashtu ka qenë në disa projekte edhe si përgjegjëse për zbatimin e kontratës, duke pasur konflikt të hapur interesi, me biznesmenin Gerond Meçe.

Aktualisht Meçe është në “garë” në shumë tendera të AKSHI-t për t’i marrë njëherësh.

Janë 29 procedura të prokurimit publik, të hapura qysh nga dhjetor 2024 deri tani, për një shifër totale prej 5.411.513.152 lekë të reja.

Procedura me fondin limit më të lartë, pra llokma më e madhe për Gerondin është tenderi që po raportojmë “Përmirësimi i Sistemit të Thesarit”.

Në top-listën e tenderave më të fundit të AKSHI-t janë: “Mirëmbajtje e Sistemit të Sigurisë në IEVP për Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve” me fond limit 619796658 lekë pa TVSH, “Sistemi i menaxhimit pa letër të administratës”, me fond limit 575 milionë lekë të reja, si edhe “Sistemi i qendërzuar i gjobave”, me fond 300 milionë lekë, etj.

SPAK ndjen erën e korrupsionit

Kujtojmë se Kryetari i KPP, Jonaid Myzyri u mor në pyetje këtë të martë për rreth 2 orë e gjysmë si person nën hetim për shpërdorim detyre dhe favorizim të kompanive në tendera.

Në seancën e marrjes në pyetje ka qenë edhe avokati Ermir Beta. Myzyri po hetohet për shpërdorim detyre dhe favorizim i kompanive në tendera. Çështja po hetohet nga prokurori Elvin Gogaj.

Kjo është hera e tretë që Myzyri paraqitet në SPAK. Më 7 Prill, ai qëndroi për më shumë se dy orë në ambientet e Prokurorisë. Myzyri mban postin e kreut të KPP që prej vitit 2020. I njëjti prokuror ka në dorë edhe dosjen e Mirlinda Karçanajt. Në janar 2024, drejtoresha e AKSHI-t u mor në pyetje në ambientet e SPAK.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedim penal ndaj zyrtarëve të AKSHI-t. Hetimet janë nisur nga SPAK lidhur me një tender me vlerën e 1.7 milionë eurove është dhënë në mënyrë abuzive nga ky institucion i është dhënë kompanisë SPOT COMUNICATION, për shpenzimin e reklamimit në e-Albania.

Në kallëzimin e bërë për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, kërkohet hetimi ndaj: Mirlinda Karçanaj, me funksion drejtuese e Agjensisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI); Elona Hoxhaj, me funksion Drejtor i Përgjithshëm për të Drejtën e Informimit; – Mirza Alibegaj, me cilësinë e administratores së shoqërisë “Spot Communicatiuons” sh.p.k.

Dy muaj më vonë, në mars 2024, Karçanaj është marrë në pyetje në lidhje me hetimet që po kryhen mbi kreun e ARRSH Evis Berberin dhe tenderat e mirëmbajtjes se serverëve të ARRSH. GJKKO caktoi masën “arrest me burg” për ish-kreun e ARRSH-së, Evis Berberi dhe dy biznesmenët, Ervisa Lami dhe Valter Begaj.

Ish-kreu i ARRSH akuzohet nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash nën dyshimin se ka transferuar fiktivisht një kompani për të shmangur konfliktin e interesit përpara se të emërohej këshilltar i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: AKSHIArmand Frangubaxhanaku i RamësGeron MeçeJonaid MyzyriMirlinda KarçanajtenderThesari i Shtetit

Lajme të lidhura

“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës
Aktualitet

“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës

23:17 - 04/12/25
Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA
Breaking Views

Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA

22:25 - 04/12/25
Salianji i kundërpërgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet
Breaking Views

Salianji i kundërpërgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet

22:10 - 04/12/25
Para
KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Gjirokastrës

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Gjirokastrës

Discussion about this post

TË FUNDIT

(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është kundërpërgjigjur kryeministri Edi Rama, i cili një ditë më parë tha se...

Lexo më shumë
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25
Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

09:32 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com